Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Qyteti numër 4! Sali Berisha nesër mban “Foltoren për PD” në Durrës
28 Shtator 2021, 07:32Nga DOSJA
TIRANË– Sali Berisha, ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, do të mbajë nesër një takim në qytetin e Durrësit. ‘Foltorja për PD’ do të zhvendoset ditën e nesërme në qytetin bregdetar. Takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 18:00 në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu. Berisha i bën thirrje demokratëve që të jenë pjesë për një parti më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.
POSTIMI I BERISHËS:
“Njoftim! Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”
‘Foltorja për PD’ është mbledhur në Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa ditën e nesërme do të zhvillohet dhe në Durrës.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë, teksa është shprehur se kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore në pallatin e Briga...
TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu dyshon se mes PS dhe PD mund të ketë bashkëqeverisje. Kështu deklaroi mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emision...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana po...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për ish-liderin e Partisë demokratike ndjen një keqardhje të madhe. I ftuar në “Open”, Rama tha se Sali...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklarur se ulja apo heqja e TVSH-së nga produktet e shportës nuk ndikon në uljen e cmimeve të tyre. I ftuar në ‘Ope...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar përralla dhe thashetheme debatet e forta brenda Partisë Socialiste në Shkodër, kur kryetarët e Bashkis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi nuk diskutohet në asnjë mënyrë me Opozitën, por që do të mund të dialogojnë për atë...