Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në arbitrazh.
Shumë prej nesh ka shumë mundësi të fillojnë ta urrejnë Becchettin sepse kemi pasur dhe kemi një ide që paditja e shtetit është një akt jo i ndershëm.
Në fakt pandershëmria në raste si ky i Becchettit nuk është e individit i cili kërkon të drejtën e mohuar, të shkelur, të dhunuar, pandershmëria qëndron tek pushteti që shkel shtetin, ligjin, kushtetutën, individin.
A duhet të humbasë shteti?
Ndër ne është shumë e përhapur ideja se Shteti nuk mund të humbasë proceset gjyqësore, se padia ndaj Shtetit është e keqe, jopatriotike, e dëmshme për interesin kombëtar, etj. Lulëzon ideja që veprimet e pushtetit mbrohen nga një mburojë e padepërtueshme. Argumentet për teori të tilla janë të shumta dhe ato janë të lidhura me paragjykimin se mbrojtja e interesit privat është një lloj mëkati shoqëror dhe politik. Konfuzioni që mbretëron në kokat tona në lidhje me këtë çështje është i dëmshëm për të drejtat themelore të individit, për lirinë dhe për demokracinë.
Çdo gjë është realiteve. Shteti nuk është krijim hyjnor, as nuk është fryt i moralit më të lartë. Shteti është fuqi e krijuar dhe e ushtruar nga njerëzit. Është një shpikje që justifikohet vetëm nëse është e dobishme për individët që përbëjnë shoqërinë. Nëse nuk është i dobishëm, ai e humbet funksionin dhe legjitimitetin.
Sovraniteti, për të cilitn flasim kaq shumë, është një koncept i trashëguar nga monarkia absolute. Sot “sovraniteti i popullit” është i transferuar në mënyrë hipotetike nga populli tek përfaqësuesit e tij. Pra ka ndryshua pronari, asgjë më shumë.
Problemi është se ky pronari, qeveria, të cilit i jepet shteti në dorë, a është i ndershëm ai vetë me shtetin?
Shteti vepron si një entitet “sovran” kur bën ligje, firmos traktate, qeveris dhe administron drejtësinë. Ai gjithashtu vepron si menaxher biznesi dhe administrator, blerës, shitës, investitor, etj. Në të dy këto dimensione, aktet e Shtetit mund të kundërshtohen dhe paditen.
Epërsia e Shtetit, e cila sigurisht që nuk është absolute, justifikon dhe shpjegon detyrat e nxjerrjes së ligjeve, administrimit të burimeve publike, por nuk mund të justifikojë qorrësokakun ku qeveria e fut shtetin kur kërkon me çdo kusht të dënojë individin opozitar.
Kushtetutat dhe sistemet juridike të botës së civilizuar pranojnë se kushtetutshmëria e ligjeve dhe ligjshmëria e akteve shtetërore mund të sfidohen.
Shteti mund, madje kur shkel të drejtat e individëve duhet patjetër, të humbasë. Shteti, pavarësisht nëse vepron si sovran në nxjerrjen e ligjeve, ose duke hyrë në marrëveshje dhe duke ekzekutuar veprime të çdo lloji, mund dhe duhet të humbasë proceset gjyqësore, nëse prek të drejtat, dëmton pasuritë, nuk përmbush detyrat, prish kontratat, mohon drejtësinë.
Fuqia e pushtetit duhet të thyhet duke u përplasur në bankën e të akuzuarve.
Shteti dhe entitetet e tij mund dhe duhet të ndiqen penalisht.
Teoritë se “të padisësh shtetin është një akt i pandershëm”, “shteti nuk humbet kurrë”, “shteti nuk do paguaj asnjë lekë”, janë produkt i shtrembërimeve serioze në një shoqëri të hutuar, të mbingarkuar nga propaganda, e të nënshtruar ndaj pushtetit.
Janë rezultat i hyjnizimit të autoritetit të liderit, i nënshtrimit ndaj tij, i mungesës së vlerësimit të të drejtave të individit. Janë produkt i identifikimit personal të atdheut me shtetin, të qeverisë me shtetin, të kryeministrit me shtetin.Ide të tilla përbëjnë thjesht dhe vetëm heqjen dorë nga detyrat e vërteta që ka pushteti, të deklaruara në Kushtetutë, “garantues” i së cilës është vetë ky pushtet.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotma ka folur dhe për raportet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.I ftuar në emisionin “Opinion&...
Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...
Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...
Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...
TIRANË– Më pak se 4 muaj kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Por jo te gjithë qytetarët mund të votojnë.Komisioni Qendror i Zgjedh...
TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani ka bërë bilancin e 2020 duke peshuar gjërat e mira dhe momentet e trishta.Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se 2...
“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...
Brezit të para viteve 90-të i janë bërë duart gjak nga duartrokitjet për miqësinë Shqiptaro – Kineze, ndërsa brezi i sotëm që fatmirësisht nuk e jetoi atë kohë ...
Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin tonë – deri në tragjedi dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Rea...