Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Probleme me pasurinë dhe udhëtimet jashtë shtetit/ KPA jep sot vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj
17 Prill 2019, 08:09Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme në orën 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të rishqyrtojë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamajt.
Dhënia e vendimit u shty disa herë për t’i dhënë kohën e mjaftueshme gjyqtarit Islamaj për të paraqitur dokumentet që justifikonin shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit me vulë apostolike.
Seancën e shkuar, Islamaj paraqiti një pjesë të dokumenteve origjinale të kërkuara nga trupi gjykues por të palegalizuara. Komisioni Publik deklaroi se do të shprehej për dokumentacionin vetëm pasi ai të depozitohej me vulë apostile, ashtu siç edhe parashikohet në ligj. Për të siguruar dokumentacionin e kërkuar, gjyqtari Islamaj kërkoi tri javë kohë për të marrë letrat, të cilat sipas tij ishin në proces legalizimi në shtetin italian.
Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 7 shtator. Ishte Komisioneri Publik organi që e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.
Sipas Florjan Ballhysës, ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikimin e nevojshëm sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila ishte në qendër të vëmendjes pak muaj më parë për banesën e saj te “Petro Nini”, sot është shfaqur në krye ...
Pas një zjarri shkatërrues, katedralja Notre Dame pothuajse u shkrumbua. Por francezët kanë një shpresë, që ja ndriçon ditën në atë zymtësi tymnajash: Ka...
HOLANDË- Parlamenti Holandez, votoi dje ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit E...
Tiranë- Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm banorët e Bregut të Lumit kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre. Ata kërkojnë që shtëpitë e tyre të mos she...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë- Skandalet financiare që rëndojnë ndaj autoritetit të Aviacionit Civil nuk kanë të bëjnë vetëm më mungesën e vëmendjes ndaj sistemit të sigurisë por edhe...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Abcnews” ka folur për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit ku edhe u vodhën 10 milionë euro. N...
Tiranë- Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë që banesat e tyre të mos shemben ose në të kundërt të dëmshpërblehen ...