LIVE UPDATES
Bota

Proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor në mbarë vendin në SHBA

4 Nëntor 2020, 07:31 Nga DOSJA

SHBA– Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të hedhur votat në biblioteka, shkolla, pallate sporti në kushtet e një pandemie vdekjeprurëse. Pjesëmarrja pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore.

Shumë votues qëndruan në rradhë me maska mbi fytyrë, ndërkohë që në shumë qytete bizneset e dyqanet kishin mbuluar dritaret me kompensata, kujtesë e dy problemeve madhore në këtë periudhë zgjedhjesh: pandemia e COVID-it dhe protestat, në shumë raste të dhunshme nga demonstrues kundër praktikave policore dhe racizmit.

FBI-ja dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm të Nju Jorkut hapën hetime lidhur me një numër telefonatash automatike që u bënin thirrje njerëzve të mos dilnin për të votuar.

Ndërkaq, një gjykatës federal urdhëroi Shërbimin Postar Amerikan të kontrollonte magazinat në të gjithë vendin për të parë nëse ka fletë-votime të pa postuara dhe t’i dërgojnë menjëherë në zyrat zgjedhore për numërim.

Grupe për të drejtat civile dhe agjenci të rendit ishin në gjendje gatishmërie, nën shqetësimet për kërcënime, apo frikësim të votuesve, por deri në orët e vona të pasdites ka pasur fare pak raportime për probleme.

Një incident shqetësues u regjistrua në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut ku një person me armë zjarri që e mbante dukshëm, u arrestua dhe u akuzua se kishte shkelur perimetrin rrethues të një qendre votimi.

Policia thotë se 36-vjeçari Justin Dunn kishte qëndruar në perimetrin e qendrës së votimit, pasi kishte hedhur votën “ndoshta për të frikësuar votuesit e tjerë”. Një zyrtar i zonës i tha të largohej, por ai u kthye pas dy orësh, kur u arrestua nga autoritetet.Election 2020 New York VotingNë qytetin e Nju Jorkut, në disa qendra votimi njerëzit pritën në radhë që vazhdonin përreth bllokut. Por në qytete të tjera si Los Anxhelos dhe Detroit radhët ishin shumë të shkurtra. Punonjësit në qendrat e votimit mendojnë se kjo është rezultat i pjesëmarrjes së lartë në votimet e hershme. Rreth 100 milionë amerikanë kishin votuar para ditës së zgjedhjeve, duke shënuar një nivel rekord pjesëmarrjeje në votimet e hershme.

Në Atlanta, rreth dhjetë votues kishin zënë radhë që pa dalë dielli. Ginnie House, e cila dridhej nga të ftohtit, ishte e para në radhë.

“Më humbi fletë-votimi që kisha marrë për ta dërguar me postë para datës,” thotë kjo 22 vjeçare, e cila kishte ardhur me avion nga Nju Jorkut, për të votuar në qytetin ku është e regjistruar si votuese.

Ajo tha se do të votonte për kandidatin demokrat Joe Biden.

Në një qendër votimi në Hjuston të Teksasit, Andy Valadez luante një instrument frymor duke pritur në radhë. Ai thoshte se muzika ishte një ritual për t’i uruar fitore Presidentit Trump.

“Po lutemi për zgjedhje të drejta,” thotë ky 55-vjeçar, i mbështjellë me flamur amerikan. “Ne besojmë tek ideali amerikan dhe duam që të gjithë të kenë mundësinë të votojnë në kushte sigurie”.

TENSIONE NGA QENDRA E NJU JORKUT NË TEKSAS

Qendra Amerikane për Liri Civile dhe grupe të tjera për liri civile thonë se po ndjekin me vëmendje nëse ka sinjale për kërcënim ndaj votuesve. Zyra e të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë tha se ka dërguar punonjës në 18 shtete.

Punonjës të Komitetit Avokat për Të Drejta Civile në Bazë të Ligjit, një grup aktivist me seli në Uashington, tha për gazetarët se janë të shqetësuar nga problemet teknike të makinave të votimit në tre komuna në Xhorxhia, gjë që ka detyruar votuesit të mbushin fletë-votime letre dhe ka krijuar shqetësim se mund të mbarojnë fletë-votimet prej letre.Los AnxhelosPronarë biznesesh në disa qytete mbuluan dritaret e dyqaneve me kompensatë nga frika se mund të ketë trazira sociale, sidomos nëse vonohet dalja e rezultatit të zgjedhjeve.

Megjithë situatën e tensionuar para ditës së zgjedhjeve, e marta po shpaloset si një dite të qetë dhe pa peripeci.

Përkrahësit e Presidentit Trump me kamionë në një autostradë të Teksasit rrethuan një autobus të fushatës Biden të premten. Gjatë fundjavës, në Karolinën e Veriut policia përdori spec djegës për të shpërndarë një turmë kryesisht me përkrahës të zotit Biden që po marshonin drejt qendrave të votimit.Re-Elect Donald Trump Caravan Rally in New York State - 11/1/20Përkrahës të presidentit kishin në plan të organizonin një autokolonë të martën, të ngjashme me parakalimin në autostrada të Nju Jorkut ku bllokuan ditët e fundit trafikun. Disa ekspertë të sigurisë patën shprehur shqetësimin se këto organizime do të frikësonin votuesit ose mund të precipitonin në konfrontime të dhunshme.

Megjithëse nuk pati probleme të mëdha, u regjistruan disa avari.

Bordi Zgjedhor në Karolinën e Veriut u detyrua të zgjasë orët e votimit të martën në katër qendra votimi si rezultat i problemeve teknike. Si rrjedhojë do të vonohet edhe numërimi i votave të hershme dhe me postë, ngaqë numërimi fillon pasi mbyllen qendrat e votimit.

Në Komunën Hidalgo të Teksasit, të 74 qendrat e votimit do të zgjasnin një orë kohën e votimit, pasi kishte pasur probleme me regjistrimin e atyre që vinin për të votuar.

Pas mbylljes së votimeve, shqetësimi kryesor do të jenë vonesat në numërimin e votave, sidomos në shtete vendimtare, duke bërë të nevojshme shtyrjen e shpalljes së fituesit për disa ditë.

Qeveria federale nuk luan rol në numërimin e votave dhe deklarimin e rezultatit. Zoti Trump ka thënë se shtetet amerikane duhet të ndalin numërimin pasi të mbyllet afati i votimit të martën.

(A.k.dosjs.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll
Bota 4 Nëntor 2020, 07:00

Trump rikthehet sërish, triumfon në Pensilvani

SHBA– Donald Trump ka shënuar nje kthesë në rezultatet e zgjedhjeve, duke korrur fitore në Pensilvani. Me 56.6 % të votave, Trump ka mposhtuar Biden në këtë ven...

Bota 3 Nëntor 2020, 07:35

SHBA- Mbyllet votimi, dhe nis numërimi. Indiana dhe Florida po përfundojnë me numërimin e votave, ku deri më tani, kryeson presidenti aktual Donald Trump. Ndërs...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit