Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Reagon Vjosa Osmani pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Marrëveshja nuk solli ato që u premtuan për një kohë të gjatë,
5 Shtator 2020, 11:29Nga DOSJA
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas nënshkrimkt të marrëveshjes ditën e djeshme në SHBA ka thënë ditën e sotme se delegacioni i Kosovës në Uashington, nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit për një kohë të gajtë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani ajo ka thënë se qeveria e Kosovës nuk arriti që të plotësonte disa nga pikat duke rënditur çështjet si, arritja e njohjes së ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e Liqenit të Ujmanit, mospranimin e Mini-Schengenit, të pagjeturit, si dhe pika të tjera.
Nga ana tjetër, Osmani ka mirëpritur njohjen nga Izraeli duke e konsideruar si një nga njohjet më të rëndësishme për Kosovën.
Postimi i plotë
Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë: – Njohjen e ndërsjellë me Serbinë – Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani) – Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi) – Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë) – Rezultate konkrete për të pagjeturit – Dëmshpërblim për reparacionet e luftës – Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë – Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
IZRAEL– Izraeli ditën e djeshme shënoi dy fitore diplomatike, pasi shumica e myslimanëve të Kosovës ranë dakord të njohin shtetin hebre dhe Serbia tha se ...
AUSTRI- Gazeta Austriake ‘Die Presse’ ka dalë në përfundimin se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, kishte për qëllim të ndihmonte presidentin e ...
TURQI– Policia ka rënë në gjurmët e një personi misterioz, i cili shiste shalqinj me makinën e tij luksoze Lamborghini në Stamboll. Sipas policisë ai ishte një ...
BRITANI E MADHE- Një studim i “Dailymail”, ka zbuluar shefin e një bande që trasporton qenie njerëzore përmes rrugëve kontrabandë, duke siguruar udhëtime me ani...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i tha Zërit të Amerikës pak pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë se ky ishte hapi i parë drejt normalizimi...
TEHERAN- Irani ka 10 herë më shumë sasi uranium që mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, sesa është i lejuar në një marrëveshje ndërkombëtare, e c...
KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti në vizitën e tij në Washington ka takuar edhe Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeon.Në një postim në rrjetet soci...