Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët shpërndanin drogëra të forta në afërsi të shkollave. Sipas Policisë mësohet se gjatë operacioni është sekuestruar dhe një sasi heroine, rreth 1 kilogramë. “Peshku” dhe F.Z. kanë rënë në pranga, të dy të skeduar nga policia e Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Rrjeta”, në fushën e tregëtimit të drogërave të forta.
Në pranga dy shtetas që tregëtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave.
Sekuestrohet 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:
Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal.
Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.
Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.
Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.
Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.
Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative.
Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z”.
Shpërndarja e drogave në shkolla është një problem shumë i madh, pasi shumë herë ka pasur denoncime nga prindërit që ky fenomen është shumë i përhapur. Po ashtu dhe në shumë emisione investigative është treguar se sa e lehtë është që të trafikosh drogën në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë/Pas protestës së djeshme të opozitës aktivisti Aulon Kalaja tregoi në studion e “Fax News” se në shtëpitë e tre aktivistëve mbrëmë ka shkuar policia dhe ...
TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ulur dënimin për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjykata vendosi që të nga 2.8 vite burgu, për Mirin të lejë ve...
Tiranë/Pas protestës së djeshme të opozitës aktivisti Aulon Kalaja tregoi në studion e “Fax News” se në shtëpitë e tre aktivistëve mbërëmë ka shkuar...
Një incident i tmerrshëm ka ndodhur pak orë më parë në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo.Në stacionin e trenit ‘Ramses del Cairo’ kanë rënë një zjarr i cili ka përs...
Nga operacioni “Segmenti” në Shkodër ditën e sotme u arrestuan 4 persona pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim droge. Në këtë aksion policia sekuestroi 100 kil...
TIRANË– Pas thuajse dy vitesh hetime, dosja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar në Gjykatë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prok...
SHKODER- Në prangat e policisë së Shkodër në sajë të operacionit “Segmenti” kanë rënë 4 persona pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim droge. Në këtë aksion pol...
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Lezhës, pasi një makinë që ishte duke lëvizur është qëlluar me armë nga një makinë tjetër.N...
TIRANE- Nëntë persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila po procedon në gjendje të lirë 5 shtetas ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat në...
Brenda ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e somte ka pasur një sherr. Ka qenë fillimisht gazetarja Klodiana Lala ajo e cila është shprehur se n...