LIVE UPDATES
Aktualitet

“Problemi nuk është virusi”, Sallabanda me kritika të ashpra: Ku u gabua me COVID-19 në Shqipëri

28 Qershor 2020, 13:04 Nga DOSJA
“Problemi nuk është virusi”, Sallabanda me kritika të

TIRANË– Mjeku Kita Sallabanda në një intervistë për “ABC News” u shpreh se virusi me ardhjen e temperaturave të larta ka humbur virulencën dhe në pjesën e Evropës në të cilën u morën masa po infekton më pak njerëz.

Në Shqipëri sipas tij lirimi nuk u bë në mënyrë të shkallëzuar dhe kjo ka sjellë një rritje të sëmurëve. “Është e vërtetë se në Shqipëri u bënë në mënyrë të gabuar masat liruese”, u shpreh ai.

Ai shtoi se dy vendet që kanë pasur numrin më të lartë të  prekurve, Spanja dhe Italia ka një rënie drastike, ndërsa në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Sipas mjekut nuk është problemi i virulencës së virusit, por kjo situatë duhet zgjidhur me masat që duhet të ndërmerren.

“Dy vendet që kanë pasur më shumë të sëmurë si Spanja dhe Itali ka një rënie drastike të sëmurëve më COIVD-19. Në Shqipëri kemi pak a shumë të njëjtat numra. Kjo do të thotë se nuk është problemi i virulencës së virusit, por duhet zgjidhur me masat që duhet të ndërmerren.

Virusi ka humbur virulencën në pjesën e Evropës në të cilën u morën masa. Në Shqipëri unë mendoj që masat që u morën, pra lirimi, nuk u bë në mënyrë të shkallëzuar dhe kjo ka bërë që të kemi rritje të numrit të sëmurëve. Por ajo që unë kam thënë qëndron, pra virulenca ka rënë dhe në të gjitha vendet e Evropës ka rënie drastike të numrit të infektuarve, me përjashtim të Shqipërisë”, sqaroi mjeku.

Gjatë intervistës Sallabanda u shpreh se lirimi i masave duhej bërë në mënyrë graduale.

“Lirimi i masave duhej bërë në mënyrë graduale. Njëkohësisht duhet të merreshin masa për fluksin, që spitalet në Shqipëri të mos bëheshin burim infeksioni. Spitalet në Shqipëri janë kthyer në qendra infeksioni, dhe kjo është një nga kritikat e mia.

Çështja e mbajtjes së maskës në rrugë është me rëndësi. Në Shqipëri nuk bëhet në mënyrë masive. Në Shqipëri u veprua shumë mirë në fillim, por lirimi i masave duhet të bëhej me më shumë inteligjencë. Keni një problem shumë të madh, ditën  e djeshme BE po diskutonte për çështjen e lejimi të vendeve që do të lejojnë të futen në BE.

Ata do të pengojnë ato vende që kanë të sëmurë një numër të konsiderueshëm për 100 mijë banorë. Është e mundur që Shqipëria të ngelet në atë grupin e vendeve që nuk mund të futen në Evropë, ky është një problem shumë i madh për shqiptarët”, deklaroi Sallabanda.

Pjesë nga intervista: 

Çfarë duhet të bëjë Komiteti teknik?

Sallabanda: Duhet të merren masa. Njerëzit në Shqipëri duhet të mbajnë maska. Nëse ju nuk do të arrini të ulni numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë, është shumë e mundshme të qëndroni në atë grupin e vendeve që nuk mund të futen në BE.

Kohët e fundit Federata e Mjekëve Shqiptarë të Evropës ka bërë një deklaratë që kërkon të sensibilizojë opinionin publik shqiptar për çështjen e masave individuale dhe do të vendosen në dispozicion të këtij Komisioni Teknik që të diskutojnë për masat që mund të merren që Shqipëria të mos jetë në grupin e vendeve të stigmatizuar. Ti vendosin atë njollën, që nuk mund të dalësh apo të futesh në Shqipëri. Komiteti Teknik këto gjëra duhet t ‘i ketë të qarta pasi pasojat sot do të jenë vërtet të dëmshme për vendit.

Në fillim u tha se testet e gjakut do të shtriheshin më gjerë në popullatë. Kjo gjë nuk ka ndodhur, si e shpjegoni këtë?

Sallabanda: Është një nga gjërat bazike të dimë sot, pasi mbi 50 % e të sëmurëve më COVID-19 nuk kanë shenja klinike. Ne duhet të shtrijmë numrin e testimeve, tamponit që të dimë gjendjen e situatës aktuale dhe për të marrë masa ku ka qendra infeksioni.

QSUT duhet t’i bëjë në mënyrë masive të gjithë personelit shëndetësor testet, tamponet. Ne sot këtu ku unë jam bëjmë mbi 5 mijë teste në ditë dhe kjo na ndihmon të vizualizojmë qendrën. Testimet janë gjithmonë të rëndësishme për të ditur se çfarë po ndodh dhe për të masë masa mbrojtje dhe në këtë drejtim mendoj që Shqipëria ka ngelur mbrapa. Sot e kësaj ditë akoma kemi shifra më të mëdha në Shqipëri dhe po marrim masa.

Qeveria shqiptare duhet të punojë për të eliminuar vatrat. Për të eliminuar këto vatra qendrat duhet të forcohen. Të forcohen konceptet e kontrollit individual kolektiv, të lehtësohet puna nga shtëpia që të mos ketë grumbullime.

Nëse flasim për spitalet dua të bëj një kritikë shumë të fortë, më vjen shumë keq që qendra Universitare Spitalore të kthehet në qendër infeksioni, kur unë kam një spital me po aq të sëmurë dhe kemi rregulla shumë të forta dhe nuk kemi infeksione brenda në spitale.

Çfarë duhet të bëjë më konkretisht Komiteti Teknik veç masave dhe këshillave teorikë që jepen çdo ditë në Shqipëri?

Sallabanda: Të gjitha administratat shtetërore apo private që kanë mundësi duhet të punojnë në shtëpi.

Duhet të merren masa drastike për kontrollin e infeksioneve spitalore.

Mendoj që duhet të bëhet e detyrueshme me ligj mbajtja e maskave në rrugë, nëse nuk sigurohet distanca 1.5 metër.

Si e shpjegoni numrin e lartë të personave, jo vetëm të infektuar, por që kërkojnë trajtim spitalor, me shenja të forta klinike?

Sallabanda: Edhe kjo po ndodhe e kundërta. Me të dhënat që kam në Spanjë, nuk kemi pothuajse shtrime me COVID-19 në spitale. Dhe e kundërta po ndodh në Shqipëri, diçka nuk funksionon atje, dhe për këtë duhet të merren masa të forta.

Sepse si është e mundur që nuk kemi me pneumoni nga COVID-19, apo shtrime në reanimacion. Nuk kemi të sëmurë të rinj. Si është e mundur që në Shqipëri kjo është shtuar. Ka diçka që nuk shkon, përderisa nuk është e njëjtë me situatë në vende të tjera të Evropës, duhet të merren masa patjetër.

Kjo lidhet vetëm me masat apo virusi ka pësuar mutacion?

Sallabanda: Virusi është i njëjtë dhe me të njëjtën virus kemi situata të ndryshme, kjo tregon që nuk është virusi problemi, por janë masat administrative problemi. Po të kishte këtë mutacion virusi, do ta kishhte bërë edhe në Francë, Spanjë,Itali… Dhe këto situata nuk janë. Mos ia hidhni fajin virusit.

Virusi aktualisht sipas të gjitha të dhënave në laboratorë ka një intensitet më të pakët infektimi. Problemi është çfarë masash po marrim për ta kontrolluar këtë virus. Për mua është shumë të abuzosh me rritjen e agresivitetit të virusit, pasi do të ishte i njëjtë edhe në Spanjë.

Nisur nga mënyra se si po veprohet në Shqipëri më COVID-19. Si e parashikoni të ardhmen?

Sallabanda: Besoj që Shqipëria ka njerëz të mençur, kapacitet, epidemiologë shumë të mençur që të gjithë baskë do ta zgjidhin këtë situatë. Nëse flasim në global diskutimet janë nëse do të ketë një fazë të dytë apo jo.

Por di të them që sot dimë më shumë për virusin. Pra edhe nëse do të kemi një valë të dytë ne do të dimë ta kontrollojmë. Mendoj që ajo që kemi kaluar nuk do të përsëritet dhe situata në mënyrë graduale do të kontrollohet.

Në Shqipëri kemi numra më të lartë të personave që kanë humbur jetën, kemi edhe mosha të reja. Një vajzë 34-vjeçare ka humbur jetën.

Sallabanda: Është e vërtetë se në Shqipëri u bënë në mënyrë të gabuar masat liruese. E përsëris që masat në fillim ishin të mira, por  më pas u liruan në mënyrë jo të mençur. Situata në Shqipëri nuk mund të bëhet shembull për situatën në të gjithë botën sepse nuk është ashtu. 

Marrë nga: Abcnews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda koronavirusi ne shqiperi kita sallabanda koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen