LIVE UPDATES
Aktualitet

“Humbëm gjithçka, jemi vetëm fizikisht këtu”/ Qytetarët afganë në Shqipëri intervistë për VOA: Të sigurtë këtu,

30 Gusht 2021, 17:14 Nga DOSJA
“Humbëm gjithçka, jemi vetëm fizikisht këtu”/

Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit.

Ata u strehuan në Qytetin Studenti pranë Tiranës dhe në hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, si dhe shumë fëmijë. Pjesa më e madhe e qytetarëve afganë të ardhur nga Kabuli në Shqipëri janë gra e vajza si dhe shumë fëmijë.

Ata tani luajnë në oborin e konviktit dhe lëvizin të qetë në mjediset e Qytetit Studenti në periferi të Tiranës, ndërsa janë të rrethuar nga kujdestarë e roje, si dhe nga shikimet kureshtare e dashamirëse të banorëve vendas.

“Jam gazetare, eh… isha gazetare në qytetin tim, në Herat”, – thotë Zijagul Azimi, kryeredaktore në Agjencinë e Lajmeve mbi Gratë e Afganistanit.

Ajo erdhi e vetme nga Herati në Kabul dhe nga Kabuli në Tiranë, por prapa la gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.

“Kur e lashë Heratin, qytetin tim, unë humba gjithçka; punën time, familjen time. Gjithçka. Humba lidhjet me familjen. Ata janë ende në Herat. Talebanët i ndjekin familjet e gazetarëve, ata mund ta gjejnë familjen time dhe mund ta vrasin. Famijla ime shkoi në një shtëpi tjetër dhe fshihen nga ndjekjet e talebanëve, ndaj jam shumë e shqetësuar për familjen time”, – thotë Zijagul.

Ajo është përpjekur të telefonojë familjen në Afganistan dhe të mësojë lajme për ta nga Shqipëria, por këtu sapo ka ardhur dhe nuk është e lehtë të gjejë lidhje të tilla.

“Unë jam vetëm fizikisht këtu, zemra ime është tek atdheu im, tek njerëzit e mi. Dua përsëri të punoj si gazetare, por më duket e pamundur në këto kushte. Askush nuk di asgjë për të ardhmen” – thotë gazetarja nga Herati.

Ndërsa Muhamed Isa është vetëm 16 vjec, nxënës në klasën e 11 të Kolegjit. Ai erdhi në Shqipëri bashkë me familjen, dy prindërit, motrën dhe vëllain.

Pak ditë më parë, ai thotë se ishte plot me ëndrra, shpresa dhe me plane për të ardhmen, sepse studionte në një prej shkollave më të mira të Afganistanit, por pas ardhjes së talebanëve i humbi të gjithë këto dëshira për shkollim.

“Babai im është gazetar dhe njëkohësisht professor në Universitet. Talebanët e kërcënuan atë disa herë dhe ai u detyrua të emigrojë. Talebanët anulluan gjithë fluturimet nga Herati në Kabul dhe ishte mjaft e vështirë të mbërrije në Kabul. Në kryeqytet shkuam me një autobus për 24 orë rresht udhëtim” – thotë Muhamedi i vogël.

Ai shtoi se Shqipëria ishte “vendi më i bukur që kishte parë jetën e vet”, se njerëzit këtu janë shumë të dashur, i ndihmojnë për çdo nevojë, dhe janë shumë të qetë. Tani ai shqetësohet shumë për një shok në vendlindje.

“Shoku im më i mirë ishte një gjeni në shkollë. Edhe ai donte të shkonte në vende të tjera këto ditë. Më duket se ka ngelur ende në Herat, ndaj dua që edhe ai të vijë këtu, sepse kishte shumë dëshira për të realizuar me matematikën dhe shkenca të tjera. Ka një mundësi që ai të dalë në Iran, por është shumë e vështirë të vijë këndej” – thotë Muhamed Isa.

Midis qytetarëve afganë të sapoardhur në Shqipëri ka edhe specialistë të ekonomisë dhe legjislacionit.

Një prej tyre është edhe drejtuesi i Organizatës për Studime Ekonomike e ligjore të Afganistanit, Muhamed Halid Ramizi, i cili na kërkoi t’ja mbulonim fytyrën për arsye sigurie. Ai thotë se kjo ishte qendra kryesore e kërkimeve liberale në Afganistan.

“Unë punoja si drejtues i një prej qendrave studimore që mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe vlerave të tjera shoqërore si demokraci, liritë personale, ekonomia e tregut. Por për fat të keq, pas pushtimit nga talebanët, pasi ata erdhën në pushtet në Afganistan, hapësira jonë e punës u ngushtua mjaft, kështu që u bë e pamundur të veproje atje. Ata u munduan të na kapnin dhe mund të na vrisnin menjëherë”- thotë zoti Ramizi.

Organizatat ndërkombëtare partnere dhe qeveria shqiptare i sollën në Shqipëri atë me familjen, me kolegët dhe tani janë të sigurtë.

“Tani po shohim çfarë do të ndodhë në Afganistan dhe jam i sigurtë që ne do të bëjmë shumë më tepër veprimtari nga jashtë Afganistanit për kombin afgan” – thotë zoti Ramizi.

Organizata e tij kishte 20 persona, pjesa më e madhe janë këtu në Shqipëri, dhe një pjesë në vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistan e Taxhikistan por, sipas tij, atje ata janë të rrezikuar seriozisht nga grupet talebane.

“Në Shqipëri na pritën njerëz shumë miqësorë dhe të dashur, dhe ne kemi një respekt të madh për popullin shqiptar. Ne nuk donim ta linim atdheun tonë në ato kushte, por jeta jonë u rrezikua seriozisht. Këtu në Shqipëri jemi të sigurtë, na duan të gjithë, ndërkohë disa organizata po punojnë për të na dërguar në SHBA. Tani për tani po gëzojmë mbrojtjen dhe kujdesin e populit dhe qeverisë shqiptare” – thotë zoti Ramizi.

Brenda 4 ditëve të fundit kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 6 avionë, duke strehuar në Shqipëri 607 qytetarë afganë të shpërngulur nga rreziqet e shtuara prej talebanëve në Kabul.

Të dielën mbërritën edhe dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë të larguar nga Kabuli, mes të cilëve edhe nëna me fëmijë të mitur.

Shqipëria u angazhua qysh në fillim për të strehuar shtetas afganë, që po largohen nga atdheu i tyre, sepse rrezikohen të vriten nga talebanët.

Autoritetet shqiptare janë shprehur se mund të presin deri në 4 mijë qytetarë afganë dhe kanë bërë gati për mikpritjen e tyre një numër të konsiderueshëm hotelesh dhe kampuse studentore./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Gusht 2021, 15:41

TIRANË– 2 mijë e 495 viktima, 9 mijë e 506 të infektuar aktivë dhe 133 mijë e 332 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi ...

Aktualitet 30 Gusht 2021, 15:04

BRITANI– Një tjetër shqipar ka rënë në prangat e policisë në Britani ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një ferëmë gjigande në qytetin Bra...

Aktualitet 30 Gusht 2021, 14:52

Yuri Kim viziton afganët në Qytet Studenti

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot afganët të cilët janë strehuar në Qytetin Studenti. E shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, Ki...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen