LIVE UPDATES
Bota

Ramazani ul numrin e testimeve për koronavirus, por cilat janë arsyet që “nuk e prish” agjërimin

27 Prill 2021, 18:37 Nga DOSJA
Ramazani ul numrin e testimeve për koronavirus, por cilat janë arsyet

Gjatë muajit të Ramazanit, në Kosovë ka rënë interesimi i qytetarëve për t’u testuar për COVID-19, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë brenda dy ditëve të fundit (26 dhe 27 prill) janë bërë 3,844 testime. Ndërkaq, dy ditë para fillimit të Muajit të Ramazanit (11 dhe 12 prill) ishin kryer 7,621 testime për koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se edhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 dhe të personave që kanë nevojë për hospitalizim.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke marrë trajtim mjekësor 700 persona. Në MSH, megjithatë nuk janë përgjigjur në pyetjen se a janë duke u gjurmuar rastet dhe kontaktet e personave, të cilët rezultojnë pozitivë në COVID-19.

Së fundmi, qytetarët e Kosovës, të cilët kanë pasur simptoma të sëmundjes COVID-19 kanë mundur që të testohen në institucionet publike. Paraprakisht, megjithatë, ata duhet të marrin një udhëzim nga mjeku familjar. Rënie për 30 deri në 50 për qind e testimeve për koronavirus ka pasur edhe në disa laboratorë privatë në Kosovë, ku thonë që lidhur me këtë ka ndikuar Ramazani. Këtë e konfirmon, Blerim Bajçinca, menaxher në laboratorin ‘Olive’ në Prishtinë.

Edhe Valon Sopa nga laboratori privat ‘Analiza’, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i testimeve për testin PCR, serologjik dhe analizat tjera që lidhen me COVID-19, kanë shënuar rënie deri në 50 për qind.

Infektologu Ilir Tolaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet bërë sa më shumë testime për COVID-19. Praktika ‘identifiko dhe gjurmo’, shton ai, është aplikuar në mënyrë strikte në disa vende, të cilat kanë treguar sukses në luftën kundër pandemisë.

“Në një vend si Kosova është një praktikë tjetër. Nuk shquhemi shumë as për një dedikim të madh në punë edhe kur janë të natyrës serioze, edhe kur janë të tillë – jetëkërcënuese – prandaj nuk është fare befasuese që edhe lidhur me këtë pandemi, më shumë u shkojnë problemeve prapa, institucionet në veçanti, sesa që i paraprijnë zgjidhjes së tyre dhe parandalimit të tyre”, thotë Tolaj.

Kosova, shton ai, vetëm në fillim të pandemisë ka bërë një gjurmim adekuat të rasteve të kontaktit të një rrethi më të gjerë, ndërsa më vonë dhe as tani, ky gjurmim nuk bëhet. Mosgjurmimi i rasteve të kontaktit, shton Tolaj, ka bërë që në Kosovë të mos dihet numri i saktë i të infektuarve me COVID-19.

Testimi për COVID-19 “nuk e prish” agjërimin

Muaji i Ramazanit ka filluar më 13 prill dhe gjatë 30 ditëve, besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij. Megjithatë, testimi për COVID -19 nuk e prish agjërimin, thotë për Radion Evropa e Lirë, Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

“Është mendim unanim i dijetarëve se testi PCR për koronavirus nuk e prish agjërimin, madje nuk e prish agjërimin as vaksinimi për koronaviurs”, thotë Bajgora. Po ashtu, ai shton se as dhënia e gjakut për analiza të ndryshme, përfshirë dhe testin serologjik për koronavirus, nuk e prish agjërimin.

“E vetmja gjë që mund të prish agjërimin është marrja e gjakut në mënyrë intervenoze apo në formë ushqimi, ajo e prish. Përndryshe, dhënia e gjakut dhe analizat e ndryshme që i bën njeriu gjatë Muajit të Ramazanit, nuk e prishin agjërimin”, thotë Bajgora.

Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti. Ndërkaq, testimi serologjik bëhet përmes gjakut dhe tregon prezencën e antitrupave të virusit në organizmin e njeriut.

Gjendja aktuale me pandemi

Sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë, Tolaj thotë se është një situatë e qetë. Vala e tretë e pandemisë në Kosovë, sipas tij, është në shuarje e sipër. Por, se a do të ketë valë tjetër, Tolaj thotë se kjo do të varet sesa e suksesshme do të jetë Kosova në sigurimin e vaksinës dhe në vaksinimin e një numri të madh të njerëzve.

“Kur them numër të madh, nënkuptojmë 300 deri në 400 mijë persona të vaksinuar deri në verë, 400 mijë njerëz të imunizuar së bashku me mbi 600 mijë që e kanë kaluar virusin, do ta përbënin imunitetin kolektiv, i cili do të ishte domethënës në ecurinë e pandemisë dhe nga pandemia do të kalonim në një gjendje, që do të kishim më pak raste ose raste krejt sporadike”, thotë Tolaj.

Në Kosovë rastet e para me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi janë paraqitur në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë, deri më 27 prill janë regjistruar 104,390 persona pozitivë me COVID-19. Prej tyre 2,148 kanë vdekur.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ministria e shendetesise muaji i ramazanit ministria e shendetesise muaji i ramazanit

Sondazh

Poll
Bota 27 Prill 2021, 11:34

KOSOVË– Ambasadori i Sllovakisë në Bosnje e Hercegovinë, Martin Kaço e ka komentuar reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit