LIVE UPDATES
Insights

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

8 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që Shtetet e Bashkuara t’i ndihmojnë Kievit që të sigurojë më shumë avionë luftarakë për t’u përballur me pushtimin e Rusisë dhe për të mbajtur kontrollin e hapësirës së tij ajrore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë ide dhe aktualisht po shikon “në mënyrë shumë, shumë aktive” për një propozim, sipas të cilit, shteti fqinj i Ukrainës, Polonia, ta furnizojë Kievin me avionë luftarakë të kohës sovjetike dhe në këmbim të marrë avionë amerikanë të tipit F-16.

Megjithatë, ky propozim është i mbushur me pasiguri dhe Polonia publikisht ka qenë më pak entuziaste për të, gjerësisht për shkak se Rusia ka paralajmëruar se ndihma ndaj forcave ajrore të Ukrainës do të shihej nga Moska si pjesëmarrje në konflikt dhe do të mund të hapte mundësinë për kundërpërgjigje. Ndërkaq, komentet zyrtare nga NATO dhe Polonia kanë qenë vetëm për të konfirmuar vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje.

Pse i duhen Ukrainës avionë luftarakë?

Forcat ajrore ukrainase përdorin avionë sovjetikë MiG-29 dhe Su për të mbrojtur qiejt dhe territorin e tyre nga pushtimi ushtarak i Rusisë që nisi më 24 shkurt. Ukraina ka bërë thirrje për avionë shtesë në mënyrë që të mund të vazhdojë këtë mision në terma afatgjatë.

Forcat ajrore ukrainase janë në disavantazh numerik në krahasim me forcat ajrore ruse, por pilotët ukrainas kanë vazhduar të kryejnë misione luftuese dhe kanë pretenduar se kanë vrarë ushtarë rusë, pavarësisht se ushtria ruse ka pretenduar se ka shtypur fuqinë ajrore ukrainase.

Pse jo avionë luftarakë amerikanë?

Pilotët ushtarakë të Ukrainës nuk janë të trajnuar që të fluturojnë avionë luftarakë amerikanë dhe janë më të përgatitur që të manovrojnë MiG-29 apo avionët Su, që aktualisht përdoren nga ish-shtetet sovjetike që janë anëtare të NATO-s, siç janë Polonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Pilotët ukrainas do të ishin në gjendje që të operonin menjëherë me avionët MiG, por Polonia duket se nuk është shumë entuziaste që të humbë një pjesë të konsiderueshme të flotës së saj ajrore pa marrë avionë zëvendësues. Avionët F-16, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, po bëhen shtylla kryesore e forcave ajrore të Polonisë, teksa ky shtet po modernizon ushtrinë.

Cila është përgjigja e Polonis

Bliken tha se ka “dritë të gjelbër” për Poloninë që t’i dërgojë avionë Ukrainës.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive për çështjen e avionëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si ne mund të kompensojmë nëse Polonia vendos të furnizojë Kievin me këta avionë. Nuk mund të flas për afate, por mund t’iu them se ne po e shikojmë këtë çështje në mënyrë shumë, shumë aktive”, tha Blinken të shtunën gjatë vizitës në Moldavi. Megjithatë, përgjigja e Polonisë ka qenë e përmbajtur.

“Sa i përket dërgimit të avionëve, vetëm mund të përsërisë se ende nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller.

Mueller hodhi poshtë pretendimet se Polonia mund t’i ofrojë bazat e saj ajrore për avionët luftarakë ukrainas. Rusia ka pretenduar se Rumania dhe disa shtetet të tjera, që nuk ka treguar se për cilat bëhet fjalë, kanë pranuar që avionët luftarakë ukrainas të vendosen në shtetet e tyre.

Ndërkaq, Polonia ka mbështetur Ukrainën, si në aspektin politik duke mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe në aspektin humanitar pasi ka hapur dyert për refugjatët nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Pse Polonia nuk është e vendosur?

Pavarësisht qëndrimit mbështetës ndaj Ukrainës, Varshava po përballet me një vendim qenësor dhe sfidues sa i përket furnizimit të Kievit me avionë.

Rusia ka paralajmëruar fqinjët e Ukrainës kundër pranimit të avionëve luftarakë në territoret e tyre, duke thënë se Moska do ta konsiderojë këtë si “përfshirje ushtarake në konflikt” të këtyre shteteve. Ky paralajmërim mund t’i hapë rrugë armiqësive.

Fjalët e Rusisë mund të merren si një paralajmërim më i gjerë kundër ndihmës ndaj forcave ajrore ukrainase. Polonia po ashtu është në kufi me Rusinë, përmes enklavës së Kaliningradit, dhe ndan një kufi të gjatë me aleaten e Rusisë, Bjellorusinë. Raportet midis Varshavës dhe Moskës kanë qenë në pikë të ulët që prej se Qeveria e krahut të djathtë erdhi në pushtet në Poloni më 2015.

Probleme të tjera

Një prej problemeve kryesore do të jetë – nëse vendoset që Ukraina të furnizohet me avionë – se ku avionët MiG do të vendosen, pasi ata nuk mund të vendosen në territorin e NATO-s. Është e paqartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje t’i pranojë avionët dhe t’i mirëmbajë ata në terma afatgjatë, duke pasur parasysh luftën që po zhvillohet në këtë shtet.

Një tjetër pyetje që ende nuk ka përgjigje është se si do të dërgoheshin këta avionë në Ukrainë. Pilotët polakë, të cilët po ashtu janë pilotë të NATO-s, nuk mund t’i fluturojnë avionët për në Ukrainë pa rrezikuar përfshirjen e NATO-s në konflikt, dhe nëse pilotët ukrainas shkojnë në Poloni për t’i marrë këta avionë, sërish do të paraqitej një problem i ngjashëm.

Po ashtu është edhe problemi i bllokadave në prodhimin e avionëve F-16, që nënkupton se çdo shtet që do t’i japë Ukrainës avionët MiG dhe Su, do të duhet të presë që t’i vijnë si kompensim avionët e prodhimit amerikan.

Senatori amerikan, Marco Rubio, e ka përmbledhur këtë situatë kështu: “Ka komplikime që vijnë me këtë çështje. Nuk është aq e lehtë thjesht të dërgohen avionët. Ju duhet t’i fluturoni këta avionë, duhet t’i dërgoni diku dhe t’i ateroni. Dhe… rusët kanë lëshuar diku mes tetë deri në 12 raketa në një aeroport në perëndim të Ukrainës. Dhe është thjesht pjesë e një strategjie për të penguar ata që të lëvizin avionët”, tha Rubio, senator republikan nga shteti i Floridës.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog antony blinken lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelensky antony blinken lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelensky

Sondazh

Poll
Insights 7 Mars 2022, 16:54

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

NGA Silvana Kola-LokaBëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj! Kjo është e vetja këshillë për karrierë që më ka dhënë ime më. Ndërkohë, ajo vetë is...

Insights 6 Mars 2022, 17:27

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian TomorriKoha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjin...

Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Insights 4 Mars 2022, 15:18

Mbi fenomenin e Edison Memollës

Kandidati i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Rrogozhinës, nuk është veçse një individ, por është një fenomen i përhapur gjerësisht në...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë