LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i oficerit shqiptar që shërbeu në Afganistan dhe humbi shokun e ngushtë në luftë: Afganët është dashur të bë

22 Gusht 2021, 18:20 Nga DOSJA
Rrëfimi i oficerit shqiptar që shërbeu në Afganistan dhe

TIRANË– “Edhe pse përpara se të nisemi për një mision ne trajnohemi dhe studiojmë për kulturën, ritualet dhe traditat e vendit ku do të shkojmë, në Afganistan gjeta shumë gjëra të reja që ti i kupton dhe i mëson vetëm kur i prek nga afër.Kur shkova në shtëpitë e tyre kuptova që ata ishin një popull aq mikpritës, në mënyrën e tyre, por të pakursyer”-thotë që në krye të bisedës për Gazetasi.al Denis Deliu, oficer i forcave speciale të ushtrisë i cili ka marrë pjesë gjatë dy misioneve në vijën e parë të sulmit në Kandahar të Afganistanit.

Denisi i cili është trajnuar për 7 vite me rradhë nga Forcat Speciale Amerikane “Navy Seal”dhe “Green berets” e që tashmë nuk gjendet më në këtë detyrë, rrëfen që në kontaktet me pjesën tjetër të popullsisë, tregtarë, këpucarë, berberë dhe afganas të thjeshtë, kishte gjithmonë biseda apo episode që i kishin ngelur në mendje dhe që e linin të kuptonte shumë gjëra për atë popull.

“Një ditë po ktheheshim nga një detyrë e largët. Afër bazës kishte dy grupe me fëmijë të moshës 6-7 vjeç, njëri me çanta shkolle që dukej se sapo kishin mbaruar mësimin, dhe një grup tjetër që po rrinin përtej. Fëmijët nga grupi i dytë filluan të na gjuanin me gur në momentin që ne kaluam pranë tyre ndërsa fëmijët që ktheheshin nga shkolla na përshëndetën me duar.

Ishte një episod i shkurtër, por që më tregoi shumë për atë popull dhe për rëndësinë që kishte arsimi atje.”-tregon Denisi për Gazetasi.al.

Për ta përforcuar më tej, ai rrëfen që edhe kur forcat e koalicionit zbrisnin nëpër fshatrat që nuk kishin shkolla dhe u bënin dhurata familjeve vendase, sapo largoheshin, ata nisnin sërish t’i godisnin me gurë, sepse në qasjen e tyre, forcat speciale ishin “pushtuesit.”

 “Problemi kryesor ishte mungesa e shkollimit, sepse nëse do të arsimoheshin, ata do të kuptonin ndryshimin dhe do fillonin ta pëlqenin atë. Talebanët i kishin frymëzuar kundra nesh dhe  pesha jonë ishte shumë e madhe pasi duhej t’u vërtetonim që ne ishim atje për sigurinë e tyre dhe jo për t’u bërë keq. Duhej të ishim të sjellshëm me ta dhe t’i ndihmonim të zgjidhnin problemet. Ata nuk e dinin se si ishte ndryshimi prandaj ishin pro tyre. Kur shihnin se ne po i ndihmonim, disa syresh filluan që të bashkëpunonin me ne”, vijon ai.

Duke qenë gjithë kohës në luftë, talebanët evoluan edhe në taktika. Tashmë ata kishin nisur që të fusnin brenda strukturave të shtetit njerëz të infiltruar që bashkëpunonin me forcat e koalicionit,të cilët merrnin trajnimin e Amerikës, Shqipërisë, Anglisë duke qenë në dijeni të çdo gjëje.

Në 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kohës që Denisi ishte në misionin e njohur si “Eagle 4”, një polic i veshur me uniformë afgane por i infiltruar nga talebanët, i qëlloi nga prapa kurrizit. Denisi humbi shokun e tij të ngushtë, kapiten Feti Voglin.

 “Në momentin kur humbëm shokun tonë, ne forcat shqiptare ndryshuam të gjitha rregullat me popullsinë, policinë dhe ushtrinë. Nuk kishim më besim tek ta edhe pse e vijonim bashkëpunimin.

Ishim mosbesues edhe pse rregullat e mirësjelljes nuk i humbëm kurrë por në fund të ditës besonim veç njëri-tjetrin dhe forcat e koalicionit.”

Ta prekësh Afganistanin nga afër në një mision të tillë, është një panoramë që nuk mund të imagjinohet shumë lehtësisht pasi atëbotë peripecitë, ashtu si edhe varfëria, ishin më të mëdha.

“Ata vuanin për kushtet më minimale, nuk kishte energji elektrike dhe as ujë. Kandahari ishte një provincë e madhe ku gjithçka ishte e ndërtuar me qerpiç, baltë. Por megjithatë, kur shkoje në shtëpitë e tyre të gjithë të nxirrnin çaj dhe një pite të përgatitur vetëm me brum dhe kripë. Nuk kurseheshin asnjëherë.

Gjatë gjithë kohës ne ishim të pajisur me antiplumb, helmeta dhe armatim, por kur dilnim nga baza dhe zbrisnim në tokë për të bërë takime me të parin e fisit, ishte shumë e vështirë, kjo jo veç për faktin që ishim gjithë kohës të rrethuar me të panjohur por aty sulmi mund të binte kurdo.  

Vendi ishte i gjithi me mina dhe ne i besonim shumë qenit antieksploziv i cili ecte përpara nesh. Duhej një guxim dhe një vigjilencë e jashtëzakonshme.”

Duke qenë pjesë e një misioni të tillë dhe duke jetuar në atë zonë,krijimi i miqësive me afganët ishte shpesh i pashmangshëm.

“Shumicën e kontakteve që i kishim besnike ishin përkthyesit që punonin me forcat speciale, të cilët ishin më të përzgjedhur e që kishin kaluar të gjithë filtrat sepse do të merrnin pjesë në operacione sekrete që mund të dekonspiroheshin.

Kishte përkthyes afganë-afganë që jetonin në Kandahar, por që vinin nga Kabuli ose nga qytetet e tjera për shkak se të afërmit, fqinjët dhe shokët e tyre duhej të mos e merrnin vesh që punonin me forcat e koalicionit dhe përkthyes afganë- amerikanë me pashaportë amerikane që ishin tërësisht të besueshëm.”

Denisi rrëfen për Gazetasi.al të gjithë kontributin që dhanë atje duke treguar se si ata përgatitën pilotë pa shkollë, mjekë pa shkollë, por vetëm me aftësi praktike sepse përtej të gjithë situatës, spitali, policia, ushtria e administrata duhej të punonte.

“Ne trajnuam njerëz që të luftonin për ndryshimin. Në 2014, kur isha në misionin e fundit, i lamë vetë ato të drejtonin misione, të vendosnin vetë objektivat, të merrnin kontrollin gjë që siç duket nuk u arrit siç duhet. Afganët të paktën duhet të kishin bërë më shumë rezistencë.

Ne kemi luftuar kundra talebanëve dhe tashmë e imagjinoj se si është situata atje. Të jesh gjithë kohës nën trysninë e armëve është shumë e vështirë. Tani nuk ka më rend dhe siguri, do sundojë ligji i më të fortëve dhe më të fortët janë talebanët.

Unë besoj tek mirësia e atij populli dhe ndihem krenar që do t’i mikpresim ata afganë që shërbyen pranë nesh në shërbimet tona, njerëz që kanë punuar me forcat e koalicionit, sepse ne vetë e kemi provuar si popull migrimin edhe pse nuk kishim luftë. Ata i pret vdekja pasi talebanët i konsiderojnë si tradhëtarë afganët që kanë bashkëpunuar.

Përtej kësaj, Shqipëria është pjesë e NATOS dhe ka përgjegjësi për këta njerëz si edhe për t’iu përgjigjur aleancës.

Shqipëria duhet të fuqizojë institucionet e sigurisë. Nuk përjashtohet mundësia që me elitën të futen dhe talebanë të infiltruar  por mendoj që ne i kemi kapacitetet njerëzore dhe operacionale që t’i verifikojmë dhe t’i mbajë të kontrolluar. Mund t’i marrin në pyetje, mbi trajnimet e tyre, mbi përgatitjen ushtarake për të patur një pasqyrë të qartë”, thotë ushtaraku shqiptar që shërbeu në Afganistan.

Për Denisin, afganët janë një popull i zgjuar dhe me zemër të madhe që po vuajnë për shkak të pasivitetit të klasës politike dhe influencës së Pakistanit. Ai rishtazi i mëshon fort evakuimit të tyre dhe mikpritjes në Shqipëri sepse edhe sipas tij, ne nuk duhet të harrojmë që dikur, afganët ishim ne…

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet oficeri shqiptar ne afganistan oficeri shqiptar ne afganistan


Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty