Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” lidhur me demokracinë në vendin tonë. Në reagimin e tij, Rama shkruan se Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, Rama pranon se vendi ka shënuar rënie me pikë krahasuar me vjet, por shton se mund të kishte pësuar më shumë rënie nëse aksioni opozitar, sipas tij do të kishte djegur vendin. Më tej Rama shton se kur mori në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit në renditje.
“Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën. Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit,”-tha Rama.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama në një intervistë për AbcNews u pyet për një koment lidhur me raportin e publikuar. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e kishte lexuar ende, megjithatë mohoi se në Shqipëri mungonte demokracia.
POSTIMI I PLOTË:
Kur e bardha bëhet e zezë dhe s’ka asgjë në mes, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha! Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi! Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973: Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh. Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë. Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar. Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon. Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon. Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën. *Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit.
Në raportin e “Freedom House” shkruhet se Shqipëria edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar një rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria merr vetëm 3.82 pikë. Reagime për raportin ka pasur edhe nga politika shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, presidenti Meta dhe opozita.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pas propozimit për pagat e administratës e pensionet suplementare dhe abstenimit në projektligjin për shtesën në kontratën për koncesionin e portit të Porto Rom...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore ditën e sotme. Me anë të një statusi...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në Facebook, për raportin e “Freedom House”. Ai është shprehur se ky raport meriton një reflekti...
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka reaguar lidhur me deklaratën e bashkëkryetarit Damian G...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot të gjithë komunitetin e besimtarëve në Shqipëri se më 18 maj do të nisin masat lehtësuese për klerin. Njoftimi u d...
TIRANË-Deputeti Lefter Maliqi i ka dedikuar një poezi kryeministrit Edi Rama, ku edhe nuk i ka kursyer fyerjet. Në poezinë e tij, Maliqi përmend të rekotor...
TIRANE- Në dalje të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkë-kryetarja Rudina Hajdari siguroi se procesi do të vijojë të shkojë përpara. Mbledhja ...
TIRANË– Bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij, Gjiknuri u s...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur së fundmi se është thellësisht i shqetësuar për konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”, në...