LIVE UPDATES
Editorial

Kjo paga minimale!

16 Janar 2021, 18:47 Nga DOSJA

Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rritjen më të madhe të nivelit të pagës minimale gjatë këtyre 30 viteve.

Nuk mund të ishte gjetur një moment më i keq se sa ky, kur shumica e bizneseve kanë kohë që i kanë konsumuar edhe rezervat e fundit dhe nuk kanë asnjë siguri për vazhdimësinë e tyre, e iu duhet të vendosen përpara shtimit të një kostoje jo të vogël.

Në artikullin tim të datës 13 tetor 2020 “Rritja e pagës minimale, rrezikon humbjen e vendit të punës” kam trajtuar rritjen e nivelit të pagës minimale dhe kam theksuar se unë personalisht jam partizane e rritjes së nivelit të pagës minimale, por jam kundër momentit se kur u zgjodh të bëhej kjo rritje dhe sot do mundohem të argumentoj me shifra këtë dëm që është duke iu bërë biznesit, i cili në kushtet e pandemisë mezi po qëndron në këmbë.

Pa u konsultuar si dhe pa bërë asnjë analizë se sa dëmtohet biznesi, pikërisht në kulmin e dallgës së dytë të Covid-it ku 80% e bizneseve nuk e kanë të sigurt vazhdimësinë, qeveria me një shpejtësi të jashtëzakonshme, e rriti nivelin e pagës minimale nga 26.000 lekë në 30.000 lekë.

Në një shtet normal, i cili rritet ekonomikisht me hapa të sigurt, rritja e nivelit minimal të pagës duhet të bëhet çdo vit, por çfarë ka ndodhur tek ne? Sipas të dhënave të INSTAT, rritja e pagës minimale nga viti 2000 dhe deri më sot, është si më poshtë.

Të gjithë mund të shohim se mënyra sistematike e rritjes së pagës minimale pothuajse është zbatuar deri në vitin 2013, por pas këtij viti, pikërisht pas ardhjes në pushtet të qeverisjes së sotme, për 3 vjet rresht, edhe pse sipas qeverisë ne po shkëlqenim në ekonomi, paga minimale u frenua në nivelin e 22.000 lekëve deri në vitin 2017.

Nëse do ta shohim nga pikëpamja njerëzore, kjo pagë përcakton një kërkesë minimale të dinjitetit për punëtorët, duke u përpjekur të shmangin situatat e shfrytëzimit, të cilat dëmtojnë të drejtat e njeriut, pasi përcakton një shumë minimale për të cilën është e nevojshme të paguhet çdo lloj pune. Por cili është efekti i saj në arkat e bizneseve, në xhepat e të punësuarve dhe në xhepat e shtetit?

Le t’i marrim me radhë dhe sqaroj se të gjitha llogaritë janë me lekë të reja.

Po marrim si shembull një biznes me minimumi 100 punëtorë, nga këta 30% janë me paga minimale (realisht janë më shumë).

Me pagën minimale 26.000 lekë kostua e një biznesi për një punëtor është 30.342 lekë (pagë + sigurime). Me pagën minimale 30.000 lekë kostoja e një biznesi për një punëtor është 35.010 lekë (pagë + sigurime). Pra, shtesa e kostos për biznesin vetëm për një punonjës është 4.668 lekë. Nëse llogarisim me pagë minimale 30% të punonjësve, atëherë në një biznes me 100 punonjës, 30 punonjës janë në nivelin e pagës minimale. Pra kosto mujore e shtuar për biznesin = 30 x 4.668 = 140.040 lekë në muaj, kurse në vit = 1.680.480 lekë.

Nëse do të ishte vetëm kjo kostoja nuk do të diskutonim kaq shumë, por biznesi nuk e ka problemin vetëm tek punonjësit me pagë minimale por sepse rritja e pagës minimale i shkakton atij, efektin domino. Në mënyrë të pa diskutueshme do të rriten dhe pagat e tjera, psh ai që dikur e kishte pagën 30.000 lekë sepse ishte më i kualifikuar nga ai që merrte 26.000 lekë tani është krejt normale që të kërkoj rritje page e kjo do të thotë kosto më shumë për biznesin.

Nëse kosto vjetore e një biznesi me 100 të punësuar, vetëm për punonjësit në nivelin e pagës minimale do të shtohet me 1.680.480 lekë, të gjithë e marrim me mend se kjo kosto do të jetë shumë më e lartë duke pasur parasysh se pagat do të rriten të gjitha në mënyrë progresive.

Përsa iu përket të punësuarve të vetmit që përfitojnë janë pikërisht ata, që sot marrin pagë minimale, kurse gjithë të punësuarit e tjerë përfitimi do të jetë shumë i vogël, sepse rritja e pagës i bën ata që të jenë subjekte të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat, pra një pjesë të të ardhurës së tyre do ta marrë shteti.

Po shteti përfiton apo humbet?

Lë të bëjmë disa llogari të thjeshta.

Në bazë të të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019 në Shqipëri kanë qenë 1.147.000 të punësuar. Po mbështetur tek INSTAT, nga këta të punësuar 26.8% janë deri në nivelin e pagës minimale dhe 12% janë me pagë minimale. Ose (po sipas INSTAT) 307.396 të punësuar janë deri në pagën minimale dhe 137.640 të punësuar janë me pagë minimale ose më thjesht 445.036 të punësuar paguajnë kontribute mbi pagën minimale.

Deri në 31.12.2020 sigurimet shoqërore që paguajnë dhe paguhen për këta të punësuar janë në nivelin e pagës minimale 26.000 lekë, pra në një muaj totali i pagesës për një të punësuar me pagë minimale është 7.254 lekë. Totali i të ardhurave mujore që hyjnë në buxhetin e shtetit për të gjithë të punësuarit me pagë minimale është  3.228.291.144 lekë (të reja).

Por si do ndryshojnë këto të ardhura në 1 janar të vitit 2021?

Nga 1 janari i vitit 2021 totali i pagesës për pagën minimale 30.000 lekë do të jetë 8.370 lekë.  Pra totali i të ardhurave që do të hyjnë në buxhetin e shtetit, për të gjithë të punësuarit me pagë minimale, do të jenë  3.724.951.320 lekë (të reja).

Pra efekti i ndryshimit të pagës minimale do të ketë një rritje të të ardhurave të buxhetit të shtetit me 496.660.176 lekë të reja në muaj ose me 4.005.324 Euro në muaj ose 48.063.888 Euro në vit.

Por ky është vetëm efekti i nivelit të pagës minimale. Në bazë të ligjit, rritja e pagës minimale automatikisht con edhe në rritjen e pagës maksimale si dhe të pagave të tjera të ndërmjetme.

Po efekti i tyre sa do të jetë???

Më kanë lindur shumë pyetje pas këtij vendimi. Pyetje të thjeshta si:

A ka dhënë ndonjë informacion qeveria për shtimin e të ardhurave që do të vijnë si pasojë e rritjes së pagës minimale?

A e përballon dot biznesi shtimin e këtyre kostove?

Po biznesi i vogël e përballon dot këtë rritje?

A ka bërë qeveria analizë për dëmin që po i shkakton shoqërisë duke i vrarë qelizat që e ushqejnë?

Punëtori do të ishte më i kënaqur të marr pagën si deri më sot dhe biznesi ku ai punon të vazhdojë të jetojë apo të marr 4.220 lekë më shumë në muaj dhe biznesi, ku ai punon, të falimentojë për pak muaj?

Të vetmes pyetje së cilës e kam të mundur t’i përgjigjem është se po të pyeteshin punëtorët jam e sigurt, se ata do të zgjidhnin variantin e parë, që paga minimale të mos ndryshonte vetëm e vetëm që vendi ku punojnë të mos mbyllet.

A thua qeveria mendon për ta më shumë se sa ata mendojnë për veten?!

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial nga meri shehu meri shehu rritja e pages minimale editorial nga meri shehu meri shehu rritja e pages minimale


Sondazh

Poll
Editorial 14 Janar 2021, 06:15

Noti i fundit në Liqenin Trump

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjit...

Editorial 13 Janar 2021, 16:50

Populistët tanë

Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në ...

Editorial 13 Janar 2021, 11:59

Rama si prestigjiator elektoral

Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...

Editorial 12 Janar 2021, 09:16

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...

Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë