LIVE UPDATES
Ekonomi

Punësohen 218 infermierë përmes portalit/ Manastirliu: ‘Infermierë për Shqipërinë’, tashmë ligj

18 Mars 2019, 13:22 Nga DOSJA
Punësohen 218 infermierë përmes portalit/ Manastirliu:

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan nga konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”, në sistemin shëndetësor publik në të gjithë vendin, me transparencë dhe meritokraci.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti infermierët e punësuar rishtazi, ku tha se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor.

Nëpërmjet ligjit të ri të kudesit shëndetësor që ne kemi propozuar, portali ‘Infermierë për Shqipërinë’ të vendoset në ligj, për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë për punësimin në sistemin shëndetësor publik, Ministrja e Shëndetësisë tha se ky sistem përparëson përzgjedhjen e më të mirëve.

Nga 218 profesionistë të punësuar, ka mes jush infermierë ekselentë që kanë hyrë në testim me 10 pikë bonus, një praktikë e re e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të ‘Paktit për Universitetin’ dhe angazhimit që kemi marrë për të rritur cilësinë në kujdesin shëndetësor, përmes punësimit të më të mirëve në sistemin publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e sapo punësuar, se, edukimi në vazhdim do të jetë detyrim i institucioneve shëndetësore.

Punësimi është vetëm hapi i parë. Tashmë edukimi në vazhdim, do të vendoset në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Duke u ndalur te ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se akreditimi 5-vjeçar i institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike, do të bëhet vetëm nëse plotësohen kriteret bazë, që do të jenë kusht për akreditimin.

Ndryshimet që ne propozojmë në ligj lidhen edhe me plotësimin e kushteve bazë të çdo institucioni që ofron shërbim shëndetësor, qoftë ky publik apo jo publike. Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t’u pezullohet licensa deri në plotësimin e këtyre kushteve dhe më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan vetëm me konkursin e tretë “Infermierë për Shqipërinë”, ndërsa janë 1161 profesionistë ((1,031 infermierë, 82 mami, 5 fizioterapist dhe 18 teknik imazherie) që i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” një vit më parë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ogerta manstirliu punesimi i infermiereve ogerta manstirliu punesimi i infermiereve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen