LIVE UPDATES
Editorial

Pas Maskës së Pandemisë

4 Janar 2021, 15:05 Nga DOSJA
Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në tavolinë, për vitin që lamë ka qenë krejt e pazakontë për të gjithë botën. 2020 veçohet jo vetëm si i paparashikueshëm por edhe si vit ku mënyrat e reja e të bërit tregti brenda supermarkatave sollën ndryshime ne sjelljen konsumatore duke e vendosur rrjetin gjithmonë përballë përshtatjeve të vazhdueshme.

Më lejoni të ndaj me Ju disa mendime dhe bindje të vërteta rreth 2020, ardhur si shkak i analizave nga një këndvështrim racional dhe të hollësishëm mbi këtë fushë, ku tashmë kam më shumë se një dekadë e gjysëm histori. Gjendja ekonomike në vëndin tonë pati një tronditje të thellë edhe pse Qeveria me vullnetin, por jo mundësinë, për të ndërhyrë në zvogëlimin e dëmit kundrejt sipërmarrjes private, miratoi dy paketa ndihmëse. Importet ranë në masën rreth -25% por njëkohësisht edhe eksportet patën një zvogëlim të dukshëm me disa pikë më posshtë, rreth -35%.

Fuqia blerëse ra ndjeshëm dhe për rrjedhojë prodhimi u ngadalësua pavarësisht se shëmbëlleu si një kohë e artë për supermarketet në muajt e parë të pandemisë dhe mbylljes masive të pothuajse gjithçkaje, ku njerëzit nga paniku u turrën për të krijuar rezerva ushqimore për atë që mund të quhej ‘’DITË E KEQE’’, duke zbrazur gjithçka nga raftet e Hipermarketeve deri tek tezga më e vogël e tregut të Fruta-Perimeve.

Rrjetet e shpërndarjes/shitjes ushqimore në Shqipëri e ndjenë menjëherë se rrufeja në qiell të hapur bëri shumë pak dritë, pavarësisht rritjes të shitjeve deri në nivelet 50-60% më shumë nga viti kaluar, duke ja lënë vendin kështu shumë shpejt rezultateve negative karahasuar me buxhetin.

Planet e zhvllimit u rishikuan, shtynë ose realizuan duke hequr dorë nga investimet e rëndësishme. Sipas Eurocommerce Group , një organizatë me anëtarësi gjigandët e rrjeteve ushqimore në Europë misioni i të cilës është mbrojta e të drejtave të konsumatorit dhe krijimi i një ambienti të drejtë konkurues, viti 2020 u prit të ishte vit krahasimor me 2008-2009 kur kriza ekonomike zuri vend në rang global.

Bankat gjithashtu u mjaftuan në lehtësimin e zhvillimit të kredive aktuale dhe nuk ndërmorën rreziqe të tepërta nëpërmjet financimeve të reja. Ky partner (sistemi bankar) u shndërrua në një spektator të duruar.

Buxheti i familieve Shqiptare, për sa i takon pjesës që shpenzohet për ushqimin, ndryshoi renditjen dhe vendi i parë i takoi asaj ç’ka mund të emërtohej bindëshëm si jetike, shërbimi mjekësor, analizat dhe barnat.

Unë drejtoj tashmë prej 15-viteve, një rrjet shitjesh ushqimor, ku Klienti ynë për hir të së vërtetës i takon të ashtëquajturës ‘’Klasë e Lartë’’ por kjo nuk na pengoi të vinim re nëpër korridoret e supermarketeve tona klientë që nëpërmjet makinës llogaritëse mbanin nën kontroll blerjet e tyre aq sa ‘’jua mbante xhepi’’. Pra e thënë ndryshe ky vit tregoi, edhe në këtë sektor të zinxhirit ekonomik në vend, se pavarësisht mospezullimit dhe rendësisë që iu dha sikundër atij mjekësor, pati luhatje të qënësishme, dëmi shkatuar nga të cilat do tregojë në kohët e ardhme sesa sa do pengojë zhvillimin.

Përveç të tjerave COVID-19 solli ndryshime thelbësore në të bërin biznes, edhe brenda ambienteve të supermarketeve tejet të thjeshta për nga botëkuptimi i gjithsecilit, ku siguria fizike zinte vëndin e parë. Mbajtja e maskës, rradha në pritje të shërbimit, përdorimi i dorezave për artikujt e hapur kryesisht të freskët dhe jo të ambalazhuar dhe futja në ambiente e një numëri të caktuar klientësh, ishin pikërisht disa nga këto masa që pas një fare kohe u bënë edhe më të vështira për ti ndjekur.

Punonjësit u detyruan, nëpërmjet protokolleve të njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetsisë , të zbatonin rregullat Anti covid , që në fakt nuk ishin të lehta (imagjinoni mbajtjen e maskës për 6 orë edhe më shumë rresht). Rreziku i infektimit të pnonjësve ishte, është, i lartë pasi edhe dinamika e shërbimit është e tillë. Transporti urban jo gjithmonë në paralel me oraret e kufizimit etj si këto patjetër që e vështirsuan të punuarit në këtë sektor.

Ndryshime të tjera erdhën në vëmëndje të tendencës konsumatore. Fuqia blerëse pavarësisht se e kufizuar, kërkesën e rriti si për nga oferta tregtare ashtu edhe kualiteti. Drejtuesit tregtarë të kompanive zotërues të rrjeteve ushqimore u vunë përballë sfidave të krijimit të stokut pa dëmtuar dhe prekur financiarisht kompanitë.     

Shitjet ONLINE u kthyen në një zgjidhje të menjëhershme që për nga funksioni detyruan bordet të miratojnë struktura të reja për ofrimin e shërbimit. Mos harrojmë  se Amazon këtë vit shtoi fitimet e veta në 200%! Disa rrjete, përfshi edhe tonin, investuan në kanale televizive me qëllim dhënien e kurseve të gatimit përmes ekraneve. Gatimi në shtëpi u kthye në domosdoshmëri edhe për familjet e reja.

Megjithatë, thënë të gjithën më sipër, koha shpesh e ka treguar, e mbështes mendimin këtu edhe në tregun Europian, se përmes të tilla vështirësive rrjetet janë zhvilluar dhe njëkohësisht është rritur kërkesa për kualitet. I njëjti fenomen u pa edhe nëpër raftet e supermarkatave shqiptare.

Klienti, i vendosur vetëm përballë një zgjedhjeje për t’u ushqyer, asaj përmes supermarketit, u bë më i vëmëndëshëm. Kërkoi produktin, kualitetin dhe çmimin. Kjo i dha një shtysë produktit të markës por edhe atij shqiptar, që deri dje do të thosha ishte plotësisht i  paragjykuar.

Nxiti Ne të kërkonim më shumë nga furnitorët/prodhuesit dhe natyrisht përmirsoi qasjen e markës. Dëshira e klientit për të provuar, eksploruar i dha rëndësinë e duhur supermarketit natyrisht edhe sfidën përmes konkurencës. Niveli higjienës ishte gjithashtu përmes atyre që u përmirsuan krejt pa e kuptuar. Higjena, kryefjala për një kohë të gjatë e çdo mase në luftën kundra virusit padashje i detyroi kompanitë të angazhoheshin më shumë në këtë drejtim.

U dezifektuan ambientet, edhe ato të magazinave, u pastruan raftet deri edhe produktet në to e të tjera të tilla që rritën ndjeshëm nivelin e pastërtisë nëpër pika shitje. Pra, të nderuar miq dhe kolegë të rrjeteve ushqimore, është e qartë që ajo ç’ka vihet re është se sjellja konsumatore ka ndryshuar dhe vazhdon ende të ndryshojë në varësi të skajshmërisë së kësaj pandemie. Tashmë deri diku mund të thuhet se është e paparashikueshme, ashtu sikundër e përmëndëm edhe në fillim.

Dëndësia e lartë e aktivitetit të supermarketeve në muajt e parë pandemikë , duke filluar nga marsi, i vendosi të gjitha rrjetet në provën e të punuarit nën tension, nën përgjegjshmërinë e infektimit të punonjësve pamvarsisht se profesioni i tyre nuk ishte aspak i shenjtë sikundër u dallua ai i mjekut dhe askush nuk i quajti heronj, si edhe për rrjedhojë nën shtimin e kostove. Pra vit i vështirë sa s’ka më !

Por të jemi realistë dhe të përpiqemi të shohim andej nga ndriçon atëherë nuk mund të mos ndjejmë se pandemia e detyroi klientin në një mënyrë ose tjetër të futej në supermarket dhe të transferonte të gjithë shpenzimin e tij për ushqimin në shtëpi. Kjo e njohu me supermarketin. I dha mundësinë rrjeteve shqiptare, më shumë se atyre europiane, të  prezantohen thellësisht me klientin duke e njohur atë me kapacitet e tyre. Shumë familje produktesh, si ato Biologjike ose pa Gluten u përdorën masivisht duke shtuar numrin e klientëve të tyre besnikë.

Pandemia me efektin që lë, me siguri ka përcaktuar për tani dhe kohët që do të vijnë trendin e ri të konsumit për ushqimet, dhe një gjë është qartë e dukshme, Supermarketi është pjesë e këtij trendi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial jonald agolli jonald agolli

Sondazh

Poll
Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Editorial 31 Dhjetor 2020, 10:53

Dhe doktor Iliri doli armiku më i madh i popullit!

“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...

Editorial 30 Dhjetor 2020, 11:03

Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin  tonë – deri në tragjedi  dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Rea...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë