LIVE UPDATES
Aktualitet

Roli i SHBA-ve në Afganistan, si premtoi Trump që t’i jepte fund luftës 20-vjeçare dhe u tërhoq pas vrasjes së ushtarit

15 Gusht 2021, 14:22 Nga DOSJA
Roli i SHBA-ve në Afganistan, si premtoi Trump që t’i jepte fund

TIRANË– Marrja pa luftë dhe vënia nën kontroll e qytetit të fundit nga militantët talebanë dhe evakuimi i afganistanëve ka sjellë reagime të shumta nga ndërkombëtarët dhe jo vetëm. Udhëheqësi i grupit të talebanëve ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të luftojnë dhe se kush dëshiron që të largohet nga qyteti i Kabulit do t’u jepet mundësia për kalim të sigurt.

Dhe pikërisht kjo ngjarje na kthen dy vite pas, në vitin 2020 dhe në vitin 2019, kohë kur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump premtoi të nënshkruante një marrëveshje me talebanët për t’i dhënë fund konfliktit 20-vjeçar.

Në shkurt 2020, administrata Trump dërgoi Sekretarin Amerikan të Shtetit në atë kohë, Mike Pompeo, i cili negocioi për një marrëveshje me talebanët në Doha të Katarit që kishte për qëllim të inkurajonte bisedimet e paqes midis kryengritësve dhe qeverisë afgane, në mënyrë që të lehtësohej tërheqja e forcave amerikane dhe të NATO -s.

Si u arrit pakti?

SHBA-ja ra dakort që të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, në vitin 2020, gjithmonë nëse militantët talëbanë do t’i përmbaheshin marrëveshjes. Ky pakt u arrit pas nëntë raundeve të bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve në Katar. Sekretari Pompeo tha në atë kohë se afganët duhet të jetojnë në paqe dhe prosperitet dhe të respektojnë të drejtat e grave, teksa SHBA-ja duhet të sigurohet se nuk do të ketë kërcënim terrorist nga ky vend. Sipas marrëveshjes, talebanët kanë rënë dakort që të ndalin sulmet dhe të mos lejojnë grupin terrorist, Al-Kaeda që të operojë në zonat që ata kontrollojnë.

Deri në atë kohë, talebanët kishin refuzuar që të zhvillonin bisedime direkte me Qeverinë afgane, duke e quajtur atë “kukull” të Perëndimit. Duke folur në Kabul, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se SHBA-ja nuk do të hezitojë ta anulojë marrëveshjen, nëse talebanët nuk i përmbahen asaj. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kjo marrëveshje është “hapi i parë drejt paqes së qëndrueshme”. Bashkimi Evropian e mirëpriti këtë marrëveshje duke thënë se këto janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së përhershme të konfliktit në Afganistan.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në vitin 2001 dhe larguan nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaedës, Osama bin Laden. Që atëherë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë. Por, në shtator të vitit 2019, Trump anuloi ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me talebanët që ishte paraparë të mbahej në Kampin David, në Meriland, pas një seri sulmesh të bëra nga vëtë talebanët. Bisedimet rinisën në Katar, të cilat u udhëhoqën nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Kahlizad.

Çfarë ndodhi në vitin 2019?

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte anuluar negociatat e paqes me talebanët që kërkonin t’i jepnin fund luftës 18-vjeçare të Amerikës në Afganistan. Trump shkroi në Twitter se ishte caktuar të takohej të dielën me Presidentin Afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqës të lartë talebanë, por shtoi se ai e anuloi takimin secret. Talebanët deklaruan në atë kohë se amerikanët do të humbisnin më shumë pas këtij anulimi. Bisedimet do të zhvilloheshin disa ditë para përvjetorit të 11-Shtatorit, ditës së sulmit ndaj kullave binjake.

Si u prit ky lajm?

Një takim ballë për ballë me talebanët në Camp David, do të kishte qenë një lëvizje e jashtëzakonshme diplomatike nga ish-presidenti amerikan, veçanërisht pasi do të kishte ardhur pak para 18 vjetorit të 11 shtatorit.  Por Tweet-et e Trump duket se i dhanë fund gati një viti negociatave të mundimshme, të cilat kishin përjashtuar qeverinë afgane në Kabul. Si pjesë e marrëveshjes së propozuar, SHBA do të kishte tërhequr 5,400 trupa brenda 20 javësh, në këmbim të garancive të talebanëve se Afganistani nuk do të përdorej më kurrë si bazë për terrorizmin.

Si kanë reaguar palët e tjera?

Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se bisedimet po shkonin mirë deri të shtunën. Tërheqja nga procesi i paqes para nënshkrimit të marrëveshjes, tregon mungesën e pjekurisë dhe përvojës së Shteteve të Bashkuara, shtoi ai. Ai tha gjithashtu se talebanët dhe qeveria afgane kishin rënë dakord për bisedime më 23 shtator. Në një konferencë shtypi në Kabul, një zëdhënës i Presidentit Ghani thjesht përsëriti një dëshirë të gjatë për negociata të drejtpërdrejta me ta.

A ka thënë SHBA më shumë?

Në një intervistë për CNN në mëngjes pas valës së postimeve në Twtter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se takimi në Camp David ishte vendosur, por shtoi se talebanët nuk kishin arritur të vazhdonin me kushtet paraprake të vendosura, ku përfshihej dhe zvogëlimi i dhuëns.

Çfarë ndodhi në Afganistan?

Të enjten, një bombë në Kabul e kryer nga talebanët vrau 12 persona, përfshirë një ushtar amerikan. Një ushtar rumun që shërbente me misionin e drejtuar nga NATO u vra gjithashtu. Vetë talebanët kurrë nuk kishin rënë dakord t’i jepnin fund fushatës së tyre të dhunshme kundër forcave afgane dhe të huaja, ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet e paqes. Gjashtëmbëdhjetë trupa amerikane u vranë vetëm në vitin 2019. Një përshkallëzim i dhunës së kohëve të fundit kishte thelluar frikën se një marrëveshje e afërt SHBA-Talebane nuk do të përfundonte luftimet e përditshme në Afganistan.

Trump u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 se do t’i jepte fund luftës amerikane në Afganistan. Por ai kohët e fundit tha se donte të ulte numrin e trupave në 8,600 – afërsisht i njëjtë me nivelin kur hyri në detyrë – dhe pastaj të marrë një vendim. Ai shtoi se SHBA do të mbajë një prani ushtarake në Afganistan. Shumë në Uashington kishin frikë se një tërheqje e plotë e SHBA do ta linte vendin thellësisht të paqëndrueshëm dhe të prekshëm nga grupet militante që mund ta përdorin atë si një bazë për të sulmuar Perëndimin. Marrëveshja fillestare SHBA-talebanë kishte për qëllim të hapte rrugën për bisedime brenda-afgane për një zgjidhje më të gjerë politike.

Militantët zbatuan ligje të rrepta fetare dhe i trajtuan gratë brutalisht gjatë sundimit të tyre nga 1996 në 2001. Gati 3,500 anëtarë të forcave të koalicionit ndërkombëtar kanë vdekur në Afganistan që nga pushtimi i vitit 2001, më shumë se 2,300 prej tyre amerikanë. Në një raport të shkurtit 2019, OKB tha se më shumë se 32,000 civilë afganë kishin vdekur. Instituti Ëatson në Universitetin Broën thotë se 58,000 personel afgan të sigurisë dhe 42,000 luftëtarë të opozitës janë vrarë.

Ndërsa sot, talebanët janë drejt pushtimit të Afganistanit, pasi ditën e sotme kanë filluar të hyjnë edhe në Kabul, të vetmin qytet që ishte në duart e qeverisë. Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Ishte po SHBA ajo e cila kërkoi nga Shqipëria dhe shtete të tjera mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre. Shqipëria ka dalë pro, bashkë me të edhe Kosova.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald trump evakuimi i afganëve donald trump evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit