LIVE UPDATES
Politike

Rama shigjeton BE: Goditi besueshmërinë në rajon, s’mbajti fjalën me Kosovën. Na qeshin se duam SHBA, që kemi marrëdhë

28 Tetor 2019, 11:14 Nga DOSJA
Rama shigjeton BE: Goditi besueshmërinë në rajon, s’mbajti

TIRANË- Me fjalët e Fan Nolit, kryeministri Edi Rama e quajti një marrëdhënie speciale, atë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Shqiptarët nuk janë vetëm”, tha Rama, dhe sot janë më mirë se në çdo kohë në pozicionimin e tyre në rajon.

I pranishëm në konferencën “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor”, kryeministri tregoi për besimin që populli shqiptar ka tek Amerika, e më tej edhe për këndvështrimin që Evropa ka për këtë marrëdhënie. E shohin këtë marrëdhënie si një shprehje deri diku naive të kuptimit tonë për botën”shtoi kryeministri, e rrëfeu se në takimet me liderë evropianë dhe njerëz të zakonshëm, ata e shohin me keqardhje përkushtimin e shqiptarëve ndaj SHBA. “jo rrallë më ka ndodhur që të ndesh një lloj buzëqeshje të keqardhur për këtë përkushtim që ne si popull kemi ndaj SHBA”-u shpreh Rama.

Teksa theksoi rëndësinë që për Shqipërinë ka SHBA, Rama u ndal sërish tek vendimi që Bashkimi Evropian dha për një “Jo” për hapjen e negociatave. Rama tha se BE ka goditur besueshmërinë. “ Vendimi apo mosvendimi që rezultoi një fund të një debati mes veti, ndër të tjera, dhe në radhë të parë i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vetë.”-tha Rama.

E këtë e paralelizoi edhe me situatën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë tek mundësia e incentivave (premtimeve), që mund të deklarohen me sinqeritet, dhe mund të mos mbahen. Por s’është hera e parë, të themi të vërtetën, por po bëhen disa here që fjala nuk është mbajtur”, theksoi shefi i ekzekutivit, që pasi shigjetoi Bashkimin Evropian për problemet e brendshme dhe qasjen që pati ndaj Shqipërisë, tha se shqiptarëte kanë amanet historik rrugëtimin e tyre drejt BE.”

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Qysh prej asaj kohe, marrëdhënia me SHBA e shqiptarëve nisi të plazmohej si një marrëdhënie special, e cila sot është në themelin e politikës sonë të jashtme, por më shumë se kaq, është në themelin e vetëdijes së shqiptarëve, se jo vetëm që s’janë vetëm por janë në shoqërinë më të mirë të mundshme. Nëse sot, shqiptarët në rajon janë më mirë se asnjëherë tjetër, krahasuar me të shkuarën e vështirë të kombit tonë, dhe popullit tonë të shpërndarë në të gjithë rajonin, kjo mund të thuhet pa frikë se i dedikohet kësaj marrëdhënieje speciale me SHBA. I shkojnë më së miri kësaj marrëdhënieje dhe shqiptarëve, fjalët e Nolit, i cili thotë “Ky vend kaq i madh që udhëheq njerëzimin drejt paqesë, e drejtësisë”.

Shumëkush nga partnerët tanë evropianë, si njerëz të zakonshëm, e ata më pak të zakonshëm e shohin këtë marrëdhënie si një shprehje deri diku naive të kuptimit tonë për botën, e jo rrallë më ka ndodhur që të ndesh një lloj buzëqeshje të keqardhur për këtë përkushtim që ne si popull kemi ndaj SHBA. Është shumë e vështirë që të mund të kuptohet nga të tjerët “Pse-ja” e kësaj marrëdhënieje e cila padiskutim lidhet me atë çka ne kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë, por edhe asaj që kemi përjetuar ne në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë. Nga ana tjetër, nëse sot BP është një vend më i mirë kjo i dedikohet SHBA. Besoj se BP është pasqyra e suksesit të SHBA dhe diplomacisë amerikane që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Kapaciteti i BE për të ndikuar në dialogun Kosovë-Serbi me vendimin për negociatat është tkurrur. Vendimi apo mosvendimi që rezultoi një fund të një debati mes veti, ndër të tjera, dhe në radhë të parë i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vetë. Do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë tek mundësia e incentivave (premtimeve), që mund të deklarohen me sinqeritet, dhe mund të mos mbahen. Por s’është hera e parë, të themi të vërtetën, por po bëhen disa herë. Dhe në rastin e Kosovës, kemi një rast flagrant që nuk është mbajtur fjalën. Është një tërësi shtetesh, jo një shtet Kosova. Por po flas për kushtëzimin absurd, por që sidoqoftë një kushtëzim që u mor parasysh për liberalizimin e vizave, pas marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Është një rast unikal, dhe ndërkohë që nga viti 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 mln njerëz, të cilët jetojnë në territore që s’kanë asnjë proces negociatash, marrja peng në këtë farë feje, e 2 milionë shqiptarëve, janë më pak në fakt që jetojnë në Kosovë, deri në pikën e një vendi të çliruar nga fuqitë e mëdha evropiane, kalon kufirin e çdo absurdi. Është një pengmarrje që tregon mungesën e kapacitetit për të vepruar në mënyrë të unifikuar dhe rënie e familjes evropiane në grackën e një vendi, apo një vendi tjetër që imponon moskonsesusin. Ajo që sipas meje, mbetet e padiskutueshme, është se shqiptarët në përgjithësi s’kanë asnjë rrugë tjetër veçse të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë dhe që është e trashëguar si amanet, në gjithë vetëdijen e kombit tonë, pavarësisht periudhave të ndryshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama shqiperia dhe shba dështojnë negociatat me be-në edi rama shqiperia dhe shba

Sondazh

Poll
Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen