LIVE UPDATES
Bota

Rreziku i një përballje Rusi-SHBA, trupat amerikane vendosen në Poloni

11 Mars 2022, 15:30 Nga DOSJA
Rreziku i një përballje Rusi-SHBA, trupat amerikane vendosen në

POLONI- Trupat amerikane janë dislokuar në pyjet e Polonisë lindore, vetëm pak kilometra nga kufiri me Ukrainën. Ato gjenden jo shumë larg zonave që ishin objektiv i sulmeve të fundit ajrore ruse në Ukrainën perëndimore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga fshati polak Arlamov në kufi me Ukrainën, nëse NATO-ja përfshihet në luftë, trupat amerikane mund të bëhen objektiv i sulmeve ruse.

Trupat e Divizionit të 82 të këmbësorisë amerikane, të specializuara për t’u dislokuar nga ajri, marshojnë në pyet Arlamov në malet Karpate të Polonisë. Kontigjenti është pjesë e një dislokimi më të gjerë, prej 5 mijë trupash amerikane, të dërguara në Poloni javët e fundit. Më parë atje ishin dërguar 4 mijë trupa të tjera amerikane.

NATO-ja po dërgon mesazhin e qartë, se do të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të aleancës.

Kufiri ukrainas është vetëm disa qindra metra larg. Ndërsa mijëra trupa amerikane stërviten në pyjet polake, Rusia ka kryer sulme ajrore mbi objektivat ukrainase pranë kufirit.

Ekziston frika në rritje për një ballafaqim aksidental mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Për shmangjen e një situate të tillë është krijuar një linjë komunikimi.

Po ashtu ekziston droja se trupat e NATO-s në Evropën Lindore mund të vihen në shënjestër në rast të një përshkallëzimi. Muajin e kaluar Presidenti Putin rriti nivelin e gatishmërisë së forcave bërthamore ruse, në përgjigje të atyre që i cilësoi si “deklarata agresive” të NATO-s.

Analistja Constanze Stelzenmüller me Institutin Brookings, thotë se situata në lindje është e paqartë dhe mund të bëhet tejet e rrezikshme.

“NATO-ja thotë se nuk do të ndërhyjë në territorin ukrainas, por armët perëndimore gjithnjë e më shumë po futen në Ukrainë përmes vendeve anëtare të NATO-s. Putini mund ta cilësojë një mbështetje të tillë si ushtarake, për të cilën, duhet thënë nga ana jonë, se nuk ka qënë e kontrolluar, apo e shoqëruar me mesazhe të kujdesshme, pra ai mund ta konsiderojë atë si si përfshirje të NATO-s në luftë. Me fjalë të tjera, debati në një farë mase tani është nëse Putini do të ishte i gatshëm të përdorë armë taktike bërthamore kundër forcave të NATO-s në territorin e aleancës. Kjo do të ishte një botë e re.”

Aleanca nuk duhet ta lërë Presidentin Putin të bëjë shantazh bërthamor, thotë për Zërin e Amerikës Fabrice Pothier, dikur kryesues i planifikimit të politikave të NATO-s.

“Çfarë do ta ndalojë Putinin për të bërë të njëjtën gjë herën tjetër, ndoshta edhe kundër një aleati të NATO-s?”

NATO-ja ka thënë vazhdimisht se nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt. Zoti Pothier thotë se aleanca duhet të bëjë më shumë.

“Më duket se nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm nga rreziku i të mos-bërit asgjë. Historia e kohëve të fundit na mëson se në fakt rreziku për të qëndruar mënjanë, duke pretenduar se do t’i mbrojmë aleatët e NATO-s, por misioni ynë ndalet në kufirin e anëtarëve të NATO-s, ky qëndrim mendoj se nuk është më i pranueshëm.”

Kufiri i Ukrainës me Poloninë është bërë porta kryesore për refugjatët që largohen nga konflikti. Por po bëhet gjithashtu një kufi strategjik kyç, një kanal për armët e NATO-s që shkojnë në Ukrainë, dhe një pikë e mundshme konflikti në të ardhmen.

Për dekada, Ukraina ka shërbyer si një zonë ndarëse midis NATO-s dhe Rusisë. Por nëse Kremlini e merr të gjithë Ukrainën, nuk ka shumë hapësirë për të ndarë trupat e NATO-s dhe ushtarët rusë. Aty nuk ka mur kufitar, vetëm male dhe pyje./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota henry ridgwell lufta ukraine-rusi trupat amerikane ne poloni henry ridgwell lufta ukraine-rusi trupat amerikane ne poloni

Sondazh

Poll
Bota 11 Mars 2022, 15:18

Analiza e CNN/ Lufta është e Putin jo e Rusisë

Analizë nga Nic Robertson, CNNPo largohem nga Moska i zemëruar dhe i trishtuar.Ndjehet si një kalim nga errësira në dritë, por të lënë pas miq të bllokuar në vi...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë