LIVE UPDATES
Politike

Basha: Jam i tronditur nga dokumentari italian, po hartojmë ligje kundër krimit dhe pastrimit të parave

8 Gusht 2019, 13:45 Nga DOSJA
Basha: Jam i tronditur nga dokumentari italian, po hartojmë ligje

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një delaratë për mediat disa orë pasi televizioni italian publikoi një dokuementar në lidhje me 14 ton kokainë që do të vinin në Shqipëri me anë të një nëndetëseje.

Basha u shpreh se është shumë i tronditur nga ky lajm dhe se Partia Demokratike po ndërmerr masa për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave nëpërmjet hartimit të disa ligjeve. Kryedemokrati tha se në shtator do të shpalosë planin e tij të hartuar.

Ai theksoi më tej se është qeveria ajo që po mbron organizatat kriminale të trafikut të drogës duke ua lehtësuar atyre punën dhe duke lënë që të sundojnë rreth 1/3 e vendit nga droga, ashtu siç thuhej në dokumentarin e Rai 3.

Jam shumë i tronditur nga dokumentari i publikuar nga Rai 3. Kjo gjë tregon se qeveria shqiptare po ndihmon organizatat kriminale në mënyrë që të sundojnë vendin me drgoë. sasia e mbjellë e kanabisit është pesëfishuar.

Krimi në Shqipëri ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes. Prokurorët italianë të antimafias na e treguan këtë. 

Organizatat kriminale kontrollojnë heroinën afgane. Ky është një dokumentar bombë që tregon se tashmë po rrezikohet siguria kombëtare në Shqipëri,”- tha Basha ndër të tjera.

Më tej kryedemorkati u shreh se nuk do të lejojë që mafia dhe krimi të sundojnë Shqipërinë dhe se për këtë arsye po përgatit një plan me masa radikale, për ta parandaluar këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se këto masa do të ndalojnë pastrimin e parave dhe se paketa do të jetë gati në momentin që opozita do të vijë në pushtet.

“Tirana është marrë peng nga një boom ndërtimesh të financuara nga krimi si në rastin e Teatrit, por edhe të tjera.

Ne do të ndryshojmë gjithçka që në ditën e parë që  do të vijmë në pushtet,”– vijoi Basha më tej.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës 

9 gjetjet e dokumentarit tw rrugës së drogës Shqipëri-Amerikë Latine-Europë. Basha: Krimi ka mbështetjen e qeverisë, paratë e drogës pastrohen hapur. E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës.

Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:

1. Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

2. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

3. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine

4. Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.

5. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.

6. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

7. Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.

8. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.

9. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë

Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Media italianeRai 3” ka publikuar një dokumentar mbi trafikun e drogës në vendin tonë.  ‘Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë, së fundmi ka hulumtuar edhe për Shqipërinë.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha per dokuemntarin e rai 3 lulzim basha basha per dokuemntarin e rai 3 lulzim basha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen