LIVE UPDATES
Politike

VD-Presidenti i ri, Rama ende pa emër: Kategorikisht JO! Nuk negocojmë me “non grata-n”

7 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri, Rama ende pa emër: Kategorikisht JO! Nuk negocojmë

TIRANË- Socialistët nuk thonë ende asnjë emër për presidentin e ri. Sot, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se PS është e hapur ndaj propozimit të një emri nga PD. Por me një kusht! Emri nuk duhet të dali në asnjë moment nga ish-kryeministri Sali Berisha, apo nga mbështetësit e tij në selinë blu.


Ne nuk e kemi ende një emër se po ta kishim do e bënim me dije. Di që kemi qenë në 2 procese kur ata nuk i kishin dhe i kishin votat. Ne nuk ishim naivë që mendonim se do merrnim presidentin. Por ne bëmë detyrën tonë. Unë kriterin e parë do e kisha që të lindur në hënë, problemi është për emra. As nuk jemi në këtë proces për konsensus. Duam një president që nuk na turpëron kur flet për malin me Gropa. Duam që të rrezatojë përtej nesh. Figurat e PS nuk janë pjesë e kësaj, nuk mund të jenë as baballarë dhe as nëna të kombit. Nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Duhet të zgjedhim dhe Avokatin e Popullit. Opozitës. E përjashtoj kategorikisht “non gratën” e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do të njohë asnjë vendim dhe kërkesë që buron nga andej. Të hidhen përpjetë dhe të zbresin, ne nuk do njohim asgjë nga ai burim të të keqes së madhe, jo për presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë, por as për një hu gardhi në Lanë. E kam thënë, ajo “non gratë” nuk është në qafën e Amerikës por Shqipërisë. Është gur në qafë e Shqipërisë. Ata që i shkojnë pas, thjesht tërheqin gurin për poshtë. Shqipëria do shkojë vetëm larg. Atë të keqe e shporrëm në vitin 2013 dhe nuk ka shans të kthehet më,”-shtoi kryeministri.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë një letër, jo do vendosim kritere, jo të mos na përdorin, unë nuk e di çfarë duan të thonë të gjitha këto. Unë di që ne kemi qenë në dy procese. Për zgjedhjen e presidentit kur ishim në opozitë. Një proces kur ata nuk i kishin votat dhe pastaj i bënë në fund dhe një proces kur ata i kishin votat, proces që nxorri në fund president presidentit më partiak, Bujar Nishanin dhe ne nuk ishim naiv që të mendonim se duke shkuar ne atje në tryezë, do merrnim president por ne bëmë detyrën tonë. Nuk vumë as nga këto barrierat jo të bëjmë letra, jo të përcaktojmë kritere se në fund të ditës mund të përcaktosh çfarë kriteresh të duash, do dalësh te emri.

Emri është problemi, se hajde po bëjmë kritere. Unë kriterin e parë, për shembull do vendosja “Të ketë lindur në Hënë, të jetë rritur në Hënë dhe të vijë me dëshmi penaliteti të pastër nga Hëna”. Ky do ishte perfekt por nuk e ke.  Kështu që, thirrja ime për të gjithë ata që janë përfshirë në anën tjetër është “Të mos humbasim kohë me këto. Ne jemi në këtë process, jo për të larë gojën, se nuk kemi ne gojë për të larë, goja jonë është e larë”. Gojë për të larë kanë ata që jashtë nxjerrin nga mëngjesi deri në darkë… As nuk jemi në këtë proces për të bërë sikur po kërkojmë konsensus. Ne nuk na duhet konsensus, në fakt. Në na duhet një President, i cili të nderojë Shqipërinë, i  cili të normalizojë institucionin, i cili të mos na turpërojë kur del në televizion apo kur flet për Malin me Gropa. Nuk jemi në kërkim të konsesusit, por jemi në kërkim të një Presidenti apo Presidenteje që t’i plotësojë disa kushte dhe që të rrezatojë përtej nesh. Ndaj e kemi thënë dhe e përsëris që, figurat politike të Partisë Socialiste, që padiskutim për ne do ishin më të mirat e mundshme, nuk janë pjesë e kësaj, nuk mund të jenë dot pjesë e kësaj. Nuk mund të jenë as baballarë apo nëna të kombit. Ndërkohë që, nëse ata do të sjellin një propozim bindës, ne menjëherë do ta pranojmë pa asnjë problem. Por natyrisht, nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Dhe ndërkohë, paralelisht, duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit, kështu që u takon atyre të na sjellin propozimet për Avokatin e Popullit apo Avokaten e Popullit, opozitës; kur them opozitës të jem shumë i qartë që e përjashtoj kategorisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non-gratan e madhe dhe shpurën e tij. 

Partia Socialiste nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë vendim apo kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e Partisë Socialiste dhe politika e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje, por ne, përsa na takon, as nuk kemi dhe as nuk do të kemi asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë, të zbresin, të rihidhen përpjetë dhe të rizbresin, ne nuk do njohim asgjë që do burojë nga asnjë lloj pretendimi, vendimmarrje, kërkese të atij burimi të së keqes së madhe të vendit tonë.

Jo për Presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë në këtë vend jo e jo, por as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës, nuk marrim opinion nga ai burim. Me shumë keqardhje për të gjithë ata që verbërisht e e ushqejnë atë burim, që verbërisht i shkojnë mbrapa asaj shpurje, që verbërisht sot i kthejnë kurrizin të ardhmes dhe u kthejnë kurrizin fëmijëve të tyre.  E kam thënë dhe e përsëris; ajo non-grata nuk është në qafën e Amerikës, është në qafën e Shqipërisë, gur në qafën e Shqipërisë dhe ata që i shkojnë mbrapa asaj shpurjeje, thjesht tërheqin gurin për teposhtë por ne nuk do t’i lejojmë. Shqipëria do vazhdojë të ngjitet lart, kjo nuk ka diskutim sepse ka kohë që historia është parashkruar, në raport me atë të keqe, të cilën ne e shporrëm në vitin 2013 dhe e cila nuk ka shans të rikthehet më.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë