LIVE UPDATES
Editorial

Nuk do të bëjë më banka gjermane Deutsche Bank biznese me Trumpin?

13 Janar 2021, 07:10 Nga DOSJA
Nuk do të bëjë më banka gjermane Deutsche Bank biznese me

GJERMANI– Gazeta shkruan se banka më e madhe gjermane nuk dëshiron që të zhvillojë më në të ardhmen biznese me Trumpin dhe firmat e tij. Gazeta New York Times i referohet një të ashtuquajturi “i brendshëm”. Sipas njoftimeve, Trump i ka borxh bankës 340 milionë dollarë, të cilat duhet të paguhen vitet e ardhshme. Deutsche Welle-s iu tha nga ana e bankës se nuk dëshiron që ta komentojë këtë njoftim. Në parim Banka nuk flet publikisht për marrëdhëniet me klientë të veçantë.

Trump është klient i Deutsche Bank për më shumë se dy dekada. Në fillim të viteve 1990, sipas të dhënave nga brenda, Trump ka marrë më shumë se dy miliardë dollarë kredi. Ky klient prominent ka bërë që për Deutsche Bank të shkruhen artikuj negativë. Demokratët e Kongresit amerikan i kanë kërkuar bankës herë pas here që të japë informacione për bizneset me presidentin republikan, por banka nuk ka pranuar duke iu referuar gjendjes së ligjeve.

Po ashtu banka Deutsche Bank i ka dhënë kredi Trumpit, në kohën kur banka të tjera nuk kanë pranuar. Sipërmarrja familjare e Trumpit, organizata e Trumpit dhe Shtëpia e Bardhë, nuk u përgjigjën fillimisht, shkruan Reuters. Bizneset familjare drejtohen aktualisht nga dy djemtë e Trumpit.

Shefja amerikane e Deutsche Bank, Christiana Riley, dënoi javën e kaluar në një shkrim të postuar në Linkedin, sulmin mbi Kapitol, ku humbën jetën disa vetë në rrethana të ndryshme.

Reuters pati shkruar që vitin e kaluar se Deutsche Bank është duke parë mundësitë që t’i japë fund marrëdhënieve të biznesit me Trumpin pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Organizatës së Trumpit i takojnë disa hotele dhe klube golfi.

Rënie në sheshet e golfit

Edhe sipërmarrje të tjera janë duke i kthyer ndërkohë krahët Presidentit, pas sulmeve mbi Kapitol dhe rolit që Trump luajti gjatë tyre. Shoqata amerikane e lojërave të golfit, PGA of America bëri të ditur se nuk do ta zhvillojë takimin vjetor “PGA Championship” 2022, në fushat e golfit të Trumpit në Nju Xhersi. Kjo garë është një nga të ashtuquajturat Majors në lojërat e golfit dhe pritej të ishte më e madhja, ndër shumë sheshet e golfit të Trumpit. Presidenti i shoqatës së golfit, Jim Richerson, tha se “emri” i shoqatës së golfit do të dëmtohej, nëse lojërat do të zhvilloheshin në sheshin e golfit të Trumpit.

Sipas njoftimeve të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung” dhe gazetës amerikane “Wall Street Journal” edhe specialistët e blerjeve online Shopify, sipërmarrja Fintech, Stripe dhe tregtari i pasurive të patundshme, JLL, janë tërhequr nga bizneset që kanë me Trumpin. Nëpërmjet Shopify u shitën artikujt e Trumpit si përshembull kapelet e kuqe Base Caps, nëpërmjet Stripe u kryen aksionet e mbledhjes së donacioneve, JLL u mor me shitjen e hoteleve të Trumpit në Uashington.

“Presidenti që po largohet nxiti dhunën”

Direkt pas sulmit mbi Kapitol, shoqata e sipërmarrësve amerikanë National Association of Manufactures u nda me fjalë të ashpra nga Trump. Në deklaratë u tha: “Presidenti që nuk u zgjodh sërish nxiti dhunën në përpjekje për të qëndruar në pushtet, dhe çdo politikan që e mbron shkel premtimin e dhënë për respektimin e kushtetutës”. Në këtë shoqatë marrin pjesë koncerne si Pfizer dhe Exxon. Shoqata ombrellë e sindikatave AFL- CIO, investitori miliarder Nelson Peltz dhe shefi i firmës së akulloreve Ben & Jerry kërkuan ndërkohë largimin e menjëhershëm të Trumpit.

Disa koncerne i ndërprenë donacionet për aleatët e Trumpit në Partinë Republikane. Rrjeti i hoteleve Marriott, kompania e sigurimit shëndetësor Blue Cross Blue Shield dhe koncerni financiar American Express i ndërprenë të gjitha donacionet për deputetët republikanë, që votuan javën e kaluar gjatë takimit në Kongres kundër konfirmimit të Joe Bidenit si fitues i zgjedhjeve.

Edhe platformat e mëdha të internetit si twitter dhe facebook nuk duan ta kenë më Trump si klient. Mbas bllokimit të llogarisë së tij, aksionet e twitterit humbën dhjetë përqind të vlerës në bursë.

Me sa duket Deutsche Bank nuk pret që Trump do t’i shlyejë kreditë. Në “Nju Jork Times” thuhet, se “Banka ka arritur në përfundimin se pavarësisht nga zbutja e borxhit, nuk ka mundësi që të shkëputet nga Trump para fillimit të pagesës së kredive. Dy kredi me nga mbi 330 milionë dollarë bëhen të kthyeshme në vitin 2023 dhe 2024. Për të marrë ato, Trump ka hyrë vetë personalisht garant.

Marrë nga DW 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial deutsche bank donald trump deutsche bank donald trump

Sondazh

Poll
Editorial 12 Janar 2021, 09:16

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...

Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë