Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit 2021 të hartuar nga maxhoranca. Arsyet e kthimit pas të këtij ligji, i ka dhënë drejtori i Kabinetit, Edmond Panariti, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se arsyeja kryesore për vendimin e kreut të shtetit ishte mosmarrja e masave të mjaftueshme për përballimin e situatës së koronavirusit në vend.
Në fjalën e tij, para mediave, Panariti u shpreh se në projektbuxhet nuk parashikohet blerja e pajisjeve jetë-shpëtuese edhe pse pritet shtim i numrave të të infektuarve.
Gjithashtu ai shtoi se nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësin, duke shtuar gjithashtu se ky ligj nuk ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet PPP-të dhe nuk ka objektiv për uljen e varfërisë në vend. Buxheti 2021 në Kuvend u miratua më 16 nëntor me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim.
“Dua të ndaj me ju arsyet që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim këtë projektligj. Arsyeja më madhore është fakti që ky pr.ligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë COVID-19 dhe pasojat e saj. Ky projektligj nuk ka mjaftueshemëri për të përballuar COVID-19. Parashikohet një rritje e përhapjes së pandemisë, rritje e numrit të të infektuarve, ndërkohë në buxhet nuk parashikohet rritje për këto nevoja. Nuk kemi të parashikuar para të mjaftueshme për të blerë pajisje. Kjo është arsyeja e kthimit të projektbuxhetit. Një tjetër është që nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, turizmin etj. Një arsye tjetër që dua të ndaj me ju është fakti që në këtë projektligj nuk janë zbatuar rekomandimet për të mos zgjedhuar PPP-të. Arrijnë deri në 50% të PBB. Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit,” -tha Panariti.
D E K R E T I
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 137/2020
“PËR BUXHETIN E VITIT 2021” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,D e k r e t o jKthimin në Kuvend të ligjit nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti. Nr. Dekretit 11866
Tiranë, më 11.12.2020 PRESIDENTI I REPUBLIKËSILIR META
ARSYET E KTHIMIT: E PLOTE:
Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 16.11.2020, ka miratuar ligjin nr.137/2020“Për buxhetin e vitit 2021”.
Ky ligj me shkresën me nr. 2670/1 prot., datë 24.11.2020 të Kuvendit, i është përcjellë
Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.Ky akt para miratimit është shqyrtuar nga Komisioni Parlamentar për Ekonominë dheFinancatnë cilësinë e komisionit përgjegjës, dhe nga: Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; Komisioni Parlamentar për Integrimin Evropian;
Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik; Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme; Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin; Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, si dhe i është nënshtruar shqyrtimit në seancë plenare të dy amendamenteve të propozuara nga deputeti zonja Klotilda Bushka.
Në relacionin shoqërues të projektligjit sqarohet se projektbuxheti i vitit 2021:
– Në programimin e të ardhurave mbështet synimet e Qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor e borxhit publik;
– Në shpenzimet buxhetore 2021-2023 parashikon mbështjetjen e një niveli të lartë
investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rindërtimit, si dhe financimin e
projekteve të rëndësishme strategjike; – Ofron mbështetjen financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorët kyç të ekonomisë (reforma në drejtësi, në administratën publike, si dhe menaxhimin e financave publike);
– Mbështet decentralizimin dhe fuqizimin e qeverisjes vendore për organizimin e
administratës publike vendore dhe menaxhimit financiar në nivel vendor.
Nga vlerësimi i parashikimeve ekonomike të formalizuara përmes ligjit nr. 137/2020 “Për
buxhetin e vitit 2021”, në raport me synimet e deklaruara të Qeverisë, dhe veçanërisht në analizë të gjendjes ekonomike të vendit tonë, krizës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe përmasat që kjo gjendje pandemie po merr, rezulton se, buxheti i vitit 2021:
– Nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme dhe të nevojshme për të përballuar
pandeminë Covid-19 dhe pasojat e saj;2- Nuk ka programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, turzimin dhe eksportuesit, veçanërisht për të përballuar pasojat e papunësisë, apo ndërprerjes së aktivitetit për shkak të pandemisë. Sidomos në kushtet kur sipas statistikave zyrtare, numri i vendeve të punës të humbura llogaritet në mbi 50 000. – Nuk ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar Projektet PPP si me mbështetje buxhetore, dhe ato me ofertë të pakërkuar;
– Nuk ka një objektiv për uljen e varfërisë për grupet më në nevojë;
– Nuk ka objektiv për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit;
– Nuk ka një projekt plan se si do të ulet borxhi i rritur publik;
– Nuk ka një program masash për uljen e detyrimeve të prapambetura;
– Është një buxhet jo realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike dhe të
ardhurave; – Nuk ka një program masash për përmirësimin e treguesve financiarë të kompanive shtetërore; – Politikat fiskale vazhdojnë të jenë të difrerencuara si:
(i) rritja e pagave; (ii) tatim fitimi; (iii) amnistia fiskale; dhe (iv) programimi i investimeve publike. Për më tepër, rritja ekonomike si dhe qëndrueshmëria makro-ekonomike në Shqipëri është vazhdimisht e ekspozuar ndaj: – riskut që rrjedh nga borxhi i lartë publik;
– rritjes së detyrimeve të prapambetura; – mungesa e zbatimit të ligjit dhe luftës ndaj fenomenit të korrupsionit; – rritja e projekteve koncesionare dhe PPP;
– performanca e ulët financiare e kompanive publike, si dhe politikave të gabuara të
qeverisjes; por dhe – rreziqeve në rritje të ekonomive të vendeve partnereve;
Konkretisht, gjetjet themelore të mësipërme, arsyetohen në vijim:
3 I. Treguesit ekonomikë dhe fiskalë të realizimit të vitit 2020 janë negative.
1. Realizimi i treguesve ekonomikë për gjashtëmujorin e parë dhe treguesit fiskalë në 10 muajt e vitit 2020 janë negative. Ky është rezultat i përkeqësimi të situatës epidemiologjike dhe thellimit të ndikimit të saj në ekonomi, në dëmtimin e kapaciteteve prodhuese, uljen e remitancave, të investimeve të huaja, si dhe uljen e kërkesës së brendshme dhe të huaj. Rritja ekonomikeu ngadalësua dhe ekonomia shqiptare kaloi në recension gjatë vitit 2020. 2. Sipas të dhënave të INSTAT, PBB u tkurr me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit. Ekonomia shqiptare humbi mbi 50 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit nga 11.2% në fund të vitit 2019 në 11.9%, ndërkohë që niveli i punësimit u ul nga 53.8% në fund të vitit 2019 në 51.7% në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020. 3. Komponentët e kërkesës agregate si eksportet, importet, konsumi dhe investimet pësuan një rënie të konsiderueshme. Eksportet shënuan një rënie vjetore 49.9% dhe importet 36.0% krahasuar me një vit më parë. Konsumi privat ra me 7.6%, ndërsa investimet vijuan tkurrjen dyshifrore me 11.1%. Investimet e huaja direkte nga 492.1 milion Euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 kanë rënë në 443.2 milion Euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, ndërsa remitancat nga 366.5 Milion Euro në 273.3 milion Euro. 4. Të dhënat fiskale për 10 mujorin e vitit 2020, tregojnë një mosrealizim të lartë të të ardhurave buxhetore. Të ardhurat totale janë realizur në vlerën 347.2 miliard lekë nga 447.6 miliard që janë planifikuar. Për periudhën 10 mujore mosrealizim kanë dhe të ardhurat nga grantet në rreth 13 miliard lekë nga 18 miliard të planifikuara, në rreth 15 miliard lekë të ardhurat nga tatimet, si dhe në 1.0 miliard lekë të ardhurat tatimore. Po për këtë periudhë, mosreazilimi i shpenzimeve buxhetore është shumë më i thellë dhe problematik. Mosrealizimi i shpenzimeve llogaritet në rreth 70 miliard lekë. Shpenzimet kapitale tregojnë një mosrealizim në rreth 17 miliard lekë. Ndërsa shpenzimet kapitale per rindërtimin raportohen me një realizim zero. II. Parashikimet e treguesve ekonomike për vitin fiskal 2020 mbeten negative, ndërsa ato të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë jorealiste. . Rënia ekonomike parashikohet nga -7.5% në -9.0% sipas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare (FMN, BB, BERZH). Ministria e Financave parashikon një tkurrje më të ulët në -6.1%. 2. Eksportet parashikohen të ulen në 35.3% krahasuar me vitin 2019, ndërsa importet në 24.5%. 3. Të ardhurat tatimore sipas raportit të muajit Nëntor 2020 të FMN parashikohen të realizohen në 23.2 % e PBB, ose 364.5 miliard lekë, ndërsa Ministria e Financave parashikon që 4 të ardhurat tatimore të realizohen 25.1% e PBB, ose një realizim të ardhurash tatimore në rreth 396 miliard lekë. 4. Ndërsa për të ardhurat gjithësej FMN parashikon një realizim në 25.3% të PBB, Ministria
e Financave i parashikon në 26.3% të PBB. Treguesit fiskal të të ardhurave dhe shpenzimeve jo vetëm në vitin 2020, por dhe në vitet e mëparshme nuk janë realizuar në përputhje me planin. Shkalla e realizimit të tyre ka qenë në nivelin 95%.
5. Niveli i borxhit i parashikuar nga Ministria e Financave është 80.9% e PBB, ndërkohë që parashikimi nga FMN është 81.9% e PBB, III. Parashikimet e treguesve ekonomikë dhe fiskalë në buxhetin e vitit 2021 mbeten jorealiste. 1. Ministria e Financave parashikon një nivel të ardhurash për 2021 në 28.8% të PBB. Ndërsa parashikimi i FMN është më i ulët në 26.9% e PBB. Diferenca është rreth 16.5 miliard lekë. 2. Gjithashtu dhe po të krahasojmë me parashikimet e rritjes së të ardhurave të vendeve në
rajon rritja në vendin tonë parashikohet shumë më e lartë. Ministria e Financave parashikon një rritje në rreth 2.5% të PBB të të ardhurave në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Ndërsa vendet e rajonit parashikojnë një rritje mesatare në rreth 1.8%.
3. Vlerësim jo realist mbetet dhe parashikimi i uljes se nivelit të borxhit publik. Sipas raportit të FMN në vitin 2021 niveli i borxhit parashikohet në 81.5 % e PBB me një ulje në 0.4% krahasuar me vitin 2020. Në vendet e rajonit niveli mesatar i uljes së borxhit është 0.2% të PBB. 4. Ministria e Financave parashikon nivelin e borxhit në vitin 2021 në 78.6% të PBB, ose një ulje në 2.3% të PBB krahasuar me vitin 2020, në raport me 3.3% të parashikimit të FMN. 5. Rritja ekonomike në Shqipëri është vazhdimisht e ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje të
ekonomive të vendeve partnereve, të riskut që rrjedh nga borxhi i lartë publik, nga rritja e
detyrimeve të prapambetura, si dhe politikave të gabuara të qeverisjes.
Parashikimet jo realiste të rritjes ekonomike, mbartin një risk të lartë të mosrealizmit të
parashikuar të të ardhurave publike dhe si rrjedhim të reduktimit të shpenzimeve publike
prioritare për rimëkëmbjen ekonomike.
Një risk të lartë mbart mosrealizimi i objektivit të uljes së borxhit për shkak të
ngadalësimit të rritjes ekonomike, të rritjes së detyrimeve të institucioneve publike dhe
ndërmarrjeve shtetërore, si dhe rritja e detyrimeve ndaj PPP-ve me mbështetje buxhetore
dhe atyre me ofertë të pakërkuar.
5
Parashikimet jo realiste do të kërkojnë ndryshimin e treguesve ekonomikë dhe fiskalë me akte
normative të vazhdueshme si dhe në vitin fiskal 2020.
IV. Masat ndaj pandemisë për mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, si dhe rimëkëmbjes
ekonomike në buxhetin e vitit 2020 dhe 2021.
Në rekomandimin e saj FMN në prill të vitit 2020, nënvizonte një rritje të konsiderueshme të
defiçitit fiskal në vitin 2020, si të nevojshme për të kufizuar ndikimin e COVID-19, për të
siguruar shpenzimet e nevojshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen për qytetarët, ashtu
dhe sipërmarrjen e dëmtuar nga pandemia.
1. Buxheti i vitit 2020.
1.1 Sipas raportit të FMN-së, mbështetja fiskale e drejtë për drejtë për vitin 2020 në ekonomitë
e avancuara është llogaritur 6.2% e PBB, ndërsa në vendet në zhvillim në 3.1% të PBB-së.
Ndërkohë mbështetja buxhetore e drejtë për drejtë e Shqipërisë ishte më e ulta në nivel
rajonal dhe global.
1.2 Sipas raportit të FMN-së mbështetja direkte buxhetore për pandeminë në Shqipëri është
rreth 19 miliard lekë ose 1.2% e PBB (përfshirë dhe shumën 2 miliard lekë të Ministrisë së
Mbrojtjes e cila është anuluar). Ndërsa kjo mbështetje është mesatarisht 5.3% e PBB për vendet
e rajonit (Maqedonia 2.0%, Bosnja 5.2%, Kosova 5.6%, Serbia 5.6%, dhe Mali i Zi 8%).
1.3 Në fakt analiza më e detajuar tregon se mbështetja fiskale për të adresuar efektet negative të
pandemisë është më e ulët në rreth 16.6 miliard lekë ose 1.05% e PBB, dhe nga këto:
(i) shpenzimet e shëndetësisë janë vetëm 3 miliard lekë ose vetëm 0.2% e PBB (të cilat
sipas raportit të FMN deri në Shtator të vitit 2020 janë shpenzuar vetëm 35%);
(ii) mbështetja e biznesit e vogël si dhe pagesat e punonjësve të mbetur pa punë, ndihmës
ekonomike dhe papunësisë është 13.5 miliard lekë rreth 0.85% e PBB;
(iii) mbështetja e turizmit për akomodimin e personave në karantinë është rreth 95 milion
lekë ose 0.06% e PBB;
(iv) fondi prej 2 miliard lekë i rialokuar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për shtresat në
nevojë është anuluar.
1.4 Analiza e vitit 2020 tregoi se Shqipëria, pati rritjen më të lartë të borxhit gjatë vitit
fiskal, përkeqësimin më të lartë të treguesve fiskal, por dhe të nivelit më të ulët të
mbështetjes buxhetore për të përballuar pandeminë.
6
Niveli i borxhit publik u rrit nga 66.3 % në 2019 në 80.9 % të PBB në vitin 2020, ose u zgjerua
në 14.6% të PBB, kur ndërkohë për pandeminë (përfshi dhe mbështetjen sociale) u shpenzuan
drejtë për drejtë vetëm 1.05% e PBB.
Ndërsa deficiti buxhetor u rrit në 8.4% të PBB në vitin 2020, dhe përsëri për pandeminë u
shpenzuan (përfshi dhe mbështetjen sociale) vetëm 1.05% e PBB.
Një faktor i rëndësishëm i recesionit të thellë ekonomik dhe përkeqësimit të nivelit
shëndetësor dhe social mbeten masat e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur përkeqësimit të
situatës epidemiologjike dhe thellimit të saj në ekonomi.
2. Buxheti i vitit 2021.
2.1 Sipas rekomandimeve të fundit të FMN-së, prioriteti i parë është përballimi i krizës
shëndetësore për shkak të rifillimit të kurbës në rritje të infeksioneve. Rimëkëmbja e
qëndrueshme ekonomike do të arrihet vetëm nëse mundet pandemia kudo. Shpenzimet publike
për trajtimin, testimin dhe gjurmimin e kontakteve tani janë më të rëndësishme se kurrë. Politika
fiskale duhet të mbetet mbështetëse dhe fleksibile derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e
qëndrueshme nga kriza.
2.2 Shpenzimet buxhetore të mbështetjes ekonomike dhe sociale rrisin kostot fiskale dhe
borxhin publik, por mosmbështetja e saj mund të gjenerojë kosto ekonomike dhe fiskale edhe më
të mëdha në të ardhmen. Shpenzimet shëndetësore dhe sociale duhet të zgjerohen për të mbrojtur
grupet më të prekura dhe më në nevojë.
2.3 Nga analiza e buxhetit të vitit 2021 rezulton se përsëri mbështetja fiskale e drejtë për
drejtë mbetet mjaft e ulët. Fondet buxhetore duke përfshirë dhe rritjen e pagave të personelit
mjekësor, rimbursimin e medikamenteve, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen e biznesit
llogariten në 14.5 miliard lekë ose 0.86% e PBB. Fondi 14.5 miliard lekë përfshin:
(i) 4.5 miliard lekë për rritjen e pagave të personelit mjekësor;
(ii) 6.0 miliard lekë për shpenzime shëndetësore;
(iii) 1.2 miliard lekë për rimbursimin e barnave;
(iv) 2.5 miliard lekë për ndihmën ekonomike; dhe
(v) 250 milion lekë për mbështetjen e rreth 400 bizneseve të vogla e të mesme për
rimëkëmbjen ekonomike.
2.4 Buxheti i Ministrisë së Shëndetësise pa rritjen e pagave të personelit mjekësor për vitin 2021
është 66.1 miliard lekë (përfshi dhe rimbursimin) ose një rritje vetëm 1.0% krahasuar me
buxhetin e vitit 2020 në 65.4 miliard lekë.
7
2.5 Fondet buxhetore direkte për shëndetësinë për t’iu përgjigjur pasojave negative në rritje të
pandemisë për vitin 2021 janë parashikuar vetëm 7.2 miliard lekë (6 miliard lekë për shpenzime
shëndetësore dhe 1.2 miliard lekë për rimbursimin e barnave).
2.6 Fondet për ndihmën ekonomike janë rritur në 2.5 miliard lekë, por përsëri niveli i ndihmës
ekonomike mbetet mjaft i ulët (në tremujorin e II-të të vitit 2020) është 4 965 lekë në muaj për
familje). Numri i familjeve në ndihmë ekonomike parashikohet të rritet në 66 000 familje në
periudhën 2021-2023, në një kohë që sipas INSTAT numri i tyre në Tremujorin e II të vitit 2020
është 63 670 familje. Në tre vitet ardhshme numri i tyre do të rritet vetëm 2 330 familje.
2.7 Buxheti i vitit 2021 ka një fond të papërfillshëm dedikuar për mbështetjen e biznesit.
Nuk ka fonde për të ndihmuar për të dalë nga kriza e thellë biznesin e vogël, turizmin, fasonet
dhe sipërmarrjet eksportuese.
2.8 Buxheti i vitit 2021 nuk planifikon as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën
publike përveç punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë.
2.9 Buxheti i vitit 2021 nuk planifikon rritje reale të pensioneve, por vetëm indeksim të tyre
në masën vetëm 2.5%.
2.10 Politikat fiskale për vitin 2021 nuk reflektojnë një rritje të nevojshme të shpenzimeve për
kujdesin shëndetësor, si dhe mbështetjen sociale.
Një tjetër qasje të kundërt dhe shumë herë më pozitive ka zgjedhur dhe vepruar Kosova e cila ka
votuar një ligj të dedikuar për rimëkëmbje ekonomike. Ligji parashikon një mbështetje të drejtë
për drejtë buxhetore në rreth 200 milionë euro për bizneset, si dhe 20 milion euro për punëtorët
të cilët e humbin vendin e punës për shkak të pandemisë. Në total mbështetja e drejtë për drejtë
llogaritet në 3.1% e PBB. Si dhe miratimi i një fondi në 200 milion Euro në dispozicion të Fondit
Kreditor Garantues të Kosovës që autorizon lëshimin e garancive kreditore për sipërmarrjen në
përqindje të mbulesës nga 50% deri në 80%.
Rekomandimi i Fondit Monetar në nëntor të 2020, për buxhetin e vitit 2021, është që autoritetet
duhet të shkurtojnë shpenzimet jo prioritare për të mundësuar rritjen e shpenzimeve të
nevojshme për kujdesin shëndetësor dhe social për grupet shoqërore më të prekura, si dhe të
mbajnë një rezervë të likuiditetit për raste të paparashikuara. Mosadresimi i plotë i krizës
shëndetësore do të vonojë rimëkëmbjen ekonomike dhe do të shtojë riskun e përkeqësimit të
gjendjes shëndetësore dhe sociale të qytetarëve.
Rimëkëmbja ekonomike nëpërmjet stimulimit të konsumit dhe mbështetjes së sipërmarrjes
në mënyrë të veçantë e biznesit të vogël, turizmit dhe eksporteve do të duhej të mbetej
prioriteti kryesor. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët
publikë-privatë me mbështetje buxhetore dhe të jepte mbështetje për grupet sociale më te
83. Sipas raportit të Bankës Botërore niveli i varfërisë i matur si përqindja e popullsisë me të ardhura ditore nën 5.5 $ në ditë në vitin 2020 është 41.5%. Niveli i varfërisë është rritur në rreth 5% krahasuar me nivelin e saj në fund të vitit 2019 në 36.6%. Kjo është rezultat dhe i masave të pamjaftueshme ndaj përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Sipas rankimit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendet me të ardhura të mesme të larta, kufiri i varfërisë i të cilave është 5.5 $ në ditë, ndërsa kufiri i varfërisë i vendeve me të ardhura të mesme të ulta është 3.2 $ në ditë. 4. Situata e varfërisë për kategori të caktura sociale është më e rënduar (e llogaritur kjo nga të dhënat e INSTAT), të cilat gjenden në kufirin e varfërisë të vendeve më të ardhura mesatare të
ulta. Në vitin 2019 rezulton se: (i) 420 340 pensionistë urban mesatarisht jetojnë me 5.35 $ në ditë; (ii) 63 692 pensionistë invalid urban mesatarisht përfitojnë 4.74 $ në ditë;
(iii) 46 299 pensionistë familiar urban mesatarisht jetojnë me 2.51 $ në ditë;
(iv) 108 763 pensionistë rural mesatarisht jetojne me 2.95 $ në ditë;
(v) 6 809 pensionistë invalid rural mesatarisht perfitojnë 2.54 $ në ditë;
9 (vi) 5 636 pensionistë familiar rural mesatarisht përfitojnë 2.51 % në ditë; (vii) 3 656 të papunë jetojnë me 3.94 $ në ditë; (viii) 263 568 persona në familje me ndihmë ekonomike (mesatarisht 4.13 pjesëtarë në familje) përfitojnë 0.36 $ në ditë.
5. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja reale e pagës të sektorit shtetëror është zero në vitin 2018, 1.9% në vitin 2019, dhe zero në vitin 2020. Dhe në buxhetin e vitit 2021 nuk ka rritje të pagës të punonjësve të sektorit shtetëror, përveç punonjësve të shëndetësisë dhe arsimtarët të cilët përfaqësojnë 29% të numrit total të punonjësve të administratës qendrore dhe vendore. 6. Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë mbi burimin e të ardhurave mesatare për familje rezulton se në vitin 2020 pensionet mbajnë peshën kryesore në burimet e të ardhurave në familje në nivelin 33% dhe më pas janë të ardhurat nga pagat në sektorin privat në 26%, të vetëpunësuarit në 24%, pagat nga sektori shtetëror 10%, të ardhurat nga emigracioni 5%, dhe nga asistenca 1%. Në krahasim me vitin 2013 shqetësuese është që të ardhurat nga pensionet kanë pasur peshë më të ulët në 25%, ndërsa të ardhurat nga punësimi dhe asistenca kanë qënë më
të larta. Buxheti i vitit 2021 nuk ka një objektiv të qartë të nivelit të uljes së varfërisë në mënyrë të ngjashme si veprojnë dhe vendet e tjera. Buxheti i vitit 2021 duhet të përcaktonte politikat konkrete për daljen gradualisht nga varfëria e grupeve sociale më të prekura si pensionistët e zonave rurale, të personave të papunë, si dhe personat në ndihmë ekonomike që jetojnë në kufirin e varfërisë absolute dhe për të kaluar gradualisht në kufijtë e varfërisë relative në 5.5 $ në dite. VI. Rritja e papunësisë dhe ulja e punësimit.
1. Papunësia u rrit nga 11.2% në fund të vitit 2019 në 11.9% në Tremujorin e II-të të vitit 2020.
2. Niveli i papunësisë për grup moshën 15-29 është 21.4%, pothuajse sa dyfishi i nivelit të
papunësisë në nivel kombëtar.
3. Gjashtëmujori i II i vitit 2020 tregoi një rënie të punësimit e ndikuar kjo dhe nga mbyllja e
aktiviteteve kryesisht të biznesit të vogël dhe turizmit. Numri i vendeve të punës të humbura
llogaritet mbi 50 000 veta.
4. Përqindja e punësimit u ul nga 53.8% në fund të vitit 2019 në 51.7% në tremujorin e dytë të
vitit 2020, ndërsa për grup moshat 15-29 vjeç rënia e punësimit është nga 40.6% në vitin 2019 në
39.7%.
10
Buxheti i vitit 2021 duhet të analizonte trendin në ulje të punësimit, si dhe rritjes së
emigracionit edhe për shkak të mbylljes së aktiviteteve, dhe do të duhej nëpërmjet
mbështetjes buxhetore si objektiv minimal, të kishte ruajtjen e vendeve të punës.
Mbështetja buxhetore e dedikuar duhet të fokusohej në sektorët që kanë një intensitet të
lartë të fuqisë punëtore si sektori fason, biznesi i vogël dhe turizmi.
VII. Qëndrueshmëria dhe produktiviteti i borxhit publik
Për vitin fiskal 2020 shqetësim mbetet niveli i lartë i borxhit, si dhe raportimi jo real i tij.
1.1 Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon një nivel të borxhit në 80.9% e PBB.
1.2 Ndërsa niveli i borxhit sipas parashikimeve të Fondit Monetar në nëntor të vitit 2020,
llogaritet në 81.9%.
1.3 Po të konsiderojmë në fund të vitit 2019 rreth 24.4 miliard lekë (sipas raportit të KLSH)
detyrimet për projekte investimesh, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga
punësimi dhe të tjera, detyrimin për rimbursimin e TVSH në 14.8 miliard lekë, kreditimin e tatim
fitimit në 14.1 miliard lekë, si dhe zbatimin e vendime gjyqësore për detyrimet që rrjedhin nga
vendimet e gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit në rreth 19 miliard lekë, vlera reale e borxhit
publik në vitin 2020 mund të llogaritet në 85.4% e PBB (pa përfshirë riskun në rritje të
portofolit të PPP-ve me mbështetje buxhetore ose me ofertë të pakërkuar, garancive shtetërore, si
dhe detyrimet e huasë nga kompanitë shteterore).
Objektivi i uljes së borxhit në buxhetin e vitit 2021 duhet të pasqyronte në radhë të parë
nivelin real të borxhit të vitit 2020, dhe mbi ketë bazë marrjen e masave për uljen e tij.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon një ulje të borxhit i cili mbetet jo realist në
nivelin 78.6% të PBB, ndërkohë që Fondi Monetar parashikon një nivel të tij në 81.5% të PBB.
Gjithashtu, duhet të vlerësonte realisht të gjitha risqet e rritjes se tij. Ulja e borxhit
kërkon:
– rritje të lartë ekonomike dhe të të ardhurave publike të cilat janë tejet të rrezikuara
për të arritur objektivin;
– mos miratimin e PPP-ve të reja me mbështetje buxhetore ose me ofertë të
pakërkuar dhe mos krijimin e detyrimeve të tjera të papaguara të institucioneve
qendrore dhe vendore;
– përmirësimin e treguesve financiar të ndërmarrjeve publike dhe në veçanti të
sektorit energjitik, si dhe masa të tjera për të përmirësuar treguesit e performancës
qeverisëse.
11
Në vendet me nivel të lartë të borxhit si në rastin tonë, rritja e shpenzimeve buxhetore për
përballimin e pandemisë duhet të realizohet nëpërmjet rialokimit të shpenzimeve buxhetore
nga projekte apo sektorë jo prioritarë në mbështetjen ekonomike të sipërmarrjes, të kujdesit
shëndetësor dhe social.
1.4 Një shqetësim tjetër mbetet produktiviteti i rritjes së borxhit publik. Sipas të dhënave të
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, borxhi publik në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019
është zgjeruar në 14.6% të PBB. Ndërkohë Shqipëria ka tkurrjen më të lartë në rajon në rreth
7.5%, mbështetjen buxhetore direkte më të ulët në 1.05% të PBB, si dhe rritjen dhe nivelin e
varfërisë po më të lartën në rajon rreth dy herë më të lartë se mesatarja e vendeve të rajonit).
Ulja e borxhit në përgjithësi gjatë periudhave është luhatur dhe gjithmonë ajo ka mbetur vetëm
një objektiv afatgjatë. Ndryshe nga shumë vende, Shqipëria nuk ka një rregull fiskal që
përcakton një tavan të nivelit të borxhit ligjërisht të detyrueshëm. Rritja e shpejtë e borxhit
dhe perspektiva shumë e rezikuar kërkon vendosjen e një kufiri ligjor të tij. Numri i vendeve që
kanë këtë rregull fiskal është rritur dhe, në vitin 2015 llogaritet 76 nga 96 vendet në mbarë botën.
Tavanet specifike të borxhit shkojnë midis 40 dhe 70 përqind të PBB. Në vendet e Ballkanit
Perëndimor rregulli fiskal i tavanit të borxhit nuk është ende i përhapur, por aty ku ekziston
niveli i borxhit nuk tejkalon kufijtë e 60 përqind të PBB-së.
Duke parë ecurinë e rritjes së lartë të borxhit, dhe në raste të shumta jo për nevoja
prioritare publike, si masë për të parandaluar rritjen e tij si dhe për të forcuar disiplinën
financiare dhe llogaridhënien e ekzekutivit, gjykojmë që vendosja e rregullit fiskal i cili do
të përcaktojë një tavan të borxhit publik të vendosur me ligj është një masë shumë e
domosdoshme. Përderisa Qeveria deri më tani vepron në marrjen e borxhit në mënyrë jo
koherente, dhe as me fokus për adresimin e problematikave më prioritare, është detyrë e
Kuvendit të ushtrojë autoritetin kushtetues të kontrollit ndaj Qeverisë, duke vendosur me
ligj tavanin e borxhit publik.
VIII. Biznesi i vogël, sektori fason, eksportet dhe turizmi.
1. Shkaqet kryesore për rënien ekonomike dhe pengimin më tej të rimëkëmbjes ekonomike, janë
rënia e kërkesës së brendshme dhe të jashtme, goditja e sektorit të turizmit, rënia e investimeve
private për shkak të pasigurisë, ulja e konsumit, por dhe pasiguria politike rreth zgjedhjeve në
disa vende.
Më të prekur nga pandemia janë sektori i biznesit të vogël dhe i mesëm, sektori i punimeve
fason, turizmi dhe eksportet. Biznesi i vogël përfaqëson mbi 98 përqind të sipërmarrjve në
Shqipëri dhe është promotori i punësimit dhe rritjes ekonomike.
12
2. Biznesi i vogël ka përfituar vetëm një mbështetje jo të mjaftueshme dhe të përkohshme
për pagat e punonjësve të mbetur pa punë gjatë valës së parë të pandemisë, por nuk ka
përfituar një paketë të plotë financiare për t’iu përgjigjur pasojave të mbylljes së detyruar.
Mbështetja ndaj sektorit të biznesit të vogël, turizmit dhe pjesërisht sektorit të fasonëve për
pagën e pjesshme për punonjësit e mbetur pa punë për vitin 2020, llogariten në 13.5 miliard lekë
ose 0.85% e PBB, që mbetet më e ulta në nivelin rajonal.
Ndërsa për vitin 2021 është planifikuar një mbështetje vetëm për 400 biznese të vogla dhe të
mesme për rimëkëmbjen ekonomike nga mbi 153 mijë që është numri i tyre në një vlerë prej
250 milion lekë, ose 0.015% e PBB.
Qeveria nuk ka adresuar një plan të qartë afatshkurtër dhe afatgjatë për të mbrojtur
kategorinë e biznesit nga pasojat e pandemisë. Përkundrazi, biznesi i vogël vazhdon të jetë i
rënduar me një numër të lartë të taksave dhe tarifave, kryesisht vendore.
Gjithashtu, bisnesi i vogël nuk është lehtësuar për të përballuar koston e energjisë
elektrike, të ujit dhe shërbimeve të tjera, si dhe me koston e pagesës së qirasë së
ambjenteve të tyre.
Përkundrazi, një shembull të tillë po e jep Kosova, e cila planifikon në rreth 3.1% të PBB në
vitin 2021 për mbështetjen e biznesit dhe punonjësve të mbetur pa punë. Në vendet europiane
dhe të rajonit po merren masa për të mbështetur biznesin duke rimbursuar deri në 75 përqind të
xhiros së humbur.
3. Ndërsa për sektorin e fasonëve, turizmit si dhe eksportuesit, nuk është planifikuar asnjë
mbështetje buxhetore.
Industria e turizmit mbetet një nga sektorët më të prekur gjithashtu. Sipas të dhënave të INSTAT,
numri i vizitorëve është ulur 75.6 % në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me vitin
2019. Ndërsa për tremujorin e tretë është ulur në 43%. Gjithashtu po sipas INSTAT numri i
shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në periudhën Mars – Tetor 2019, është rreth 5.2
milion, ndërkohë që po për të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky numër është 1.7 milion, ose rreth
67% më i ulët. Llogaritet që vlera e shtuar nga rënia e turizmit në vitin 2020 është rreth 60-65%
më pak se periudha e vitit 2019.
Sipas raportit të Regional Economic Outlook Middle East and Central Asia të FMN, qeveritë dhe
politikbërësit duhet të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të siguruar vendet e punës,
për të siguruar likuiditet për bizneset dhe familjet, për të mbrojtur të varfërit si dhe për të
përcaktuar një plan ekonomik për rimëkëmbjen.
13
IX. Rritja e detyrimeve të papaguara.
1. Dokumenti i buxhetit të vitit 2021 nuk reflekton realisht detyrimet e prapambetura të
institucioneve qendrore dhe vendore, pagesat e projekteve të investimeve të përfunduara,
për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, për vendime gjyqësore të brendshme, për
rimbursimin e TVSH, për kreditimin e tatim-fitimit, etj.
Vlerësimi i detyrimeve të prapambetura të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është shumë
më i ulët krahasuar me raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
2. Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton për detyrimet potenciale që
rrjedhin nga vendimet e gjykatës së arbitrazhit. Vetëm për vitit 2019 diferenca ndëmjet
detyrimeve të raportuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Kontrollit të Lartë të
Shtetit është rreth 65 miliard lekë (përfshi detyrimet e vendimeve të gjykatës së arbitrazhit).
Këto detyrime të prapambetura jo vetëm që cenojnë klimën e biznesit dhe besimin tek
qeveria, por dëmtojnë edhe gjendjen financiare të bizneseve në një kohë kur, tashmë janë
nën trysni për shkak të krizës së pandemisë.
Qeveria duhet të pasqyronte në buxhetin e vitit 2021, një plan të qartë për shlyerjen e
detyrimeve të prapambetura, për të shmangur krijimin e detyrimeve të reja si dhe të
rimbursimit të TVSH-së.
X. Rritja e kostove së PPP-ve me mbështetje buxhetore, si dhe rritja potenciale e
detyrimeve ndaj PPP-ve me ofertë të pakërkuar.
Institucionet ndërkombëtare kanë tërhequr vëmendjen se detyrimet ndaj PPP-ve me mbështetje
buxhetore, si dhe detyrimet potenciale të PPP-ve me ofertë të pakërkuar paraqesin rrezik të lartë
në rritje të mëtejshme të borxhit publik.
1. Vetëm për projektet PPP-ve me mbështetje buxhetore, buxheti i vitit 2021 planifikon rritjen
pothuajse dy herë të këtyre pagesave. Nga 7.9 miliard lekë në vitin 2020, pagesat e PPP-ve rriten
në 14.5 miliard lekë në vitin 2021.
2. Kosto buxhetore e inceneratorëve rritet nga 1.4 miliard lekë në vitin 2020, në 2.2 miliard
lekë në vitin 2021 ose një rritje mbi 57%.
3. Projektet e PPP-ve me mbështetje buxhetore jo vetëm që janë rritur në numër, por ka pasur
ndryshime në rritje të kostos krahasuar me parashikimet fillestare.
14
Në një amendament të dorëzuar 24 orë përpara miratimit të buxhetit, është kërkuar një
fond shtesë prej 0.5 miliard lekë për projektin e inceneratorit të Tiranës.
Në kushtet kur të ardhurat tatimore në fund të vitit 2020 do të jenë më të ulta se parashikimi i
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pagesat neto të koncensioneve do të jenë afër kufirit të
lejuar dhe rrezikojnë ta tejkalojnë këtë kufi në vitin 2022.
4. Ndërsa vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 miliard lekë, ose 49.8% e
PBB.
Vetëm për vitin fiskal 2021 totali i kontratave PPP me ofertë të pakërkuar është zgjeruar në
218.0 miliard lekë (1.74 miliard euro) ose 13 % e PBB.
Gjashtë kontrata të reja koncesionare që qeveria shqiptare do të akordojë gjatë vitit të
ardhshëm, parashikojnë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aeoroportit të Vlorës,
infrastruktura e bazës së të dhënave dhe mbikqyrjes së qëndrave të kontrollit teknik të mjeteve
rrugore, segmenti i rrugës Milot –Fier, rritja e sigurisë rrugore, ofrimi i shërbimit të
infrastrukturës së çelësave publik, si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të
disa blloqeve të banimit të qytetit të Elbasanit.
Projektet PPP me ofertë të pakërkuar, veçanërisht në sektorin e rrugëve, nuk kanë një
nivel të mjaftueshëm të analizës së kostos dhe përfitimit.
Një risk i shtuar mbetet Korporata e Investimeve e Shqipërisë, e cila pasi të jetë
funksionale, do të sjellë rreziqe të reja fiskale.
XI.Detyrimet e kompanive shtetërore për pagesën e nënhuasë, si dhe të garancive
shtetërore përbëjnë një rrezik të shtuar fiskal.
1. Përkeqësimi i performancës financiare të ndërmarrjeve shtetërore, dhe në veçanti sektori i
energjisë, ka ndikuar në uljen e nivelit të kthimeve të nënhuasë dhe mos plotësimin e detyrimeve.
Raporti i KLSH-së për zbatimin e buxhetit të vitit 2019 ka konstatuar krijimin e detyrimeve të
reja në shumën 6,065 milionë lekë (rreth 49.8 milion euro) të subjekteve nënhuamarrëse në
kuadër të marrëveshjeve të nënhuasë përgjatë vitit 2019, si pasojë e mos shlyerjes së detyrimeve
përkatëse.
2. Sektorët me përkeqësim të situatës financiare paraqiten sektori i energjitikës kryesisht me
nënhuatë e KESH, OSHEE dhe OST, pushteti vendor dhe sektori i ujësjellësve.
15
Nga auditimi i KLSH konstatohet se ndërmarrjet shtetërore nuk kanë zbatuar detyrimin në
zbatim të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe
garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, që ngarkon me përgjegjësi ligjore
huamarrësit, të cilët kanë marrë fonde që t’i kthejnë fondet e marra hua.
Gjithashtu garancitë shtetërore paraqesin një risk të shtuar në administrimin e tyre si
rezultat i situatës së rënduar financiare të cilën kalon kryesisht sektori energjitik si dhe
sektori i ujësjellësve.
3. Nga KLSH rezulton se për vitin 2019 gjendja e detyrimeve në lidhje me garancitë shtetërore
që subjektet përfituese kanë ndaj shtetit, është rritur nga 10,869 milion lekë në 13,198 milion
lekë, me një rritje vjetore prej 2,330 milion lekë.
Kompanitë huamarrëse në zbatim të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore,
borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, janë të detyruar
t’i kthejnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shumën që kjo e fundit i ka paguar
huadhënësit, në kuadër të garancisë shtetërore të huasë.
Buxheti i vitit 2021 duhet të përcaktonte një plan masash për të përmirësuar performancën
e sektorit të energjisë elektrike si dhe kompanitë e tjera shtetërore, me qëllim të shlyerjes
së detyrimeve të tyre ndaj nënhuasë dhe garancive shtetërore.
XII. Politika fiskale të direfencuara dhe jo eficente.
1. Politika të diferencuara të pagave
Në buxhetin e vitit 2021 është planifikuar rritje e pagave për punonjësit e shëndetësisë në masën
40% dhe të arsimit në 15%. Numri punonjësve të administratës qendrore është rreth 83 700
punonjës, dhe i njësive të vetëqeverisjes vendore llogaritet në 33 500 punonjës.
Nga rritja e pagave përfitojnë vetëm punonjësit e shëndetësisë dhe arsimtarët numri i të cilëve
është më pak se 34 303, që është numri total i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të
Arsimit.
Në total numri i punonjësve që përfitojnë nga rritja e pagave është më pak se 29%.
Ndërsa për 71% të punonjësve të administratës qendrore dhe vendore nuk ka rritje të
pagës. Administrata publike në të gjitha nivelet nuk ka pasur rritje të pagave në vitet 2019 dhe
2020.
16
Mosrritja e pagave ka ulur fuqinë e tyre blerëse dhe ka përkeqësuar nivelin e jetesës duke i
vënë në vështirësi për të përballuar dhe kostot shtesë nga situata e pandemisë. Një rritje
vetëm për dy sektorët krijon diferencim të të ardhurave ndërmjet punonjësve publikë, si
dhe deformon piramidën e pagave me efekte negative për vitet e ardhshme.
2. Politika të diferencuara të politikave të taksimit
FMN vëren se sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e
shpeshta ad hoc e kanë cenuar stabilitetin dhe transparencën e tij. Një sistem tatimor më i drejtë,
më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent, mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave
buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetin.
Përjashtimet tatimore si dhe diferencimi i normave të TVSH-së të miratura, do të dobësojnë më
tej bazën e taksave.
Ndryshimi i shpeshtë i nivelit të taksimit dëmton nxitjen e investimeve të huaja në vend,
sepse i vendos investitorët e huaj para situatave të papritura dhe të paparashikuara. Pra
krijon pasiguri të theksuar juridike.
Stabiliteti fiskal është një ndër parametrat e rëndësishëm që investitorët e huaj konsiderojnë kur,
vlerësojnë mundësinë e investimit. Gjithashtu, heqja apo shkallët e reduktuara të TVSH mbi baza
klienteliste, shkelin parimin e barazisë së barrës fiskale ndërmjet sektorëve të ekonomisë.
Zgjerimi i përjashtimeve apo i reduktimit të shkallës tatimore, ndikon potencialisht në uljen e të
ardhurave tatimore nga TVSH-ja.
Fondi Monetar është shprehur kundër ligjit të propozuar për amnisti tatimore, sërish duke pasur
parasysh shqetësimet në impaktin e këtij ligji në pajtueshmërinë e pagesës së detyrimit tatimor në
kohë dhe të saktë, në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisjes.
Amnistitë fiskale në përgjithësi kanë rezultuar në një trajtim të pabarabartë të tatimpaguesve të
rregullt në raport me tatimpaguesin që kryen evazion tatimor në rastin më të mirë dhe me
zyrtarizim të veprimtarisë kriminale (në rastin më të keq) përkatësisht.
Ligji mbi Amnistinë Fiskale krijon një sërë problematikash që lidhen me përkeqësim të
mundshëm të klimës së biznesit në vend, dëmtim të konkurencës së ndershme, si dhe
rrezikun për pastrim parash.
3. Politika të diferencuara në procedura dhe administrimin e investimeve publike.
Në përgjithësi investimet publike kanë ndjekur procesin e Planifikimit Buxhetor Afatmesëm
(PBA). Në bazë të ligjit mbi Menaxhimin e Sistemit Buxhetor, neni 25, nënvizohet se:
17
“çdo propozim për projekt investimesh publike, […] duhet t’i nënshtrohet një procesi të plotë
vlerësimi, përpara fillimit të procesit buxhetor. Procesi i vlerësimit kryhet nga ministria
propozuese e projektit të investimit, sipas procedurave të menaxhimit të investimeve publike,
përfshirë kriteret e përparësisë dhe përzgjedhjes së tyre, që propozohen nga Ministria e
Financave dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Propozimi përkatës dërgohet
për shqyrtim në Ministrinë e Financave, si pjesë integrale e kërkesave buxhetore, në kuadër
të programit buxhetor afatmesëm’’.
Megjithatë sipas KLSH-së, në zbatimin e buxhetit për vitin 2019, janë konstatuar një sërë rastesh
ku janë alokuar fonde për projekte investimesh të cilat nuk kanë qënë pjesë integrale e kërkesave
në kuadër të PBA-së.
Rasti më i fundit dhe flagrant është ai i miratimit të fondit për teatrin për Bashkinë e
Tiranës. Mbas miratimit të buxhetit të vitit 2021 në Këshillin e Ministrave, Bashkia e
Tiranës ka kërkuar një fond prej 4.5 miliard lekë (rreth 30 milion euro) për ndërtimin e
Teatrit Kombëtar, kërkesë e cila nuk është analizuar nga Ministria e Financave dhe nuk
është përfshirë në dokumentin e PBA-së.
Kujtoj këtu që godinat e Teatrit Kombëtar janë prishur nga Qeveria dhe Bashkia pikërisht
në 17 maj 2020, gjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje kjo që kërkonte
marrjen e masave në funksion të ruajtjes së shëndetit të popullatës, dhe kurrësesi iniciativa
të kësaj natyre që sollën dëme kolosale të trashëgimisë kombëtare dhe dëme financiare për
shtetin shqiptar. Pikërisht kjo shumë, në vend që të adresohej në mbështetje të masave për
përballimin e pandemisë Covid-19, tashmë shkon për të mbuluar një iniciativë
antikushtetuese dhe të paligjshme të Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Shuma prej 4.5 miliard
lekësh është pikërisht dëmi ekonomiko-financiar i shkaktuar nga veprimtaria e
Kryeministrit, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Ndërkohë që dëmi që ka pësuar trashëgimia
kulturoee dhe identiteti ynë kombëtar, është i pallogaritshëm dhe autorët duhet të mbajnë
përgjegjësi.
Gjithashtu dhe PPP-të me ofertë të pakërkuar miratohen pa një nivel të mjaftueshëm të analizës
së kostos dhe përfitimit.
Institucionet ndërkombëtare tërheqin vëmendjen për nevojën e vendosjes të një procesi të
unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve
publike, duke përfshirë Partneritetet Publik-Privat (PPP).
Fondi Monetar Ndërkombëtar tërheq vëmendjen në dobësinë e administrimit të investimeve
publike në kushtet e fondeve të limitura, duke theksuar se është e nevojshme të kufizohen dhe
menaxhohen risqet e rritura fiskale dhe të fuqizohet menaxhimi i burimeve publike, sidomos i
investimeve publike, në mënyrë që të përftohet më shumë vlerë prej parave të shpenzuara.
18
Për gjithçka u argumentua më sipër, vërehet dukshëm se buxheti i vitit 2021 jo vetëm nuk ka
pasqyruar realisht situatën ekonomike në vend nëpërmjet parashikimeve të kryera, por nuk
përmbush pritshëmritë, si dhe bie ndesh me disa nga nenet e Kushtetutës dhe parimet e
funksionimit të shtetit të së drejtës, konkretisht nenet 4, 11, 59.
Konkretisht:
Neni 4 i Kushtetutës parashikon se:
1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta
parashikon ndryshe.
Neni 11 i Kushtetutës parashikon se:
1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në
ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
Neni 59 i Kushtetutës parashikon se:
1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të
nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;
b) plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim;
c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;
ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të
pazënë me punë;
d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të
ardhshëm;
dh) shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi
bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;
e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;
ë) zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive ripërtëritëse;
f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve,
si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;
g) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.
2. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji
përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.
Sa më sipër, është detyrë e ligjvënësit, që në çdo ligj që miraton, të kujdeset që të respektohen
këto kërkesa dhe parime të sanksionuara në Kushtetutë. Veçanërisht kjo është e domosdoshme
kur bëhet fjalë për miratimin e ligjit buxhetor, që përcakton shpërndarjen direkte të të ardhurave
publike përgjatë një viti.
19
Alokimi i fondeve buxhetore, por mbi të gjitha dhe mënyra se si analizohen dhe orientohen
politikat ekonomike dhe fiskale, lidhet drejtpërsëdrejti edhe me mundësimin e respektimit të
parimeve të mbrojtura nga Kushtetuta e vendit.
Për pasojë, ky buxhet nuk mundëson mbështetjen e nevojshme buxhetore, për të bërë çfarë
është e mundur, më së pari, për ruajtjen e shëndetit të popullësisë nga sëmundja infektive
Covid-19, si dhe nuk garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor përmes
krijimit të kushteve për punësim, për shëndetësi cilësore, dhe as për mirëqënie.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
Duke parë ecurinë e rritjes së lartë të borxhit, dhe në raste të shumta jo për nevoja prioritare
publike, si masë për të parandaluar rritjen e tij si dhe për të forcuar disiplinën financiare dhe
llogaridhënien e ekzekutivit, gjykoj që vendosja e rregullit fiskal i cili do të përcaktojë një
tavan të borxhit publik të vendosur me ligj është një masë shumë e domosdoshme.
Për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllim përmirësimin e këtij ligji në përputhje me:
– nevojat reale të shoqërisë shqiptare në këtë situatë të rëndë krize të pandemisë së
shkaktuar nga Covid-19;
– nevojës për masa urgjente për përmirësimin e sistemit shëndetësor, në kuadër të
përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19;
– nevojës për të rivlerësuar edhe njëherë mbështetjen ekonomike të familjeve
shqiptare dhe të sektorëve të ekonomisë më të prekur nga pandemia; por dhe
– nevojës për të respektuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që
asistojnë dhe monitorojnë Shqipërinë; i bindur se ekzistojnë mjetet dhe mundësitë për t’i ardhur në ndihmë shtetasve dhe biznesit, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021” pasi parashikimi i kryer nga
Qeveria dhe i miratuar nga ligjvënësi është i cekët dhe nuk i përgjigjet nevojave, pritshmërive dhe as kërkesave të shoqërisë përkundrejt përmirësimit emergjent të kujdesit shëndetësor, ashtu siç nuk ka në fokus as forcimin e ekonomisë, mbështetjen e biznesit dhe mirëqënien e qytetarëve. Sinqerisht,
Ilir Meta
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari gjerman Peter Tiede i njohur në vendin tonë si publikuesi i përgjimeve të famshme të BILD, ka komentuar protestat që janë zhvilluar ditët ...
TIRANË-Presidenti i PPE Donald Tusk ka uruar Partinë Demokratike për 30 vjetorin e themelimit të tyre.Nëpërmjet një video mesazhi Tusk shprehet se PD ka ar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
TIRANË– Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Venecia i përgjigjet sot zyrta...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu. Në disa postime ...
TIRANË– Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha ka shpërndarë në Facebook një video-mesazh ku rëndit arri...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mori pjesë ne Forumin Ndërkombëtar të organizuar online nga Konfindustria Shqiptare për shpalljen e nismës së Strategjisë së Z...
TIRANË– Këshilli Bashkiak ka miratuar listën e radhës me 1313 emra që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të ka...
TIRANË– Dy ditë protesta për vrasjen e Klodian Rashës sollën largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka marrë të gjitha ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga spitali i Pediatrisë në qytetin e Durrësit.Rama shkruan se në këtë spital janë...