LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Rama-opozitës: Kriza energjitike nuk varet nga ne, bëni moratorium heshtjeje

7 Tetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
VIDEO- Rama-opozitës: Kriza energjitike nuk varet nga ne, bëni

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se opozita nuk ka mbështetur asnjë nga reformat e qeverisë në 8 vite dhe e ka mbushur opinionin publik me të pavërteta. Rama tha se kriza energjitike nuk varet nga qeveria, ndërsa referuar akuzave të disa viteve më parë për arrestimin, Rama tha se asnjë njeri që nuk ka paguar energjinë elektrike nuk është përballur me arrestimin. Të vetmit, tha ai, kanë qenë ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Rama iu përgjigj edhe kritikëve që thonë se në vendet e tjera të rajonit dhe Evropës pagat janë më të lartë. Kryeministri deklaroi se në Gjermani, shumë nga të ardhurat i kthehen pas shoqërisë në taksa dhe sigurime, ndërsa në Shqipëri biznesi ka lehtësi si taksa dhe TVSH, zero.


PJESE NGA FJALA E RAMES: 

Sa për krizën energjetike, e para është që ne nuk kemi sot një kapacitet të atillë prodhues që të sigurojmë sovranitetin e plotë dhe për këtë po punojmë. Kur ka shumë shi ne jo vetëm që nuk arrijmë dot të mbledhim rezerva, por siç bënit ju në të shkuarën dhe për fat të keq duhet ta bëjmë ne se nuk bëtë asgjë, jemi të detyruar që kur bien reshje përtej normës, të hapim portat dhe t’i hedhim në fushat e prodhimit ato të ardhura që duhet t’i rentabilizonim e t’i kishim për ditë të vështira.

Shqiptarët nuk janë budallenj, a thua se keni ardhur nga hëna, a thua se nuk keni mbajtur në kurriz kriza. Ju duhet të bëni moratorium heshtje, sepse ju një gjeneratë e futët në gropë me politikën energjitike dhe me të gjithë atë ç’organizim, keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit. E si u bëka një kapërcim epokal sa hap e mbyll sytë, duke ju patur dhe juve mbi kurriz. Që edhe për vjedhjen e energjisë mbushët miletin me llafe që kush s’paguan futet në burg. Asnjë që nuk ka paguar s’ka bërë burg. Kush s’i paguan i priten, kush i vjedh po. Të gjitha këto janë të thjeshta. Shihni rajonin dhe tabelat e pagave. Jam dakord unë që të ardhurat janë ende të ulëta në raport me sfidat.

Jam dakord që gjetkë janë më të larta. Po sa paguajnë ata andej? Se atyre që më thonë dakord kjo e ajo, po në Gjermani kanë pensionin aq e kaq, pyetini sa i kanë taksat e sigurimet. Sa nga ajo që ata marrin i kthehet prapë shoqërisë? Pra për të mos rënduar në këtë fazë njerëzit, jemi të vetmit me biznesin e vogël me taksën zero. Ma gjeni kush e ka taksën zero në rajon. Me TVSH zero deri në 100 milionë. Dikush duhet ti paguajë ato (uljen e TVSH-së). Këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, por ata s’janë shumicë. Shumica dëgjon me mendjen e vet, jo me çfarë tha pengu e çfarë tha pengmarrësi. Ju çdo tallje që bëni këtu, e paguani në zgjedhje. 

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 7 tetor 2021 edi rama seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë