Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Gjykata e Lartë zhvilloi mbledhjen për të shqyrtuar raportin vjetor të punës për 2021. Sipas rezultateve të publikuara, anëtarët e Gjykatës së Lartë konstatuan se janë gjykuar në vitin 2021 144% më shumë çështje se viti paraardhës (99% më shumë çështje administrative të gjykuara, 232% më shumë çështje civile dhe 127% çështje penale më tepër se 2020).
Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua në këtë mbledhje ishte dhe plotësimi i Gjykatës së Lartë me gjyqtarëm këshilltarë ligjorë dhe staf ndihmës.
NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në 4 mars 2022, paraqiti raportin vjetor për veprimtarinë e saj gjatë 2021. Fokusi kryesor i këtij raporti ishte pasqyrimi i ecurisë së vendimmarrjes gjatë një viti mjaft dinamik sa i takon plotësimit të përbërjes së kësaj Gjykate me gjyqtarë këshilltarë ligjorë dhe staf ndihmës. Sfida kryesore gjatë vitit 2021, e cila do të mbartet edhe në vitet në vijim, mbetet koordinimi i masave organizative dhe institucionale në funksion të rritjes së efektivitetit të vendimmarrjes së kësaj Gjykate. Në raport u theksua nevoja e mëtejshme për shtim të stafit ndihmës kryesisht këshilltarë ligjorë, me qëllim përpunimin e sa më shumë çështjeve për vendimmarrje, pavarësisht numrit aktual të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.
Masat organizative dhe administrative të ndërmarra nga Gjykata e Lartë përgjatë vitit 2021 kanë prodhuar efekte pozitive në veprimtarinë e saj, kanë sjellë përmirësimin e eficiencës së punës së strukturave dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore që i ofrohen publikut. Megjithëse norma e likuidimit të çështjeve për gjyqtar është 127%. Gjykata e Lartë është e ndërgjegjshme se përpunimi i shpejtë i stokut të madh të çështjeve do të marrë një kohë të konsiderueshme, nëse nuk shoqërohet me një sërë masash të tjera, të cilat janë sugjeruar në dokumentin e punës të përgatitur për këtë qëllim.
Referuar statistikave të paraqitura në këtë raport vihet re një prirje e dukshme në rritje të vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë:Gjatë vitit 2021 janë gjykuar 144% më shumë çështje se në vitin 2020 (çështjet administrative të gjykuara janë rritur me 99%, çështjet civile me 232% dhe çështjet penale me 127%).
Kombinimi i parimit të shqyrtimit kronologjik (referuar kohës së regjistrimit të çështjes në Gjykatën e Lartë), me parimin e përparësisë (emergjencës), sipas kritereve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore të Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve gjyqësore, po tregon efektet e veta.
Gjykata e Lartë shpreh besimin dhe angazhimin për të shfrytëzuar maksimalisht çdo mekanizëm dhe metodë efektive me qëllim arritjen e një rezultati më të dukshëm në uljen e stokut të çështjeve që do të evadohen në vitet në vijim. Rikthimi i besimit tek drejtësia mbetet sfidë për të gjithë sistemin e drejtësisë, veçanërisht për Gjykatën e Lartë dhe për këtë arsye të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ janë të angazhuar të kontribuojnë edhe në vijim.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV – Gjendja në Ukrainë është përtej imagjinatës së çdo njeriu. Gati 1 milionë qytetarë janë larguar nga atdheu i tyre, ndërsa të tjerë kanë marr...
TIRANË – Biznesmeni i tregtimit të prodhimeve detare Gjergj Luca sulmoi nëpërmjet një videoje “Raiffeisen Bank” ditën e sotme. Ai u shpre...
TIRANË – Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë Mira Pogaçi tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, en...
TIRANë – Dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u prangosën sot nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet pasi kanë k...
KORÇË – Dy funksionarë të lartë të policisë së Korçës janë pezulluar nga detyra pas vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kor&cced...
SHKODËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale ...
TIRANË – 70 gra dhe vajza, përfaqësuese të grupeve të disavantazhuara, të komunitetit rom e egjiptian, të LGBT dhe me aftësi të kufizuara përfituan a...
TIRANë – 2 viktima dhe 110 raste të reja pozitive me COVID është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë publikoi së fundmi të ...
TIRANË– Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Sekretarin e kryeministris...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës së krijuar pas mbarimit të mandatit ...