Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popullore, të cilat për një kohë të gjatë quheshin “kisha të mëdha”, me rreth 41 milionë besimtarë, nuk i mbledhin më shumicën e 83 milionë njerëzve që jetojnë në Gjermani.
Në vitin 1990 në Gjermani kishte 58 milionë anëtarë të kishës, pra rreth dy të tretat e popullsisë. Sot në Gjermani përveç katolikëve dhe protestantëve jetojnë edhe 4.5 milionë myslimanë, 1.5 milionë të krishterë ortodoksë dhe mbi 100.000 hebrenj. E ndërtesat më të mëdha të reja fetare që aktualisht po ngrihen në Berlin janë një tempull përfaqësues budist dhe “House of One”, si çatia e përbashkët e të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve.
Këshillat e etikës në vend të kishave
Prirja e rënies së anëtarësisë prek si protestantët ashtu edhe katolikët njësoj, ndërsa kishat e reformacionit edhe më shumë. Tek të dyja konfesionet ka shumë arsye për këtë lëvizje. Njëherë ishte ngritja e kostos së solidaritetit. Më pas kisha dukej politikisht shumë e majtë ose shumë e djathtë. E ndonjëherë si shkak janë pozicione kishtare në fushën e moralit seksual ose skandalet e mëdha si ai i abuzimit seksual me fëmijë. E në fund, disa valë të largimeve mund të ndërlidhen edhe me emrat të caktuar të disa peshkopëve apo personave të tjerë, si për shembull në Këln.
Por shumë rrallë ndër largimet përmendet distacimi i personave nga vet kisha, ndonëse mund të dëgjohet edhe për largimin e personave të angazhuar që kanë punuar vullnetarisht. Më shumë duket sikur të kemi humbur njëri-tjetrin. Ndjenja e fesë dhe besimit apo edhe ndjenja për fenë dhe besimin po avullohet. Jo për shkak se të gjithë tani kanë filluar të studiojnë filozofi si të çmendur, apo pse bota mendon se tani mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me Google apo me ndonjë këshill etik.
E megjithatë trendi është dramatiknë një kohë kur lindin pyetje të mëdha. Pyetje kuptimore. 20 vjet më parë ishte deshifrimi i gjenomit njerëzor dhe përparimet në kërkimin e qelizave staminale. Sot është inteligjenca artificiale, sfida dramatike e ndryshimeve klimatike, çështjet themelore të drejtësisë globale dhe kombëtare në kohën ku burimet e resurseve po pakësohen. Fatkeqësisht, etika sociale, ky funksion shumë i rëndësishëm, nuk e ka rëndësinë më të madhe në kisha.
Valët e largimit
E tani edhe pandemia e gjatë torturuese, të cilën shumë ekspertë e shohin si një pararojë e sfidave të së ardhmes, mund të llogaritet midis tyre. Të gjitha këto janë pyetje kuptimore, ku pritet ndonjë përgjigje. E kur njerëzit nuk kanë më asnjë pritshmëri nga kishat, ata kërkojnë përgjigje ose rrugë shpëtimi diku tjetër.
Prandaj, një mirëdashësi fetare disi e paqartë që disa ekspertë e shohin në rritje, nuk mund të shihet si premtuese. Forma e shkruar e fesë së shkolluar ka kuptim, sepse kundërshton radikalizimin dhe egocentrzimin. Por si pala katolike ashtu edhe ajo protestante duhet të dalin nga pozicionet mbrojtëse dhe të vendosin thekse të ndryshme. Në fjalorin e Coronës do të thuhej ndoshta, duhet të dalin përpara valës së re. Vazhdimi i status quosë nuk ndihmon.
Kjo përfshin edhe përballjen me përgjegjësitë – përballjen e vërtetë. Si sisteme pushteti që kishat ende shihen, ato me të drejtë janë gjithmonë nën vëzhgim. E kjo kthehet në zemërim kur pushteti kthehet në injorancë dhe lajthitje.
Vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton
Këtu përfshihen përfaqësuesit që duken të besueshëm dhe me të cilët njerëzit mund të identifikohen. Kjo përfshin gjithashtu një profil intelektual dhe guximin për të ndjekur institucione arsimore në të cilat fryma, përfshirë këtu edhe frymën e besimit ndaj Zotit, shkëlqen. Por vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton, nëse Zoti përdoret si instancë për pushtet.
Njerëzit kërkojnë sot kujdes shpirtëror gjithandej. Në kohën e Coronës dhe në veçanti në kohën e Krishtlindjeve lulëzon puna e këshillimeve shpirtërore përmes telefonit. Të ashtuquajturit kapelan të urgjencës janë gjithmonë aktivë në çdo fatkeqësi të madhe. Ata nuk kanë të bëjnë gjithmonë me kishat. Por tregojnë se kujdesi shpirtëror ka të bëjë më shumë me ndarjen e vuajtjeve dhe barrës, sesa thjesht me shpjegimet e një institucioni moral se çfarë duhet apo nuk duhet bërë. Po a e kanë ende kishat fuqinë për ta bërë këtë?
Nëse është kështu, atëherë kishat nuk duhet të kenë frikë. Ndoshta ndihmon një vështrim në Gjermaninë Lindore, në ato rajone të Gjermanisë ku të krishterët kanë qenë vetëm një pakicë e vogël për shumë dekada. Atje gjen tani më shumë besimtarë që nuk e kanë problem të shprehin besimin e tyre.
Marrë nga DW
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Sot e nxora prapë fletorkën nga dollapi i rrobave,fshehur mes bluzave kashmiri. Ka vite që e shfletoj,ama duket sikur e kam blerë dje. Është m...
TROPOJË- Si sot 25 vite më parë në qytetin e Bajram Currit në sheshin para Shkollës tetëvjecare që aso kohe mbante emrin “Asim Vokshi” do të ndodhte një ng...
ITALI – Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Romës, Gian Piero Gasperini është i hidhëruar dhe kapet te një episod kyç sipas tij, i cili përcaktoi edhe fa...
Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...
TIRANË– Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar përmbytje në jug të vendit, duke përmbytur dhjetra hektarë ujë e po ashtu edhe disa dhjetra banesa, kryes...
GJERMANI- Merkel nuk ishte shumë kritike ndaj rrëshqitjes së Serbisë në një diktaturë. Qeveria e re gjermane duhet të angazhohet për më shumë demokraci në rajon...
Nga Kristi Pinderi Duke pare stadiumin sot: Eshte nje koncept shume interesant, quhet “delusional perception”. Kur marrim makinen ne mengjes, nje me...
SHBA – Fjalët nuk janë të mjaftueshme, politikanët shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se do të përballen me pasojë nëse injorojnë ankesat e SHBA-së për ni...
Nga Klodian TOMORRIPikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar erdhi në Tiranë për të përçuar mesazhin e luftës kundër korrupsionit me krye...
Nga Ilir GjiniNga kujtimet e paharuara të atyre ditë-netëve të Dhjetorit 90-të, kur regjimi i fundit komunist i Europës përpëlitej në agoninë e tallonave, më ka...