LIVE UPDATES
Editorial

Programi i PD/ Tabaku: Ne do të forcojmë ekonominë e shqiptarëve

28 Janar 2021, 11:24 Nga DOSJA
Programi i PD/ Tabaku: Ne do të forcojmë ekonominë e

TIRANE- Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike mbajti fjalën hapëse në prezantimin e programit politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike. Tabaku tha se ekonomia është në situatë alarmante dhe shtoi se rënia ekonomike është tejet e lartë.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR RRITJEN EKONOMIKE NGA JORIDA TABAKU

– Ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente në të gjitha drejtimet. Gjatë 8 viteve të fundit, Shqipëria është shkatërruar. Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë, 7.5%. Kjo do të thotë një ekonomi më e dobët për shqiptarët, për familjet dhe bizneset. Vendi jonë ka të ardhurat për frymë më të ulëtin në rajon, 4900$/frymë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të varfra. – Shqipëria fiton, kur ekonomia rritet, shqiptarët fitojnë kur ekonomia jonë përformon mirë, jo kur shifrat manipulohen për të prodhuar më shumë propagandë. Motori i ekonomisë shqiptare është shuar, rritja ekonomike në 8 vite të qeverisjes ka qenë mesatarisht 1.4%. Pra, më pak të ardhura dhe mundësi punësimi për shqiptarët dhe familjet e tyre. Nuk mund të kemi shqiptarë me mirëqenie të lartë kur kemi një Shqipëri të varfër.

– Ekonomia është shkatërruar, kostoja e jetesës është rritur, ashtu si ditë pas dite, edhe papunësia. Më shumë se 100 mijë të papunë për vitin e fundit. – Shqipëria fiton, kur borxhi i marrë është i kujdesshëm dhe kur investohet në infrastrukturë rrugore, shkolla më të mira apo investime strategjike që prodhojnë rritje ekonomike. Familjet shqiptare përfitojnë kur taksat e tyre i kthehen pas në investime. Fatkeqësisht sot Shqipëria ka nivelin më të lartë të Borxhit Publik, i llogaritur pa PPP-të ai shkon në 83.5% të PBB. Kjo padrejtësi po i kushton Shqiptarëve një borxh më të lartë, një të ardhme më të pasigurt dhe taksa më të larta. – Shqipëria fiton, kur resurset ekonomike të vendit vendosen në dispozicion të talenteve dhe punës. Në 8 vite synimi i qeverisë ka qenë për të mbështetur bizneset që kanë fituar PPP. Çdo vit mbi 120 mln euro kanë shkuar në mënyrë abuzive në xhepat e pak klientëve, borxhi publik që paguhet nga taksat tona ka shkuar në portofolin e oligarkëve që kanë përfituar PPP, pa prodhuar rritje ekonomike.

– Shqipëria fiton, kur investimet e huaja direkte prodhojnë punësimin dhe rritjen ekonomike. Shqipëria ka 0 investime të huaja të reja, niveli i investimeve në Shqipëri është i ngjashëm me atë të para 8 viteve.

– Shqipëria fiton, ditën kur qeveria është aleate dhe jo armike e biznesit. Sot biznesi ka një mjedis armiqësor, të pasigurtë ku në tetë vite kanë ndodhur 60 ndryshime ligjore dhe 170 vendime ministrash. – Shqipëria renditet e 82 mes 190 vendeve në raportin e fundit të “Doing Business”. – Shqipëria fiton, kur ekonomia e tregut funksionon, jo kur monopolet sundojnë. Fatkeqësisht favorizimi ka shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë. Në një sistem të korruptuar nuk mund të fitojë më i miri dhe më i zoti.

– Shqipëria fiton kur administrata tatimore nuk sillet si gjobaxhie në kurriz të biznesit dhe sipërmarrjes. 93.2% e bizneseve shqiptare ankohen se vizitohen nga tatimorët që kërkojnë ryshfetin ose vendosin gjobën. – Familjet shqiptare dhe sipërmarrësit përfitojnë nëse ka një klimë pozitive biznesi ku barra fiskale nuk është e rritur. Kur çdo biznes paguan atë që i takon! Fatkeqësisht, që nga viti 2014 janë mbyllur mbi 60 biznese në ditë. Taksat e larta dhe mbi të gjitha taksa progresive janë shkaku i falimentit.

– Shqipëria fiton, kur sipërmarrja është motor i ekonomisë. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë 38% të të ardhurave të tyre për taksa, niveli më i lartë në Ballkanin Perëndimor. Një mjedis gjithnjë e më pak konkurrues dhe përherë e më shumë i monopolizuar. – Shqipëria fiton, kur të bërit biznes nuk do të jetë një luftë me shtetin dhe taksat. Shqipëria ka një sistem taksash me 7 nivele duke vështirësuar jetën e biznesit. – Shqipëria fiton, kur barazia është në themel të bërit biznes dhe ku secili paguan në mënyrë të barabartë dhe të ndershme! Sot 97% e bizneseve paguajnë taksat e rritura prej 3 mld euro në tetë vjet ndërsa 3% i mbetur përfiton të gjitha taksat përmes PPP-ve, ligjeve speciale, koncesioneve speciale.

– Shqipëria fiton, kur qeveria ruan balancat dhe mbështet tregun e lirë. Qeveria ka funksionuar si mbrojtëse e interesave të monopoleve, dhe jo shumicës së bizneseve dhe sipërmarrjeve në vend. – Monopolet zyrtarizohen dhe tolerohen nga qeveria jo vetëm përmes mungesës së ndershmërisë në taksim por edhe mungesës së konkurrencës gjatë tenderimeve publike, 1 në 3 tendera publik jepen pa garë . – Shqipëria fiton, kur qytetari ka mundësi të prosperojë, të bëjë përpara, në një mjedis konkurrues, incentivues dhe që vendos në provë dijet e tij. Shqipëria është sot vendi me nivelin më të ulët të konkurencës dhe meritokracisë. 43% e bizneseve shqiptare janë të bindur që do të kenë sukses në biznes nëse kanë njohje politike dhe qeveritare,

– KJO DUHET TË MARRË FUND!!!

– Gjatë vitit të fundit kemi punuar me Bashën kokë më kokë që të sjellim një plan serioz pune, sipas të cilit të ndryshojmë ekonominë dhe t’ua kthejmë njerëzve Shqipërinë!  Ne besojmë, se Shqipëria fiton atëherë kur familjet shqiptare kanë më shumë të ardhura. Fatkeqësisht punonjësit shqiptarë, profesionistët shqiptarë, shtresa e mesme dhe e mirë studiuar, fermerët e vendit taksohen në mënyrë padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese. Shtresa e mesme paguan sot barrën më të rëndë fiskale, taksat e tyre përbëjnë 53% të totalit të të ardhurave që mblidhen nga taksa progresive. – Shqipëria fiton, kur të punësuarit nuk taksohen padrejtësisht për dijen dhe kontributin e tyre në ekonomi. Sot, në Shqipëri pagat janë më të ulëtat në rajon ndërkohë që shtresa e mesme është më e goditura nga kjo politikë duke paguar mes 23% për të ardhurat e tyre. – Shqipëria fiton, kur shtresa e mesme ka më shumë mundësi. Paga mesatare prej 429 euro/muaj është më e ulëta në rajon edhe pse shtresa e mesme mbitaksohet për dijen, njohurinë dhe vlerën e shtuar që jep në ekonomi.

– Shqipëria fiton, kur varfëria luftohet përmes rritjes së punësimit, formalizimit dhe ndershmërisë së një sistemi që promovon më të mirin. Mirëpo në harkun kohor të 8 viteve niveli i varfërisë është rritur aq sa 40% e popullsisë kanë më pak se 4.19$/ditë. Familja shqiptare nuk mund të ecë përpara në një situatë të tillë

– Shqipëria fiton, kur sigurohet mobiliteti social që një i varfër mund të ketë mundësi për më mirë. 90% e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se sa mesatarja vjetore, pabarazia në vend është rritur në mënyrë të frikshme; sepse qeveria ka inkurajuar atë!

– Shqipëria fiton, kur familjet tona kanë më shumë të ardhura, sot 70% e familjeve shqiptare paguajnë 30% më shumë çmimin e energjisë elektrike.

– Shqipëria fiton, kur shqiptarët ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Ikja nga Shqipëria ka arritur kulmin, sepse të rinjtë tanë nuk shohin më këtu shpresë. Shqipëria renditet e para në botë për numrin e azilkërkuesve në BE. Mbi 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në 8 vjet, nga ku mbi 70% janë të rinj. – Shqipëria sot është në krizë, ekonomia e shqiptarëve sot është në krizë, sot familjet shqiptare nga shpenzimet e larta dhe të ardhurat gjithnjë e më të pakta. Shqipëria sot po humbet, po ligështohet dhe shkretohet. – Unë besoj që Shqipëria do të fitojë nën drejtimin e një kryeministri që ka një plan të qartë për të kryer ndërhyrjet e duhura. Familjet tona, shqiptarët sot kanë një mundësi të dëgjojnë prej tij atë çfarë ai ofron si zgjidhje për problemet tona.

– Kemi punuar së bashku, me Lulzim Bashën, për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët. – Jemi mbledhur të gjejmë zgjidhje për të hapur vende pune, uljen e papunësisë, uljen e kostos së jetesës dhe gjallërimin e ekonomisë. – Pas një pune të gjatë, pas ditësh të ngarkuara për të përkthyer zgjidhjet në një program politik. Mund të them me besim të plotë se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një Shqipërie që kujdeset për njerëzit e saj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial jorida tabaku programi i pd jorida tabaku programi i pd

Sondazh

Poll
Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

Editorial 26 Janar 2021, 12:02

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Çdo skandal i hapur është një mundësi për shpalosje krenarie në botën e Edi Ramës. Kur Shqipëria përmbytet, ai e quan turp për mediat, që tregojnë invest...

Editorial 26 Janar 2021, 17:57

Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriç...

Editorial 25 Janar 2021, 12:15

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me...

Editorial 20 Janar 2021, 07:15

Jeta jonë nuk është një hije që ecën!

Life’s but a walking shadow, a poor playerThat struts and frets his hour upon the stage,And then is heard no more. It is a taleTold by an idiot, full of sound a...

Editorial 17 Janar 2021, 20:35

Paga minimale pak më tej

Në vazhdim të diskutimit për pagën minimale po përpiqem të sqaroj pak më tej rritjen e nivelit të pagës minimale në botë.Fillimisht më duhet të shpreh edhe një ...

Editorial 16 Janar 2021, 18:47

Kjo paga minimale!

Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rr...

Editorial 14 Janar 2021, 06:15

Noti i fundit në Liqenin Trump

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjit...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë