LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë

25 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë

TIRANË- Prokurori Ardian Braho u përball të hënën me një sërë pyetjesh në lidhje me mundësitë financiare të prindërve të tij në blerjen e dy apartamenteve, një para se ai të fillonte detyrën si prokuror dhe i dytë në vitin 2007.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se nga hetimi prindërit e prokurorit nuk kishin pasur burime të ligjshme për blerjen e dy pasurive dhe se prokurori nuk kishte mundur të sillte dokumente që provonin të ardhurat e ligjshme për punën private të nënës dhe të babait.

Braho pranoi pjesërisht gjetjet për mungesë dokumentacioni dhe shpjegoi marrëdhëniet financiare në familje. Ai këmbënguli se nëse konsideroheshin të ardhurat e tij të menaxhuara nga babai bilancet e familjes ishin pozitive.

Procesi i tij i vetingut ndaj Brahos u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Gjetjet në kriterin e pasurisë

Relatorja Zhegu vuri në dukje se Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, kishte sjellë një raport negativ për Brahon, në të cilin vihej në dukje se kishte pasaktësi në deklarim dhe mungesë dokumentacioni për pasurinë.

Nga verifikimi i KPK rezultoi se Braho jetonte në një apartament të blerë nga babai i tij në vitin 2001. KPK tha se apartamenti ishte blerë para fillimit të detyrës nga prokurori, por i ishte nënshtruar hetimit dhe kishte rezultuar se prindërit kishin një bilanc negativ prej 1.2 milion lekë për blerjen e apartamentit.

Sipas Zhegut bilanci negativ rridhte kryesisht prej mungesës së dokumentacionit që provonte të ardhurat e prindërve para vitit të blerjes dhe kontradiktat në një kontratë shitje të një shtëpie në Shkodër, që rezultonte e shitur për 800 mijë lekë, por që pretendohej e shitur për 1.4 milion lekë.

Braho shpjegoi se kjo pasuri nuk mund të ishte pjesë e rivlerësimit të tij, për shkak se ai nuk kishte kontribut në blerjen e saj dhe se koha e blerjes ishte para fillimit të detyrës. Ai megjithatë shpjegoi se pasi kishte folur me të atin i cili kishte menaxhuar të ardhurat e familjes, kishte mësuar se shitja ishte bërë për shumën 1.4 milion lekë.

Një situatë e ngjashme rezultoi edhe me një apartament 53 metra, ngjitur me të parin. Blerë në vitin 2007. Zhegu tha se babai i subjektit kishte depozituar një shumë prej 20 mijë eurosh në bankë dhe tre ditë pas tërheqjes së shumës ishte bërë blerja. Zhegu vuri në dukje se prindërit ishin në pamundësi për të krijuar kursimin 20 mijë euro dhe për të blerë apartamentin.

Braho shpjegoi se në analizë financiare KPK nuk kishte marrë parasysh të ardhurat e tij. Ai tha se kishte jetuar në një familje ku babai ishte marrë me menaxhimin e ekonomisë dhe shpjegoi se paratë e tij të pagës ia linte të atit në pjesën më të madhe. Ai tha se për këtë arsye nuk kishte deklaruar kursime në këtë periudhë. Braho tha se i ati i kishte shpjeguar se gjatë kësaj periudhe kishte kursyer pensionet dhe se të ardhurat e pagës së prokurorit ishin përdorur për të jetuar. Braho tha se KPK dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishin pasur situata të ngjashme dhe kërkoi që edhe situata e tij të konsiderohej njësoj me këtë raste.

Nga ana e saj KPK vuri në dukje mangësi edhe për një llogari 12 mijë euro të krijuar nga babai dhe blerjen e një makine. Zhegu nuk tha sa ishin në total mungesat, por ato varjonin nga 1.2 milion në apartamentin e parë në 100 mijë në udhëtimin për arsye mjekësore në Greqi.

Braho këmbënguli se kishte dhënë shpjegime që duhej të merreshin parasysh nga KPK dhe kërkoi disa rishikime të analizës financiare. Ai tha se për disa prej dokumenteve ishte në pamundësi objektive për t’i siguruar.

Paratë nga tezja dhe zvarritjet

KPK tha se në llogarinë e babait të subjektit ishin depozituar nga tezja e këtij të fundit shuma të ndryshme dhe një total prej rreth 70 mijë dollarësh. KPK tha se ishin kërkuar shpjegime nga Braho dhe se ky i fundit kishte pretenduar se paratë ishin sjellë nga tezja e tij për tu ruajtur nga babai i tij dhe me idenë e investimit në shtëpi në Shqipëri.

Ai kishte shpjeguar edhe se investimi nuk ishte bërë dhe se paratë ishin kthyer pas pjesë-pjesë te të afërmit që i kishin lënë në kujdes të babait.

KPK megjithatë ngriti dyshime mbi këtë pasuri për shkak të mungesës së gjurmëve për kthimin e tyre pas. Sipas Komisionit koha e kthimit pas të paraqitura nga Braho përkonin me udhëtimet e regjistruara në sistemin TIMS të të afërmve, por se përndryshe nuk kishte të dhëna për kthimin e parave.

Braho këmbënguli të shpjegonte marrëdhënien familjare dhe po ashtu pretendoi se të ardhurat e familjes së tezes në SHBA ishin të mjaftueshme. I pyetur nga kryesuesja Bungo dhe vëzhguesi ndërkombëtar, prokurori dha shpjegime shtesë mbi mënyrën se si paratë ishin kthyer, por pretendoi se nuk kishte dijeni për detajet e lëvizjes së parave.

Ai këmbënguli megjithatë se dyshimet për pasuri të fshehur të tij nuk qëndronin, pasi sipas tij ai nuk kishte shpenzuar asnjë qindarkë nga këto para dhe as kishte deklaruar ndonjë përfitim prej tyre.

Zhegu tha se Brahos nuk iu gjetën probleme të figurës, por u tha se atij i ishin gjetur dy hetime të zvarritura. Relatoja tha se për këto ishin kërkuar shpjegime. Braho vetë nuk foli në seancë në lidhje me këtë pikë.

Zhegu po ashtu tha se ishte hetuar në lidhje me hetimin penal ndaj Brahos, pas një denoncimi në emisionin “Stop”. Ajo megjithatë theksoi se hetimi ishte mbyllur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda sipas të cilit Braho “nuk e kishte kryer veprën penale”.

Marrë nga Reporter.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian braho komisioni i pavarur i kualifikimit tomçi petkoviç ardian braho komisioni i pavarur i kualifikimit tomçi petkoviç

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë