Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në realitet janë në të njëjtin drejtim.
Në shumë vende, për vite të tëra, populizmi është njohur si një sëmundje e të majtës: një regjim i papërgjegjshëm që shpenzon më shumë sesa duhet në emër të drejtësisë shoqërore, i cili fillon projekte gjoja në interes të shoqërisë, por pa menduar se si do të paguhen dhe në këtë mënyrë e fusin vendin në kriza ekonomike shumë serioze.
Ky konceptim i populizmit nuk është i plotë sepse historia e vendeve të tjera por shumë më mirë dhe historia e vendit tonë, po tregojnë se demagogjia nuk është ekskluzive për të majtën. Qeveritë tona të të gjitha krahëve, përdorin projekte të mëdha për të blerë votat dhe përfundojnë të zhytura në korrupsion dhe e fusin vendin në katastrofa ekonomike. Pak nga pak, njerëzit e kanë kuptuar se populistët janë njësoj, pavarësiht se në çfarë krahu janë në të djathtë apo në të majtë.
Përveç papërgjegjshmërisë fiskale dhe denoncimeve false përpara drejtësisë, të cilat janë pjesë të rëndësishme të populizmit, ekziston një pjesë më themelore, e cila është ajo që i jep asaj thelbin, është e përbashkëta themelore që ka populizmi i djathtë apo i majtë: zëvendësimi i institucioneve demokratike nga komanda autokratike e liderit, rreth të cilit ndërtohet një kult i personalitetit. Populistët e çdo ngjyre janë armiq deri në vdekje të institucioneve demokratike thjesht dhe vetëm sepse ata kërkojnë diktaturë absolute.
Ne kemi tendencë ta injorojmë këtë dimension të populizmit sepse ai na shfaqet vetëm atëherë kur populistët të kenë fituar pushtetin, pasi të zhdukin rivalët e tyre dhe të bëjnë të pavlefshme pavarësinë e pushteteve.
Fillimisht na është dukur e pamundur që, në kohën e sotme, populistët të mund të ktheheshin në tiranë. Atëherë nuk e kemi kuptuar se populisti akuzon të gjitha institucionet si të korruptuara në mënyrë që të argumentojë se për të ndryshuar shoqërinë ato duhet të shkatërrohen e të rindërtohen e gjatë rindërtimit pushtetin dhe të drejtën për të vendosur duhet ta ketë vetëm lideri. Kur dikush kërkon një mënyrë të tillë pushteti absolut për të qenë në gjendje të zgjidhë problemet e vendit, ai është duke kërkuar që ne me dëshirë ta bëjmë diktator.
Populisti i radhës dëshiron krejt fuqine për pushtetin e tij, por jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e shoqërisë. Përfitimi që gjoja do të kenë qytetarët është preteksti përmes të cilit populistët bëhen tiranë. Me pushtetin total, me institucionet e shkatërruara, populistët janë absolutisht të korruptuar dhe ata pretendojnë të drejtën për të qëndruar në pushtet me çdo lloj çmimi.
Histori të tilla ka pasur në shumë vende latine apo afrikane, por njësoj është dhe do të vazhdojë të jetë edhe në Shqipëri nëse ne si zgjedhës vazhdojmë t’u japim pushtetin populistëve.
Figura e liderit që ne po projektojmë vetë me votat tona është ajo e liderit që është mbi institucionet, mbi ligjin, figura tipike e një tirani.
Do Zoti shpëtojmë nga ky mallkim që po na ndjek për tridhjetë vjet.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...
GJERMANI– Gazeta shkruan se banka më e madhe gjermane nuk dëshiron që të zhvillojë më në të ardhmen biznese me Trumpin dhe firmat e tij. Gazeta New York T...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë.Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit. Ky mund të kish...
Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...
Sofra elektorale e 25 Prillit po afron dhe përgatitjet nga Qeveria dhe levat e saj përfshirë dhe mediat, po gumëzhin nga entuziazmi. Të gjithë janë vënë në gad...
Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...
Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...
1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotma ka folur dhe për raportet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.I ftuar në emisionin “Opinion&...
Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...