All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rreth 10% e infeksioneve të reja në Gjermani e kanë origjinën nga Europa Juglindore, në fokus të kthyerit nga Kosova

6 Gusht 2020, 11:43 Nga DOSJA
Rreth 10% e infeksioneve të reja në Gjermani e kanë
All - Paragraf - 1

GJERMANI- Ka disa ditë që Ballkani dhe Europa Juglindore janë vendosur në fokus të mediave gjermane, pas rritjes së numrit të infektimeve të reja në Gjermani. Nga rreth 8000 raste të reja infeksionesh, në Gjermani, sipas një tabele të Institutit Robert Koch të 28 korrikut, 800 raste janë persona të kthyer nga Europa Juglindore, pra rreth 10%. Nga kjo javë kush kthehet në Gjermani nga zonat e rrezikuara, ku renditet edhe Ballkani, duhet të bëjë testin e Coronës. Ende nuk është e qartë, nëse do kryhen teste të Corone për personat që kthehen me makinë nga vendet e Ballkanit në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë apeloi para disa ditësh në ZDF, tek udhëtarët që kthehen nga Ballkani që të testohen pas pushimeve e kthimit në Gjermani.

Sidomos Kosova ka tërhequr vëmendjen e mediave, pas publikimeve të Institutit Robert Koch, që  e rendit atë si vendin me numrin më të madh të infektimeve të reja “nga jashtë”. Mediat gjermane përmendin si arsye kryesore ritualin e përvitshëm të udhëtimeve në vendlindje në pushimet e verës, ku jo pak vetë kthehen të infektuar. Edhe të dhënat e Institutit Robert Koch e mbështesin këtë, ku sipas tij, shumica e rasteve të reja lidhen me njerëzit që janë kthyer në Gjermani pas infektimit jashtë, dhe pikërisht në vendet e Ballkanit dhe Turqi.

Vizitat familjare si shpërndarës të virusit

Gazeta “Stuttgarter Nachrichten” shkruan të mërkurën, se numri i të infektuarve në Gjermani po rritet, dhe se çdo i pesti e ka sjellë virusin nga udhëtimet. “Së fundmi është rritur së tepërmi numri i të infektuarve nga Kosova”, shkruan gazeta, duke iu referuar, RKI që vëzhgon periudha katërjavore. Sipas të dhënave nga 6 korriku deri në 4 gusht numri i udhëtarëve të infektuar nga Kosova krahasuar me javët e mëparshme është dyfishuar në 608 vetë.

Shqetësim për të kthyerit nga Kosova në Gjermani ka edhe në qarkun Hochsauerland. Sipas gazetës “Westfalen Post”, që i referohet autoriteteve të shëndetësisë, 8 persona të rinj të infektuar me virusin në këtë qark janë persona që janë kthyer së fundmi nga Kosova.

Kurse gazeta lokale e Tyringjisë Jugore, “Südthüringen” duke iu referuar Zyrës së Shëndetësisë të qarkut, shkroi të mërkurën, se edhe në qarkun Ilm janë shfaqur raste të reja me Corona. “Një motër e vëlla pas kthimit nga Kosova janë testuar pozitivisht”, shkruan gazeta. Të dy personat janë testuar në aeroport pozitivisht, ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë pasur kontakte të tjera.

Megjithëse Kosova është ndër vendet me shifrat më të larta të infektimeve në Europe, ka shkruar së fundmi gazeta gjermane “Die Welt”, “disa kosovarë nuk tremben nga vizita në vendlindje”. E kush viziton vendlindjen, viziton me dëshirë edhe miq e të njohur, me rrezikun përkatës të infektimit. “Familjet kosovare janë familje tipike të mëdha, ku mbahet kontakt i ngushtë me njëri-tjetrin”, shkruan gazeta gjermane.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen