Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Historia e qenit Reeny, pret prej 1 muaji pronaren e përdhunuar dhe vrarë nga rusët
12 Prill 2022, 09:33Nga DOSJA
UKRAINË- Një qen ka pritur rreth një muaj që pronarja e tij të kthehej pa e ditur faktin se ajo ishte vrarë. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko, tregoi historinë e një gruaje ukrainase Tetiana Zadorozhniak e cila mendohet se është vrarë një muaj më parë në Makariv.
Sipas Daily Mail, banorët e qytetit kanë treguar se Tetiana u tërhoq zvarrë nga nga njerëzit e kryetarit të çeçenëve Kadyrovit. Banorët vendas kanë thënë se pas ditësh torturash, një nga ushtarët e përdhunoi përpara se t’i priste fytin me datë 15 mars. Dëshmitarët pohuan gjithashtu se ushtari çeçen që përdhunoi dhe vrau Tetianën u ekzekutua më vonë nga shokët e tij të luftës. Në postimin e tij në Telegram, Gerashchenko tha se Tetiana kishte jetuar në shtëpinë e saj në Makariv që nga viti 2012 me burrin e saj, i cili kishte vdekur nga Covid dhe qenin e tyre Reeny. Gerashchenko tha se ishte kthyer në shtëpinë e saj për të gjetur Reeny i cili ishte duke pritur me durim jashtë shtëpisë për pronarin e tij të vrarë.
“Ky është Reeny, 9 vjeç. Tetiana për të cilën kemi shkruar u vra brutalisht. Reeny nuk e di dhe ende e pret atë. Askush nuk u kujdes për Reeny gjatë muajit të pushtimit”,- ka shkruar zyrtari ukrainas.
Makariv, qyteti në të cilin kaluan ditët e fundit brutale të Tetianës, u emërua gjatë fundjavës si vendi i një masake tjetër masive civile të kryer nga forcat ruse që tërhiqeshin nga zonat përreth Kievit javë më parë. Trupat e mbi 100 civilëve janë gjetur deri më tani në qytet që kur trupat ukrainase arritën ta rimarrë atë në fund të marsit, me trupa të tjerë për t’u zbuluar ende.
Gjyshërit e aktores Joshla Melanie Weiß i deportuan në kampe përqëndrimi gjatë epokës naziste, sepse ishin sinti. Aktorja e trajton traumën që shkaktoi periudha...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë publike paketën e re të Qeverisë për pagën minimale. Pas konferencës, Kurti ka ndarë me pika në rrjetin ...
UKRAINË- Pothuajse 100,000 refugjatë ukrainas janë dërguar për t’u zhvendosur në rajonet në të gjithë Rusinë lindore nga Presidenti Vladimir Putin.Si...
KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për aksidentin që ndodhi mesditën e së dielës, kur ministrja Rozeta Hajdari përplasi një fëmijë të mitur ...
UKRAINË- Sekretari i Jashtëm sekret i laburistëve ka thënë së akuzat për përdorimin e armëve kimike nga forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit duh...
UKRAINË- Forcat pro-ruse në rajonin e Donetskut kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port jugor të Mariupolit. Sipas Sky News, Eduard Basurin,...
URKAINË- Shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andrii Nebytov, ka njoftuar se rreth 25 vajza dhe gra janë përdhunuar nga ushtarët rusë në Kiev. Disa prej ...
UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...
UKRAINË– Kryetari i bashkisë së qytetit port ukrainas të Mariupol tha të hënën se më shumë se 10,000 civilë kanë vdekur. Ndërkohë shtoi se numri i t...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë gjatë një fjalimi se trupat ruse që tërhiqeshin nga pjesë të Ukrainës veriore kishin lënë qëllimi...