Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Rrezikojnë dëbimin nga Franca, nëna shqiptare mesazh përgjërues Macroni: Je shpresa e fundit
7 Maj 2019, 15:05Nga DOSJA
Pasi u njoftua se duhej të largohej nga territori francez, familja bëri një ankesë në Gjykatën Administrative në Besançon, për të rishqyrtuar edhe një herë situatën. Ata bënë një ankesë, por edhe gjykata e hodhi poshtë. Tashmë anëtarëve të familjes u rrezikohet jeta në çdo moment nëse kthehen në Shqipëri. Kështu pretendon Mariola Gjiryqi, e cila i ka bërë thirrje Presidentit Emmanuel Macron për ndihmë.
Në Lure, familja Gjiryqi, prindërit dhe tre fëmijët e tyre, jetojnë me ankthin e dëbimit. Më 3 Maj, Gjykata Administrative e Besançonit hodhi poshtë ankesën e familjes, pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil. Ndaj familjes shqiptare tani ka një urdhër “detyrimi për t’u larguar nga territori francez”.
“Z. President, ti je zgjidhja jonë e fundit”, janë këto fjalët e Mariola Gjiryqit, nënë e tre fëmijëve, ku vijon:”Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u integruar. Kemi ndjekur kurset për të mësuar gjuhën franceze ku kemi marrë pjesë rregullisht dhe kemi dalë me rezultate të mira”.
Çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre ikën nga Shqipëria në vitin 2013 për të “mbrojtur jetët” dhe kërkuan azil në Francë, vendi që mishëron “të drejtat e njeriut “.
Shpresat e familjes qëndrojnë tek Presidenti, të cilit i drejtohet me një thirrje: “Ji me ne, ti je zgjidhja jonë e fundit”.
Komiteti i refugjatëve po kërkon rregullimin e kësaj familje dhe i ka shkruar një letër të hapur Emmanuel Macron. Komiteti do organizojë një protestë publike në mbështetje të familjes Gjiryqi, nesër më 8 Maj, në sallën Merlin në Lure. Një marshim mbështetës do të organizohet gjithashtu të premten pasdite.
TIRANË- Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyre. Në një intervistë për mediat pas një...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë shpjegime sot për të përzgjedhurit e Lotarisë Amerikane, që i bën sot publike fituesit në mbarë botën. Në një...
Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. ...
TIRANË- Pritjes i erdhi fundi. Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë, sot do të mësojnë nëse janë fitues apo jo. Edhe pak orë dhe autoritet...
Partnerë në jetë dhe “rivalë” në skenë. Erida ka mësuar të luajë muzikë nga bashkëshorti i saj Arbër. Tani që të dy janë DJ profesionistë por “nxënësja” ka ardh...
TIRANË- Historia e një gruaje, që ishte dhunuar prej 17 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj, mbylli takimin e kësaj të shtune të programit “Dua të të bëj të ...
TIRANË- Vetëpunësimi ka një peshë të lartë, rreth 35% në totalin e punësimit në Shqipëri, por vitet e fundit, numri i të vetëpunësuarve po bie me shpejtësi...
“Tek ajo çadër shikoj vdekjen time” thotë gjyshi i fëmijëve në Krastë. Ai vetë ka paguar për pak kohë qiranë e një dhomë, por kur parat mbaruan, familja ...