Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-Rama kujton Bashën në Kuvend, UDHËZIME PD: E kam këshilluar, por ai s’më dëgjoi!
21 Prill 2022, 10:42Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me procesin për zgjedhjen presidentit të ri. Rama kujtoi nga Foltorja e Kuvendit ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke treguar edhe prapaskenat me të. Sipas kryeministrit, ai e kishte këshilluar disa herë Bashën por në fakt ai nuk e kishte dëgjuar. Ndaj dhe vendosi që të përsëriste “gabimin” me të tjerët.
“Doni të shkoni vazhdoni, si me të vdekurin, ne nuk na mundni dot. Arsyet ua kam shpjeguar, sepse jetoni në mohim. Ju kur arrini të thoni jemi 5 mijë prezent, ka marrë fund. Kur i vdekuri iu udhëheq, është edhe më keq se numërimi. U kam thënë, ai që iku po të kishte dëgjuar pak më vëmendje, jo mua por zërin e arsyes do të ishte këtu akoma. Po ju them juve, mos shkoni pas të vdekurit. Mos u nisni nga fakti që do të ndiqni shpirtrat e lirë. Kam dëgjuar se po i shkoni si zogjt e korbit, jo nuk ka asnjë shqetësim për ju. Kam një shqetësim që nuk do ta kuptoni dot asnjëherë. Shqetësimi im është që ne këtu nuk jemi për paritë tona. Partitë tona janë për vendin tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë bardhë e blu. Për të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi. Për presidentin bujrum. Nëse jepni kandidaturë bindëse ne do votojmë. Nuk do zgjedhim president nga grupi i PS, por përfaqësues i shumicës,”-tha ndwr tw tjera Rama.
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se nga pakti për universitetin mbështetja për studentët është rritur. E ndodhur në Kuvend, pasi u...
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur nga foltorja e Kuvendit ministres së Energjitikës Belinda Balluku. Sipas Taba...
SHBA- Gjatë mbledhjes së djeshme të OKB-së ka patur një debat midis ambasadorit të Shqipërisë Ferit Hoxha dhe ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviç...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha zuri Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë duke i marrë fjalën deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasi...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se nëse ia heq dhe një herë tjetër fj...
TIRANË– Ky është momenti kur Fatmir Mediu i lë radhën për të folur në Foltoren e Kuvendit, ish-kryeministit Sali Berisha. Fillimisht ai u ngrit në kë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e krahasoi ditën e sotme Partinë Demokratike si ambasada amerikane. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se PD-ja është bë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën në Kuvend pas incidentit që i ndodhi me Sali Berishës. Duke qeshur ai iu drejtua...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës duke i kujtuar që Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë pas hekurave të burgut lidhur m...