"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Pusho ore, nuk ulem fare me ty”/ Rama nuk përmbahet para Andi Telës, shpërthen për sherrin në Elbasan: Rrugaçë që s
25 Mars 2021, 21:35Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me gazetarin Andi Tela. I ftuar në “Opinion” teksa sqaronte sherrin në Elbasan, Rama u përplas me Telën dhe i kërkoi të pushonte e të mos i kërkonte asgjë.
Për sherrin, Rama tha se ishte gjithçka e stimuluar nga Lulzim Basha, se ata që u zunë ishin një tufë rrugaçësh që dolën dhe shanë me ‘libër shpie’.
Pjesë nga Biseda:
Edi Rama: Pusho pusho se s’më kërkon dot ti mua të dënoj këtë e atë. Dhe është ofenduese që ma kërkon ti mua…edhe që nga momenti që e thua këtë gjë, unë nuk duhet të ulem fare me ty. Kaq po të them. Kjo rrugaçëri që del aty dhe nuk bërtet vetëm “Rama Ik” por edhem e librin e shtëpisë nuk janë qytetarë por rrugaçë
Andi Tela: Po ashtu janë, nuk janë edhe më të mirët e këtij vendi
Edi Rama: Këtu këtu dëgjo këtu
Andi Tela: Po, po
Edi Rama: Dëgjo këtu se edhe në burg votohet. Partitë nuk janë kisha e xhami e di ti që votohet në burgje.
Andi Tela: Kam mbi 20 vjet që pasqyroj
Edi Rama: Epo këtë duhet të dish. Një palë atje ishte sjellë nga lideri demokratik. Pala tjetër doli nga turma. Kaq
Andi Tela: Aty kishte dhe gra
Edi Rama: E çfarë domethënë që kishte dhe gra
Andi Tela: Do të thotë që nuk ishte turmë agresive.
Edi Rama: Gjithçka ishte e stimuluar nga Lulzim Basha.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Ka vazhduar sërish përballja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, se kush do të ishte kryeministër më i mirë.Shumica e qytetarëve të pyetur në Durrës d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian, në lidhje me shpërndarjen e vaksinave.I ftuar në “Opinion”, Rama tha se është tup...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është vënë përballë shifrave të vdekjeve nga COVID-19 të publikuara nga Monitor. I ftuar në “Opinion”, Blendi Fevziu nx...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se zv.dihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, e ka mar...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi. E ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuari...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status e pyeste n...
DURRËS- Në shumicë dërrmuese qytetarët e Durrësit kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.Në prezantimin e sotëm të sondazhit të ‘Flame Tree ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se uron që Policia të mos marrë asnjë masë për Partinë Demkratike, pas mitingut të sotëm.I ftuar në “Opinion”, R...
TIRANË- Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka lëshuar deklarata fyese ndaj qytetarëve që ju bashkuan Partisë Demokratike në hapjen e fushatës elektorale.E f...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kina dhe Rusia kanë ditur të bëjnë vendet e tjera të besojnë se po shpërndajnë vaksina, por që sipas ti...