6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Parlamenti ka miratuar sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Komisioni ka marrë 90 vota pro të maxhorancës dhe ‘opozitës së re’, një votë kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e rinj. Bashkëkryetarë do të jenë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga PD. Deputetja e PD-së Rudina Hajdari tha se opozita në Kuvend ka gati 3 amendamente për të rregulluar sistemin zgjedhor në Shqipëri. Eliminimi i shit-blerjes së votës, ndalimi i përdorimit abuziv të fondeve publike dhe mbrojtja e listave zgjedhore dhe çdo tentative manipulimi, janë këto tre amendimet e shpallura nga Hajdari. Ndërkohë që në Kuvend u betuan 6 deputetët e rinj që kanë marrë mandatin nga KQZ-ja. Ata janë: Andi Përmeti, Eugen Bojaxhiu, Artur Rroshi, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri dhe Zef Shtjefni. Mungoi Erion Piciri. Deri më tani numri i deputetëve të rinj që janë betuar në Kuvend janë 23. Debate po zhvillohen lidhur me krijimin e Komisionit të Reformës zgjedhore. Jashtë Kuvendit, FRPD-ja zhvilloi një protestë simbolike, me pankarta, kundër qeverisë Rama, ku dhanë mesazhe për mos largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Zhvillimet orë pas ore nga seanca e Kuvendit
Ora 15:26- Rama gajas deputetët: E hëngri Myslimi! Murrizi: Çunat duan të bëjnë gili-vili, po ç’punë kam unë?
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, gjatë replikës që pati me kryeministrin Edi Rama, tha se nuk do të jetë më pengesë për çunat, “referuar” deputetëve të PD. Rama tha se nga e gjithë “Loja” brenda të djathtës, pasojat i vuajti Myslim Murrizi, ndërkohë që deputeti iu përgjigj në replikë, se nuk do t’i ndërpresë më “çunat”.
Ora 14:56 – Hajdari: Shqipëria duhet të ishte në BE, nuk shkohet në zgjedhje me bojkot
Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se me bojkot nuk shkohet në zgjedhje. Sipas saj, Shqipëria sot duhet të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Hajdari u ka bërë thirrje politikanëve që t’i japin fund krizës politike, pasi askush nuk e do një përballje civile.
Ora 14:54- ‘Marrëveshja e 2008-ës shiti Shqipërinë’/ Rama- Hajdarit: Të solli ty në Kuvend
Replika të forta në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari. Hajdari pyeti Ramën se ku i ka “idetë” dhe del e flet në Kuvend “përralla me mbret”. Kryeministri iu përgjigj dhe në fjalën e tij, tha se marrëveshja që Hajdari thotë se shiti Shqipërinë, e solli në parlament.
Ora 14:16- Grabitja në Rinas, Lleshaj: Grupi, i lidhur me celula terroriste…’Haxhi Mileti’ nuk pushon
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se grupi i Admir Muratajt ishte i lidhur me celulat terroriste. Në fjalën e tij në Kuvend, Lleshaj tha se pavarësisht punës së shkëlqyer që bëri policia, opozita dhe “Haxhi Mileti”, për të cilin la të kuptohej se ishte Berisha, nuk ndalet.
Ora 14:06-E thërret Vasal Kimiku, ministri Sandër Lleshaj ‘pagëzon’ Berishën: Kam vendosur ta quaj…
Ish-kryeministri Sali Berisha në të gjitha adresimet e tij në rrjetet sociale, i drejtohet ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si Vasal Kimiku për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në protestat e opozitës. Teksa komentonte grabitjen e Rinasit, ministri Lleshaj tha se Berishën ka vendosur t’a quajë “Haxhi Mileti”.
Ora 13:59- Kryetari i Ballistëve: Të zbardhen krimet që komunistët i bënë elitës shqiptare dhe Ballit
Artur Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar, ka ndërhyrë në debatin mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos. Në fjalën e tij, Roshi tha se Agron Tufa në punën e tij tek Instituti i Krimeve të Komunizmit, po zbulon anën tjetër të historisë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shprehur duhet të votohet projektligji për Policinë Gjyqësore pasi sipas saj me të do të luftohet më tepër krimi në vend. Ministrja ftoi edhe deputetët e opozitës të votojnë këtë ligj të ri.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me punën për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tregoi se ish-kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho, në vitin 2017 denonconte LSI-në si partinë që vidhte vota.
Ora 13:10-Balla paralajmëron Bashën: Harroje dhunën, do përballesh me ligjin
Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend paralajmëroi kryedemokratin Lulzim Basha se do të përballej me ligjin nëse në bllokimin e sotëm të rrugëve, opozita do të përdorë dhunë.
“Ke gjithë të drejtën të protestosh por harroje se mund të nxisësh dhunë se ke për t’u përballur me ligjin. Qoftë ti dhe kushdo që tenton të vandalizojë insitiucione apo të bllokojë rrugë.”-tha Balla.
Ora 12:32- Përbërja e Komisionit të ri Zgjedhor, kryesojnë mbledhjet Gjiknuri e Hajdari
Komisioni Parlamentar do të përbëhet nga 10 anëtarë. Pesë prej anëtarëve janë nga mazhoranca, ndërsa të tjerët nga ‘opozita e re’. Në këtë komision bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga PD. Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor.
Ora 12:30- Shkarkimet e padrejta në administratë/ Murrizi: Të ndryshojmë ligjin, dëmin ta paguajë drejtori
Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi, ka përmendur faktin që shqiptarët kanë paguar 20 milionë dollarë për të dëmshpërblyer nënpunësit që janë larguar padrejtësisht nga puna. Lidhur me këtë problem, Murrizi ka dhënë edhe një zgjidhje, që është pagesa e faturimit nga drejtori i institucioni.
Ora 12:03-Ruçi thumbon deputetin socialist: Qytetarët s’kanë televizor të teknologjisë së fundit si unë e ti
Gjatë diskutimeve në Kuvend në raportimin që është bërë nga Këshilli Drejtues i RTSH, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar që diskutimet të mos jenë formale. Ruçi replikoi me deputetin socialist, Musa Ulqini, të cilit i tha se qytetarët paguajnë tarifë për 8 kanale të RTSH por nuk i shohin ato.
Ora 11:00- Balla: 8 vite burg për të gjithë ata që blejnë votat
Numri 2 i PS, Taulant Balla theksoi në fjalën e tij se duhet të bëhen ndryshime me Reformën Zgjedhore dhe duhet të ashpërsohen ligjet për vjedhjen dhe shitblerejen e votës. Ai kujtoi ligjin për vjedhjen e votës që sipas dënimi shkon deri në 8 vite burg.
Ora 10:59- Betohen 6 ‘dezertorët’ e opozitës, mungon ish-kundërshtari i Bashës, Erion Piciri
Gjatë seancës së sotme u bë betimi i deputetëve: Andi Përmeti, Eugen Bojaxhiu, Artur Rroshi, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri dhe Zef Shtjefni. Betimin ditën e sotme duhet ta bënte kandidati Erion Piciri, i cili mungonte kështu që betimi i tij u shty për në seancën tjetër.
Ora 10:27-“Bindja Demokratike”, Balla: Lojë e Berishës, Patozin e kemi kundërshtar
Taulant Balla ka deklaruar për partinë “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, se kjo mund të jetë jetë një lojë e Sali Berishës. Ai theksoi se PS-ja e ka kundërshtar Astrit Patozin dhe partinë e tij s’mund të bashkëpunojë me të.
Ora 10:20-Hajdari: Zgjedhjet kontestohen prej 30 vitesh, duhet të ndryshojmë sistemin
Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka folur lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se politikanët shqiptarë prej 30 vitesh kontestojnë zgjedhjet dhe se ka ardhur koha që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të rregullta.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka sulmuar partinë e Astrit Patozit, duke e quajtur “partiçkë”. Ajo ka theksuar në “Fax New...
TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka folur lidhur me statusin e nënpunësve civilë.Në fjalën e t...
TIRANË- Ditën e sotme në seancën plenare u bë betimi i deputetëve të rinj të opozitës. Gjatë seancës së sotme u bë betimi i deputetëve: Andi Përmeti, Eugen...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u ka kthyer përgjigje akuzave se për krijimin e partisë së Astrit Patozit se ka ‘gisht’ kryeministri E...
TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka folur lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në fjalën e saj, Haj...
SHKODËR– Prefekti Valdrin Pjetri ka nisur operacionin ‘fshesa’ në Shkodër. Ai ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri të Postës Shqiptare, që është edhe...
Pas protestës së 16 shkurtit opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër mazhorancës socialiste, të cilën e akuzojnë se...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dënon me forcë dhunën e shtetit ndaj gazetarëve në detyrë e cila sipas tij po bëhet gjithmonë e më prez...
Tiranë- Kreu i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ka deklaruar se për këtë parti nuk kanë gisht ndërkombëtarët në formimin e saj. Ai theksoi në Opinion...
TIRANË– Me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën thotë se nuk ka folur prej kohësh. Madje Astrit Patozi thotë se as nuk ka pyetur asnjë nga ata për partinë...