Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Procesi ndaj Ardian Çapjas, dëshmon i penduari i drejtësisë
11 Maj 2022, 12:09Nga DOSJA
TIRANË– I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar ditën e sotme në procesin ndaj Ardian Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Në seancë, Bardhi ka treguar se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit. Ai ka rrëfyer edhe për vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja, deri në ditën e ekzekutimit.
Çapja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja, se kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan. Prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vetë Çapja kërkoi lirimin nga qelia dhe zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012, duke shtuar edhe se ka probleme me zemrën.
Por kërkesat e ngritura nga ai janë hedhur poshtë nga trupa gjykuese në GJKKO. Ndërkohë që hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.
(a.b)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Kjo është fotoja e parë e Elsa Lilës, artistes shqiptare e cila u arrestua muaj më parë në Itali si e përfshirë në një rrjet kriminal. Avokat...
TIRANË- 15 drejtues janë ndaluar në Tiranë pasi drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit nga policia Rrugore janë testuar disa drej...
Belinda Balluku: Është projektvendimi për ujërat e ndotura. Një vit më parë nisëm një strategji të re për të krijuar një reformë për ujësjellësat. Ka pasur...
Një projekt vendim tjetër shumë i rëndësishëm që u miratua sot është miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës. ...
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet mena...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Ylli i muzikës ndërkombëtare me origjinë shqiptare Rita Ora ka postuar disa foto nga e gjithë java në Instagram ku duket e mrekullues...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK rezultate në hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët janë s...