Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Raporti i TI dhe OSBE/ Vasili: Shqipëria në kolaps korrupsioni galopant
3 Shkurt 2019, 15:35Nga DOSJA
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili gjatë një konference për mediet, ditën e sotme, nga selia e LSI, ka deklaruar se Transparency Internation dhe OSBE, kanë konfirmuar korrupsionin e qeverisë Rama.
Ndërsa, duke iu referuar indeksit të korrupsionit, i publikuar së fundmi nga ‘Transparency International’, Vasili thekson se Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në ideksin e korrupsionit, teksa shton këtu edhe ‘grabitjen e zgjedhjeve’ të 2017-ës.
Ndër të tjera, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, thekson se kryeministri Rama kërkoi tepsinë dhe timonin, për të vetmen arsye, për të vjedhur qytetarët shqiptarë.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Të nderuar qytetarë. Jemi sërish në të këtë komunikim së bashku, lidhur me një fenomen, me një dukuri, me një plagë të tmerrshme të shoqërisë shqiptare, I cili është korrupsioni. Një korrupsion, të cilin e kemi denoncuar pa u lodhur, i cili është në sytë e të gjithë shqiptarëve, duke filluar nga skandali I Unazës së Re dhe i dhjetëra e dhjetëra skandale të tjera. Këtë korrupsion galopant e ka konfirmuar edhe vlerësimi më i fundit i “Transparency International”, I cili tregon qartë që Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në indeksin e korrupsionit, thënë më thjesht në atë që është shpërdorimi dhe grabitja e pronës publike. Por është për t’u nënvizuar dhe për të ndarë së bashku se çfarë ka ndodhur me timonin dhe tepsinë, për të cilën kryeministri u shqye që ta kishte të gjithë të vetme në vitin 2017, në zgjedhjet e vjedhura, të grabitura dhe të certifikuara si të vjedhura edhe nga “Zëri I Amerikës”. Por çfarë ka ndodhur konkretisht me korrupsionin? Këtë e konfirmon më së miri deklarata e shefit të OSBE në Tiranë, z.Boschard. Ambasadori Boschard thotë shprehimisht: mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit mbetet nga problemet më serioze, prirja negative në rastin e Shqipërisë është shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013-2016”. Dhe pjesa më e rëndësishme e deklaratës së ambasadorit Boschard vjen tani: “Pra kjo prirje positive u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018”.
Pra Ambasadori Boschard flet shumë qartë dhe vë pikat mbi i. U përmbys prirja positive në vitin 2017 dhe u pëkeqësua më tej në vitin 2018. Pra viti 2017 dhe viti 2018 për gjithë shqiptarët është shumë e qartë, është viti i timonit dhe i tepsisë së Edi Ramës, i cili kërkonte me insistim timonin dhe tepsinë për një arsye të vetme: që në qeverisjen e tij të mos kishte as sy, të mos kishte as dëshmitarë që I krijonin bezdi të madhe, as vëmendje, as oponencë, në mënyrë që grabitja e pronës publike të vazhdonte. Sepse duke grabitur milionat e shqiptarëve do të paguheshin kriminelët që paguan vjedhjen e votave në 2017 dhe këto do të paguheshin me këto para që u rrëmbeheshin shqiptarëve si tek Unaza e Re me miliona, dhe u ktheheshin kriminelëve dhe të tërë të përzierëve me ta, të gjithë të mirat materiale të popullit shqiptar, ta rrëmbenin ata në duart e tyre. Pra, edhe një herë po e theksoj, shprehet qartë OSBE në Tiranë, që prirja u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018. Pra, timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt gjithmonë e më thellë në korrupsion vendin, që do të thotë qindra milionë euro u rrëmbehen shqiptarëve e në vënd që të kthehen në të mira materiale, në shërbime, në ndërtesa, në konvinkte për studentët, në spitale të reja, në shkolla, në çerdhe të cilat janë në mes të dimrit në akull atje në të ftohtë dhe këto merren dhe i rrëmbejnë qeveritarët, të cilët i ndajnë me kriminelët të cilët vjedhin vota. Është shumë tragjike pra që timoni dhe tepsia, shqiptarët duhet ta kuptojnë, duhet të jenë syçelët, për këtë duhet të jenë syçelët sot, në të gjitha ditën që vijnë, në 16 Shkurt dhe kudo për t’I këputur kokën timonit të tepsisë, i cili është as më shumë dhe as më pak vjedhja e çdo minutëshe që u ndodh atyre.
Konfirmimet janë të qarta, vërtetimi është i plotë, çertifikimi është bërë nga institucionet ndërkombëtare, pavarësisht që opozita e ka ngritur vazhdimisht e vazhdimisht, por vlerësimet objektive e provojnë, pra kemi vulën, vitet e timonit e tepsisë ishin vitet ku korrupsioni u zhyt thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare duke e bërë të pashpresë dhe duke e kthyer në një mungesë perspektive të plotë, në zero perspektivë të ardhmen e vendit. Koha është sot, qytetarë hapni sytë dhe mos lejoni më kurrë që një timon dhe një tepsi të jetë në Shqipëri pasi kjo është baraz me korrupsion dhe me krim. Në krye të kësaj çështje ka vetëm një emër që është Edi Rama, që kërkoi timonin dhe tepsinë pikërisht për të rrëmbyer të ardhurat e qytetarëve, pronën publike, paratë e tyre dhe për t’I transformuar ato në të mira për kriminelë e oligarkë.
(a.m/dosja.al)
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
SHQIPERI- Moti i keq ka sjellë probleme në zonën e Shijakut e cila është përfshirë nga stuhitë e forta të erës. Burime nga Bashkia e Shijakut bëjnë me dije se k...
O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...
TIRANË- Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.Kjo vjen pas kërkesës që vetë ata i bënë Ministrisë së A...
TIRANË- Gjykata e Kavajës ka vendosur masën “arrest me burg” për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë përdhunuan në grup një 15-vjeçare. (Lexo...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit ‘Rruga e gabuar’, ku 32 persona u arrestu...
VLORË- Policia ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.B., i cili aksidentoi mbrëmjen e djeshme një tjetër të ri.Pasi e aksidentoi me mjetin e tij ti...
TIRANË- Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën nga “gripi i derrit” në Sanatoriumin e Tiranës.Viktima e parë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi i ë...
KURBIN- Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit të shkuar.Policia e Kurbinit nuk e ka...
FIER- Një banesë në lagjen “29 nëntori” në Fier ka shpëtuar nga një tragjedi pas shpërthimit të një bombole gazi.Mësohet se bombola ka shpërthyer në ballkonin e...