LIVE UPDATES
Editorial

Programi zgjedhor kryeministror

8 Shkurt 2021, 09:08 Nga DOSJA
Programi zgjedhor kryeministror

Ndërkohë që Partia Demokratike është duke paraqitur një program të cilin po e shpalos përditë (i mirë apo i keq kjo është temë për diskutim), Partia Socialiste ashtu si dhe në dy zgjedhjet që ka fituar, nuk është duke paraqitur asnjë plan.

Kryeministri të vetmin plan që hedh lartë e poshtë, janë deklarata pa fund, për porte e aeroporte të cilët do të ngrihen në çdo qytet, e sipas këtyre deklaratave pas katër vjetëve ne nuk do mundemi ta shikojmë dot Diellin sepse pjesën tonë të qiellit, do ta mbulojnë avionët që do pushtojnë hapësirat.

Mendoj se të gjithë jemi në gjendje të analizojmë dhe të arrijmë në konkluzionin se plani i vërtetë dhe Makiavelian kryministror është të kapë fuqinë totale, sipas modeleve të shembujve të përsosur të populizmit.

Të gjithë populistët kanë të njëjtin skenar, duke e paraqitur veten si Mesia që do të shpëtojë popullin. Por realisht ata janë armiq të biznesmenëve, ata largojnë investimet e huaja, mbyllin ndërmarrjet dhe kur mijëra vende pune humbasin, qeveria populiste fillon të shpërndajë qese me ushqime apo dhe të shpërndajë çelsa ndërtimesh të bëra me turra vrap, ndërsa njerëzit e dëshpëruar vazhdojnë të zgjasin dorën dhe të votojnë për diktatorin.

Plani, i pa plan, kryministror fillon me një figurë të ftohtë, me një qëndrim stoik, me një kërrusje të lehtë të trupit, me një ecje të mundishme, për të dhënë përshtypjen e një njeriu që po rëndohet nga hallet e popullit. Pastaj plani vazhdon me një armatë të tërë të komunikimit në rrjetet sociale, shefi qëndron i rrethuar nga servilët, të cilët me lajme të rreme dhe Like, kërkojnë të ngrejnë figurën e liderit.
Veshja e tij e çrregullt, pa kravatë, herë me çitjane e herë me qillota, herë me atlete Adidas e herë me këpucë të grisura,  janë një tjetër pjesë e planit.

Ne po qeverisemi përmes postimeve në Facebook, po qeverisemi me një stil konfrontues, agresiv dhe fyes ndaj atyre që nuk mendojnë si ai. Po qeverisemi nga një kabinet absolutisht mediokër, të gatshëm në mënyrën më skllavërore për të bërë lajka dhe gjithmonë të thonë: “Po, kryeministri im, vetëm ti ke të drejtë”.

Përditë e më shumë qeveria jonë, po diskretitohet edhe ndërkombëtarisht.
Kryeministri përpiqet të na tregojë figurën e një trimi me flatra që i tregon vendin kujtdo, madje edhe ambasadores amerikane, ndërkohë që e ka të pamundur të plotësojë kushtet për integrimin evropian. Plani i tij kërkon të bëjë që njerëzit të urrejnë opozitën, prandaj ai përpiqet t’i trajtojnë ata si të çoroditur, të cilët janë të neveritshëm dhe se vetëm ata janë e keqja e popullit tonë.

Fushata e partisë socialiste është përqendruar vetëm tek ai, duke nënçmuar bashkëpunëtorët e tij fantazmë, të gatshëm për të formuar grupin e servilëve të rinjë sepse ata nuk plotësojnë asnjë kriter, ata nuk kanë asnjë propozim, por që dinë vetëm të mbështesin shefin e tyre në planet e tij për të shkatërruar demokracinë dhe historinë tonë, si ajo që demonstroi në marrëveshjen për detin.

E vetmja gjë e vërtetë, në gjithë këtë zallamahi që lideri ynë suprem ka ngritur, është emri i Partisë Socialste, madje thënë më mirë emri “Rilindje”, emër të cilin së fundmi, pothuasje e ka hequr fare nga fjalori, sepse me të ai solli idetë e reja se si mund të thyhen ligjet, si të denigrohet kundërshtari dhe se si mund të qeveriset pa plan por me fasadë.

Qeveria e tij ka dështuar në të gjitha planet.

Në planin ekonomik: qeveria e tij është e vetmja që erdhi pa një program ekonomik dhe po konkurron sërish pa një program të tillë. Gjatë qeverisjes së tij reformat fiskale nuk patën qendrueshmëri, taksat e tatimet ndërroheshin nga darka në mëngjes pa asnjë konsultim me palët e interesuara dhe biznesi po ashtu si dhe qytetarët, në këto tetë vjetë kanë paguar më shumë dhe kanë qenë në periudhën më të pasigurt fiskale. Kjo qeveri nuk pati asnjëherë asnjë plan për të ofruar shëndetësi më të mirë, arsimim më të mirë apo më shumë siguri.

Në planin politik: qeveria tetëvjeçarë nuk pati asnjëherë një program të qartë të politikës së jashtme, në planin e brendshëm, ajo bëri ligje dhe “reforma” brenda natës, e la vendin pa sistem gjyqësor, pa gjykatë kushtetuese, sulmoi biznese, rivalë, kundërshtarë në mënyrën më të ulët dhe pa asnj kod etike. Dhe në fund pandemia.

Qeveria mbylli vendin kur infektimet ishin vetëm njëzetë në ditë dhe hesht totalisht tani që numri ditor i të infektuarve po i kalon një mijë. Në mars shefi i Rilindjes bariste asfalteve të boshatisur duke kapur ndonjë pensionit që dilte për të blerë ushqim e iu bënte moral madje duke iu ngritur dhe zërin se gjoja shqetësohej për jetën e këtyre të fundit, kurse tani, kur pandemia na ka mbërthyer për gryke, ai sërish del rrugëve, por tani jo më i shqetësuar për pensionistët, por për fushatë me të vetmin qëllim, që të sigurojë fronin e tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 6 Shkurt 2021, 14:27

Diplomacia e BE: Duarbosh dhe e injoruar

Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndrysh...

Editorial 4 Shkurt 2021, 13:24

Rreziku imagjinar i diktaturës “Rama”

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramë...

Editorial 3 Shkurt 2021, 08:42

Rilindja, gruaja që na tradhëton?!

Reflektoni për një sekondë: çfarë ka për të mos e dashur demokracinë? Si qytetarë, ne jemi njerëz aktivë të së ardhmes sonë. Ne vendosim se çfarë ...

Editorial 1 Shkurt 2021, 14:10

Përse Tirana është përcaktuese e zgjedhjeve

Tirana ka vendosur gjithnjë cila është forca politike që do të qeverisë Shqipërinë. Përtej sondazheve, hamendjeve dhe kalkulimeve, ka një rregullsi që nuk është...

Editorial 31 Janar 2021, 11:04

Votoni me fytyrë jo me flamur! 

Një shprehje thotë: “I varfëri punon, i pasuri e shfrytëzon, ushtari i mbron të dy, taksapaguesi paguan për të tre, dembeli pushon për të katër, pijaneci pi për...

Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

Editorial 26 Janar 2021, 12:02

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Çdo skandal i hapur është një mundësi për shpalosje krenarie në botën e Edi Ramës. Kur Shqipëria përmbytet, ai e quan turp për mediat, që tregojnë invest...

Editorial 26 Janar 2021, 17:57

Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriç...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale