Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ramush Haradinaj “pa dorashka”: BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës, ja 3 veprimet konkrete që presim!
21 Nëntor 2020, 16:56Nga DOSJA
KOSOVË – I ftuar në “Kjo Javë” në News24, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në kohën kur lufta e UCK-së, vihet në dyshim, kur lidershipi i Kosovës po përballet me akuza në Hagë e kur ka plot probleme të brendshme, përfshi këtu edhe pandeminë, Bashkimi Europian nuk duhet të qëndronte indiferent, por duhet t;i shtrinte dorën Kosovës, me dia veprime konkrete.
Liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, statusi i Kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE, shprehet Haradinaj.
Do ta vuajnë institucionet e Kosovës?
Po si jo, shikoni, e para shprehja e mosbesimit që ti ta bësh një gjykatë në vendin tënd tregon për nivel të dobët të shtetit ligjor, tregon për një pamundësi që për të gjykuar veprën e tillë. Pastaj lajmet se po gjykohen udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së bëjnë dëm të madh në besim te palët e ndryshme, edhe ata politik e institucional, por edhe te ekonomia investitorët te shoqëria civile, opinioni, te media. Pra, Kosovës i vështirësohet pozita e vet edhe në planin e brendshëm, po se po, edhe rajonal e më gjerë.
Liria s’ka çmim, se për liri edhe jeta jepet edhe çdo gjë tjetër. Ne kemi dhënë jetë, kemi luftue edhe me rrezikun e jetës. Mirëpo kjo është një barrë që po i ngarkohet Kosovës tani, e Kosova për ta mbajt këtë barrë e vetme e ka të vështirë. E ka të vështirë për faktin që jemi edhe vend i ri. Kemi situatë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, kemi çështje të pazgjidhura në rajon, sikurse dialogu me Serbinë e në këtë kohë besoj se BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete, që përpos ndihmës që na jep me gjykatën, këtë ndihmë na e jep edhe Amerika edhe BE, se ata thonë se ne po ju ndihmojmë ju me vendos të drejtën me shqyrtu këto çështje të së kaluarës. Ok, ju po na jepni këtë ndihmë, po a mundeni me na dhënë edhe një ndihmë tjetër, që si Kosovë ne të përballojmë këtë gjendje pa pasojë të brendshme. Cilat mund të ishin veprimet e BE-së të cilat mund t’i kishte dhënë menjëherë, psh: liberalizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës. Jemi të vetmit në kontinent që nuk e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, jemi të izoluar. Njohjen nga pesëshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju e shihni kishte mjaft kritika për administratën e Presidentit Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit, por ajo solli njohjen e Izraelit e mendojmë që BE duhet të na ndihmojë për të na njohur pesëshja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në këtë mënyrë ia lehtëson Serbisë mërrëveshjen me Kosovën. Kur na njeh Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja është më lehtë për Serbinë me njoft Kosovën. Argumentet i ka më të lehta për qytetarët e vet për me njoft Kosovën, e kështu i jepet Kosovës kandidatura. Pra, liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, statusi i Kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE. Pra, BE mendoj që duhet të na japë këto tri të drejta, por që do ndihmonin edhe menaxhimin e gjendjes së brendshme në të cilën ndodhemi tani si vend.
Marrë nga: BW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Përfaqësuesja e grupit të punës të ngritur nga Partia Demokratike për situatën nga koronavirusi, Mirela Tabaku, ka akuzuar kryeministri Edi Rama du...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar pamje nga takimi që zhvilloi dje me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Në një...
TIRANË- Partia Demokratike distancohet nga akuza e ngritur sot nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kryedemokrati Lulzim Basha fr...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares znj. Vasilika Hysi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor ...
TIRANË– Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku akuzon qeverinë se po mashtron për shifrat e vërteta të...
DIBËR– Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme i pranishëm në Dibër të Madhe aty ku mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit t...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Pa...
TIRANË– Pas dorëheqjes si kryetar i LSI në Njësinë 11 në Laprakë dhe largimit nga strukturat e kësaj forcë politike për tu bashkuar me Partinë Socialiste t...
TIRANË– Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.LSI bën të...