LIVE UPDATES
Editorial

Si zgjidhet mbreti?

9 Janar 2021, 09:10 Nga DOSJA
Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem, pastaj, në fshehtësi të hapur, dhe më vonë, në rend partie, pas kulisave dhe pagesave, pas premtimeve për poste dhe kthime nderesh, bëhet realitet. Bëhet aq shumë realitet saqë në kohën kur arrin tek ne votuesit është bërë një e vërtetë e padiskutueshme.

Ne vazhdojmë të besojmë se jemi ne që i zgjedhim, ata, në qendrat e votimit, por e vërteta është se kur të vijë dita e votimit, gjithçka tashmë është vendosur. Dikush më tha një herë se gjysma e vendit qeshi kur Edi Rama mendonte se do të drejtonte vendin dhe do ta eleminonte Fatos Nanon, por sot më pak se dy dekada më vonë ne jemi të dënuar të dëgjojmë papagallin dhe t’i paguajmë rrogën dhe qejfet atij dhe familjes së tij politike, të vuajmë kusuret, të pranojmë të jemi të ofenduar.

Problemi ynë me politikanët nuk është se ata do të na drejtojnë për katër vjet, por sepse ne jemi të detyruar t’i mbajmë ata gjithë jetën. Në 25 prill nuk është problemi a do të rrijë në pushtet Rama apo do të vijë Basha, problemi është se këta njerëz në pushtet apo jo nuk do të ikin kurrë nga jetët tona.

Këta politikanë që emërohen nëpër korridore, pasi zgjidhen një herë, nuk pranojnë ta lëshojnë më karrigen, ata duan ta marrin me vete kudo ku shkojnë, dhe hidhen në sulme duke kërcyer mbi shpinat tona me karrigen ngjitur pas të pasmes. Vrapojnë sa nga një parti në tjetrën, krijojnë parti të reja e të vjetra, bëhen analistë e mendimtarë, bëjnë gjithçka munden dhe nuk mundem, sepse rëndësi ka që të mos na zbresin nga shpina.

Në etjen e tyre për të vazhduar “mbretërimin”, kryeministrat tanë historikish emërojnë e heqin ministra sipas situatave. Njërin e vendosin se është shumë i Iëçitur, pastaj e heqin se nuk e godiste mirë topin, njërin e vendosin se e ka idhull shefin e madh, pastaj e heqin se nuk e bënte të mirë kafenë e kështu me radhë. Por kushdo që të zgjidhet gjithmonë do të jetë nga “familja e madhe e sundimtarit”, mund të jetë ai ose ajo që i krehë flokët, ai ose ajo që i bën selfie me Ismail Qemalin, ai ose ajo që i bën masazh kur është i lodhur.
Për të na “mahnitur”, ata na nxjerrin përpara disa gra “heroina” të cilat e duan shumë, o Zot sa shumë, po shumë fare atdheun e tyre, e duan aq shumë sa sakrifikojnë familjet dhe fëmijët e tyre vetëm e vetëm që ta bëjnë këtë atdhe të lulëzojë dhe të na e bëjnë jetën tonë përditë e më të lumtur.

E ne tashmë të qetë se jetët tona dhe të fëmijëve tanë janë të sigurta duhet të brohorasim dhe ti urojmë që të “marrin nga ditët tona” a i marrtë purtha (d.m.th diarreja) shalët, siç thonë nga zona jonë.

Por mos mendoni se këtë sëmundje e ka vetëm partia në pushtet. E gjithë politika jonë ka të njëjtën sëmundje ngjitëse. Ajo po kujdeset me detaje në mënyrë të tillë që jo vetëm të mos ikin nga pushtetet që kanë zaptuar por po punojnë përditë për ta dëmtuar aq shumë sistemin sa ne të mos kemi asnjë mundësi tjetër zgjedhjeje dhe as zgjidhjeje.

Gjëja më e trishtuar është se në tridhjetë vjet asgjë nuk ka ndryshuar madje situata është përkeqësuar. Tani ka një numër të madh politikanësh dhe deputetësh të cilët, megjithëse vijnë nga vende të ndryshme, nuk kanë asnjë përgatitje apo fytyrë për të dhënë zgjidhje. Megjithëse, duhet thënë, se në një demokraci aq të brishtë sa e jona, nuk nevojitet asnjë përgatitje për të arritur zyrat publike; sot më shumë se kurrë, politika është bërë streha e mediokrit. Arsyeja se përse po na mbyt mediokri në drejtim, se përse çdo ditë shtohet numri i njerëzve pa përmbajtje që na drejtojnë është se “sundimtarët” tanë i zgjedhin të tillë në mënyrë që t’i menaxhojnë më mirë, sepse mediokri, njeriu pa thelb, nuk ka mendim dhe nëse nuk ka mendim s’ka as veprim.

Mediokrët e politikës sonë të cilët njohin shumë mirë këpëratat, që jehojnë parlamentin me qethjet ballaboks, që bëjnë tërmete dhe nuk e “rruajnë” fare, na bëjnë të “qeshim” me lot sepse sot pikërisht këta kanë jetët tona në dorë.

Është kurioze që në një vend jo monarki si Shqipëria, opsioni më i mirë për të përparuar në jetë është të jesh trashëgimtar i mediokritetit. Dua të them trashëgimtar politik i tij, njësoj si trashëgimtarët e bizneseve të cilët trashëgojnë paratë e familjes apo si trashëgimtarët e mbretërive.

Jam duke folur për të gjithë ata “mbretër e trashëgimtarë” që e kanë kthyer shtetin në biznesin e tyre familjar, por unë sot nuk e kuptoj nëse kjo konsiderohet fyerje, apo është një kompliment!?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Editorial 31 Dhjetor 2020, 10:53

Dhe doktor Iliri doli armiku më i madh i popullit!

“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale