Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Life’s but a walking shadow, a poor player
That struts and frets his hour upon the stage,
And then is heard no more. It is a tale
Told by an idiot, full of sound and fury,
Signifying nothing.
MACBETH
Ka shumë njerëz që mendojnë se emri i një deputeti apo kontrolli i parlamentit nga njëra parti apo nga tjetra nuk ndryshojnë asgjë kur të gjithë, liderët dhe partitë politike, janë njësoj e në këto kushte nuk ia vlen të votohet.
Jemi duke rrezikuar shumë në këto zgjedhje?
Unë e mendoj se është diçka shumë më shumë themelore të cilën nuk duhet ta rrezikojmë. Ne jemi në një dilemë mes zhvillimit institucional, i cili do të çonte në një zhvillim të rregullt të vendit dhe sundimit arbitrar të vullnetit autoritar të një personi që do të na çonte herët apo pak më vonë, në kaos.
Asnjëri nga ne nuk ka pikë dyshimi se ka pasur shumë probleme me të gjitha qeveritë e mëparshme, rezultati i këtyre problemeve është sot pengimi i përparimit të vendit, largimi në masë i të rinjve por jo vetëm, situata shëndetësore e pandemisë e dalë jashtë kontrollit, situata e paqartë e bizneseve si dhe mënyra e gabuar e marrjes së vendimeve (çfarë thotë shefi, pa diskutime, pa dyshime, pa procedura).
Këto probleme kanë krijuar një histori të keqe të vendit i cili që nga viti 1990 nuk ka më një histori për të treguar, por vetëm një kronikë kaotike të politikave dhe të mijëra vendimeve të marra nga udhëheqës arbitrarë, vendime që nuk kanë pasur asnjë kuptim, që nga ndryshimet e Kushtetutës e deri tek zgjedhjet e deputetëve nga kryetarët.
Mendoj se ne tashmë e kemi kuptuar se qeveritë tona gjatë këtyre 30 vjetëve, kanë qenë dhe janë pengesa kryesore për përparimin, se në këto 30 vjet qeveritë tona nuk arritën dot të krijonin struktura demokratike që shpërndanin pushtetin midis institucioneve të ndryshme të cilët, në bashkëveprimin e tyre, mbështesin dhe kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të mos bien në vendimet arbitrare të regjimeve autoritare.
Ne jemi të zhytur në arbitraritetin e kryeministrave të këtij lloji, të cilët na kanë mbajtur në nënzhvillim për shkak të mungesës së politikave publike dhe institucioneve për t’i zbatuar ato, për shkak të padijes së tyre me vetëdije. Në proceset e ngritura prej tyre, këta lloj liderësh lanë shumë pak vend për njerëzit.
Ata nuk mundën të krijonin kornizën e zbatimit të ligjit.
Ajo që ne presim sot nga partitë politike është krijimi i bazës institucionale të një demokracie të qëndrueshme, e cila mund të sigurojë një kornizë strukturore për të marrë vendime në mënyrë demokratike.
Por tani, si pasojë e pakënaqësisë që na kanë krijuar partitë politike për 30 vjet, jemi të gatshëm të votojmë sërish të gabuarin, jemi të gatshëm të zgjedhim sërish politikanin që kërkon të na imponohet ose më keq akoma të mos votojmë fare.
Nën maskën e COVID, qeveria ka gëlltitur miliona fonde publike me tendera të paqartë dhe aspak transparentë, me kontrata të fshehta e sekrete, me justifikimin se i kërkon situata emergjente për të shpëtuar popullin.
Kryeministri ka një muaj që na kërkon me këmbëngulje të flemë të qetë, të mos kemi merak se është ai që mendon për ne, se është ai që fluturon sa nga lindja në perëndim vetëm e vetëm për të mirën tonë, e ne me sytë tanë të shqyer nga habia dhe me faqet e skuqura nga lumturia mezi po presim të prekim kutitë e votimit, për të votuar sërish “shpëtimtarin”, për të votuar “Mesian” tonë.
Paratë zhduken, dhe ne na ngelet guximi i paskrupullt i pushtetit në refuzimin e dhënies së informacionit për to. Politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht, jemi të futur në sferën e kaosit, si të ishim në shekullin e nëntëmbëdhjetë, me një sundimtar të mbushur me zhurma dhe tërbim mbi të cilin nuk bie asnjë pasojë përveçse të na gjenerojë narrativat e kotësive dhe teprimeve që kanë kuptim vetëm për të dhe aspak për ne qytetarët.
Efekti i këtyre lloj udhëheqësish në jetën e vendit mund të përshkruhet me disa vargje të Shekspirit nga Makbeth:
Jeta nuk është asgjë më shumë se një hije që ecën, aktor i shkretë
që bën shumë zhurmë kur ngjitet në skenë,
për të cilin më pas nuk dëgjohet më asgjë. Është një përrallë
thënë nga një idiot, plot tinguj dhe tërbim,
e që nuk ka asnjë kuptim.
Kjo është ajo që kemi pasur si dhuratë për një pjesë të madhe të historisë sonë. Kemi pranuar të marrim pjesë në këtë histori të treguar nga një idiot, plot tinguj dhe tërbim, pa asnjë kuptim, ne kemi pasur një udhëheqës pas tjetrit, kemi humbur kontrollin mbi fatin tonë dhe si pasojë kemi mbetur të pazhvilluar. Tani, përsëri, po rrezikojmë të kthehemi në historinë e kaosit nën sundimtarët arbitrar.
Votimi na jep mundësinë për ta mohuar këtë kthim, për të mbyllur derën e një prapambetjeje që do të ishte fatale për vendin tonë.
Votimi na jep mundësinë për ta mohuar këtë kthim, për të mbyllur derën e një prapambetjeje që do të ishte fatale për vendin tonë.
Të votosh këtë qeveri me justifikimin “nuk kemi tjetër kë të votojmë” apo “ po zgjedh të keqen më të vogël” etj, është zgjedhja e këtij kthimi.
Të mos votosh të gabuarin do të thotë të hapësh një derë për mbrojtjen e institucioneve demokratike. Kjo është ajo që ne duhet të kërkojnë nga përfaqësuesit e tanë.
(DOSJA.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje që pushtuan mediat tradicionale, portalet dhe rrjetet sociale. Njëra ishte videoja e darkës në Dubai...
Në vazhdim të diskutimit për pagën minimale po përpiqem të sqaroj pak më tej rritjen e nivelit të pagës minimale në botë.Fillimisht më duhet të shpreh edhe një ...
SHBA– ‘Financial Times‘ i ka kushtuar një artikull marëdhënies Shqipëri-Turqi dhe rolit të presidentit Erdogan në vendin tonë. Në një seri analizash për Erdogan...
Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rr...
E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjit...
Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në ...
Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...
GJERMANI– Gazeta shkruan se banka më e madhe gjermane nuk dëshiron që të zhvillojë më në të ardhmen biznese me Trumpin dhe firmat e tij. Gazeta New York T...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë.Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit. Ky mund të kish...
Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...