"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rikthehen vatrat e zjarrit në vend/ Flaka shkrumbon dy banesa në Lushnje, në Bubq digjen 2 kilometra hekurudhë, rrezikohen 1
9 Shtator 2020, 16:11Nga DOSJA
TIRANË– Rikthehen zjarret në Shqipëri. Në vendin tonë nga jugu në veri janë aktivizuar vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje. Një vatër është aktivizuar në fshatin Vasjar, në Memaliaj, ndërsa mësohet se flakët po i afrohen edhe banesave. Në zonë, nëpër shkurre kanë nisur të pëlcasin edhe fishekët ushtarake, të cilët rrezikojnë jetën e zjarrfikësve.
Banesat rrezikohen edhe në hekurudhën Vorë-Shkodër në afërsi të fshatit Budull të Bubqit. Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka djegur deri tani mbi 2 kilometra hekurudhë, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar pasi po rrezikohen afro 10 banesa të cilat janë rreth 40 metra larg flakëve.
Flakët kanë pushtuar edhe një sipërfaqe ulliri te Qafa e Kalasë, duke shkrumbuar qindra rrënjë, ndërsa po ashtu flakë ka pasur edhe tek varrezat e Mesopotamit në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë zonës pranë Kishës historike. Zjarr ka pasur edhe në Lushnje, ku është shkrumbuar një magazinë frutash dhe dy banesa që ndodheshin pranë saj.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreziku për zjarr është i lartë gjatë ditës së sotme. Qarqet që rrezikojnë më shumë janë ato të Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Disa javë më parë, vendi ishte në të njëjtën situatë me flakët, ky zjarrfikësit e kishin të pamundur të ndërhynin në disa zona për shkak edhe të terrenit. Por ishte “natyra” ajo që ndërhyri dhe shoi të gjitha vatrat e aktivizuara me shi.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LUSHNJE– Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një fabrikë frutash duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për perso...
TEPELENE– Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në Memaliaj. Zjarri ka rënë në fshatin Vasjar, në Memaliaj dhe bëhet e ditur se flakët po i afrohen ba...
TEPELENE– Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në Memaliaj.Zjarri ka rënë në fshatin Vasjar, në Memaliaj dhe bëhet e ditur se flakët po i afrohen ban...
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Vlorës ku si pasojë një person ka humbur jetën.Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person,...
DURRES– Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit iu është kthyer normalitetit pas zjarrit të rënë paraditen e sotme. Urgjenca ka rinisur punën dhe pacient...
KRUJË– Dy raste të reja të infektuar nga pandemia e koronavirusit janë konfirmuar në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se të dënuarit janë transferuar n...
TIRANË– Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live. Në fjalën e saj, ajo ka ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 13 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Ndër të arrestuarve ka qënë edh...
GREQI- Një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Mykonos u arrestua nga Prokuroria e Drogës e Autoritetit Portual të ishullit në bashkëpunim me Drejtorinë e ...
FUSHE KRUJE- Zjarri ka pushtuar ditën e sotme hekurudhën Vorë- Shkodër afër fshatit Budull. Flakë po favorizohen nga era e fortë. Mësohet se janë djegur rreth d...