LIVE UPDATES
Politike

Rrëfehet Ilir Meta: Ndonjëherë edhe mund ta kem shkelur ndonjë ligj

29 Dhjetor 2020, 21:04 Nga DOSJA
Rrëfehet Ilir Meta: Ndonjëherë edhe mund ta kem shkelur

Tre vjet më parë kur Ilir Meta u zgjodh president, kryeministri Rama, faktor kyç për zgjedhjen e tij, do ta specifikonte si Presidentin më të mirë që Shqipëria mund të ketë në këto kohë. Por që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar dhe çfarë mendon kryeministri për Metën President është gjithçka përpos kësaj deklarate.

Meta: Konsideratat e kryeministrit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në varësi edhe me momentet e tij emocionale dhe interesat e tij politike.Qëndrimet e mia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë koherente, në besnikëri të plotë me Kushtetutën dhe me parimet e saj, edhe me interesin publik. Sa herë qeveria ka ndërmarrë nisma apo ligje që janë në respekt të Kushtetutës, në respekt të interesit publik kam vepruar menjëherë dhe kam bashkëpunuar gjithmonë pa asnjë pengesë. Përkundrazi kam qenë i hapur dhe konstruktiv.

I qetë se i ka qëndruar strikt Kushtetutës, Meta pranon për “Tempora” në Rtv Ora se mund të ketë devijuar nga mosrespektimin strikt i ligjit kur bëhet fjalë për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meço: E keni shkelur Kushetutën apo ndonjë ligj këtë vit?

Meta: Asnjëherë. Sa i takon ndonjë ligji është e diskutueshme sepse keni rastin e Gjykatës Kushtetuese të konfliktit që vajti në Venecia. Por është e sigurt se Kushtetutën Presidenti nuk e shkeli se ky ishte dhe thelbi i konfliktit sepse në Kushtetutë është e përcaktuar radha e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, President-Parlament-Gjykatë e Lartë. Thelbi i konfliktit dhe provokimi ishte që Presidenti të shkelte këtë radhë, prandaj KED nuk i sillte Presidentit emërimin që duhet t’ja sillte në kohë. Në rast se ligjet do të ishin respektuar në mënyrë strikte disa betime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk duheshin pranuar. Në rast se mund të ketë ndonjë shkelje që do ta konsideroja në nivel të ligjit për Gjykatën Kushtetuese kjo ka ndodhur për arsye praktike dhe jo për vullnetin e Presidentit për ta bërë këtë, ajo që Presidentit nuk i lejohet është shkelja e Kushtetutës dhe Presidenti nuk e ka shkelur. Ju i dini përpjekjet e mia për më shumë se tre vite që mos mbetej Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese. Kemi qenë në këtë situatë, ose të respektoheshin strikt kërkesat e ligjit dhe të spostohej ky proces edhe për një vit tjetër… Nuk e kam parë si ndeshje me askënd por përpjekje për të luftuar dhe frenuar kapjen e plotë të shtetit dhe si kontribut për vendosjen e rendit kushtetues në vend i cili është tronditur seriozisht.

Marrë nga OraNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 29 Dhjetor 2020, 20:44

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeverisës. I ftuar në emisionin “Tempo...

Politike 29 Dhjetor 2020, 19:05

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha,, ka reaguar pa tërmetit 6,3 ballë që gotiti Kroacinë ditën e sotme.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen