Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar në Gjermani
15 Nëntor 2020, 10:41Nga DOSJA
Sipas një raporti të revistës gjermane „Spiegel” pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve afp, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së Majtës, Gökay Akbulut. Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar.
Testet e gjuhës gjermane nuk po zhvillohen në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse në vende të tjera testi i gjuhës gjermane as nuk ofrohet, 81 vende janë të prekura. Sipas „Spiegel”, institutet Goethe janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve online të gjuhës. Kjo media citon ministrin e shtetit, Niels Annen (SPD) me deklaratën se në këtë drejtim plotësohen standartet në sigurinë kundër fallsifikimeve apo mbrojtjes së të dhënave.
Deputetja e majtë Akbulut kritikoi ashpër qeverinë gjermane. „E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie, kërkoi politikanja opozitare e majtë, dhe shtoi se është e papranueshme, që të kërkosh nga bashkëshortët një provë të njohurisë gjuhësore, të cilën ata nuk kanë mundësi ta ofrojnë.
VARSHAVË- Universiteti Mjekësor i Varshavës ka krijuar një aplikacion për diagnostifikim e koronavirusit pa pasur nevojë që njerëzit të vizitohen tek mjeku...
AUSTRI– Pandemia ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e botës, ku gjithashtu edhe Austria do rikthehet në një izolim të dytë kombëtar, e cila do të zgjasë dy j...
Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë fitoren e projektuar të demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, u zbehën të premten ndërsa ...
RUMANI– Një video e realizuar në Rumani ka habitur shumë njerëz. Është djali i një biznesmeni i cili ka realizuar një video ku duket duke larë gomat e maki...
RUMANI– Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rumani, pasi një spital që trajtoheshin personat e infektuar me COVID është përfshirë nga flakët.Flakët pë...
ARMENI-Armenia është në kaos pas kapitullimit të një lufte që zgjati plot 6 javë me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorni-Karabak. Situata në vend është tensionua...
Mijëra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump, po mblidhen në Uashington për të shprehur përkrahje ndaj pretendimeve t tij – deri më tash të pab...
GREQI-Rindizet tensioni midis Ankarasë dhe Athinës zyrtare. Disa javë pasi anija turke u tërhoq nga kërkimet në det, mediat greke shkruajnë se Ankaraja i ka nis...
BERLIN– Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron një dimër të vështirë përballë shifrave në rritje të të të infektuarve nga Covid-19. Në një deklaratë që ...
AZEBAJXHAN– Mehdi Mammadoy është një ushtar azer, 25-vjeçar, i cili është vrarë në luftën për rajonin e Nagorno-Karabakut. Por Mammadoy ka pasur një sekr...