Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Pushtuan’ tokën në Vlorë dhe Sarandë! Policia procedon 8 administratorë subjektesh, parcelat e tyre mbeten pa shezlone
1 Korrik 2021, 08:12Nga DOSJA
VLORË– Policia e Vlorës ka proceduar 8 administratorë subjektesh në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës, pasi kishin zaptuar në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë u proceduan penalisht administratorët e lokaleve: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe F. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë, Himarë, Sarandë/ Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Procedohen penalisht 8 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, gjatë ditës së djeshme në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës janë liruar 8 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, Policia Bashkiake, Inspektorati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të bashkisë Vlorë, gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra. Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe F. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi u kap me 15 mijë euro, që do i dërgonte në Dubai nga aeroporti...
DURRËS–Ditën e sotme, tregtarët në Durrës kanë dalë në protestë. Atyre iu është lajmëruar nga Bashkia e qytetit bregdetar, se tregu do të transferohej. Tre...
DIVJAKË– Pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme përgjatë vijës bregdetare në vend, kanë nisur dhe procedimet ndaj administruesve të lokaleve dhe hote...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, pasi varianti i ri i Covid, Delta mbetet alert, pasi ...
BERAT- Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Tomorrit, i cili ka shkrumbuar mbi 20 hektar pyje. Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe ter...
Nga Klodiana Lala Ka dy mënyra për të interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore të ngarkesave me kokainë në Europë kanë shënuar rekord të njëpasnjëshëm përgja...
DURRËS– I moshuari i cili u gjet i mbytur në plazhin e Durrësit ditën e djeshme është identifikuar nga policia. Viktima është një 82-vjeçar i identi...
TIRANË– Një aksident që mund të kishte përfunduar më tragjikisht ndodhi mesditën e djeshme në spitalin ‘Ushtarak’ në Tiranë. Një vajzë ka hyrë me makinë në...