LIVE UPDATES
Ekonomi

Të martuar prej 40 vitesh, çifti zihet për pronën, në sherr me familjen e burrit: Pusho, mos fol! Me mua s’ke më punë!

2 Shkurt 2020, 18:09 Nga DOSJA
Të martuar prej 40 vitesh, çifti zihet për pronën, në

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Shqiponja dhe Kujtimi janë të martuar prej 40 vitesh dhe arsyeja e konflikit midis tyre është bërë shtëpia që ata kanë ndërtuar shumë pranë shtëpisë së prindërve të zotit Kujtim.

Për shkak të problemeve me pronësinë, ata prej 11 vitesh nuk banojnë në shtëpinë që kanë ndërtuar me sakrifica, por jetojnë në shtëpi me qira.

Zonja Shqiponja në studio i është drejtuar bashkëshortit të saj me tone të larta dhe madje ka hedhur akuza të forta edhe ndaj familjarëve të tij.

 

Shqiponja: Unë kam ardhur sepse ke bërë shumë gabim zonja Eni që më ke sjellë këtu, në radhë të parë. Unë kam 40 vjet me këtë zotërinë.

Eni Çobani: Gabim s’kam bërë se paske 40 vjet, si mund sillja njeri tjetër!

Shqiponja: Kam ndërtuar një shtëpi, në vitin 1986 dhe unë sot jam pa shtëpi. Unë dhe fëmijët e mi jemi jashtë shtëpisë, nuk kemi shtëpi. Kam 11 vjet që jetoj me qira, sepse nuk kam ku të shkoj, nuk kam shtëpi.

Eni Çobani: Kë mund të sillja përveç Kujtimit? Kujtimi është problemi apo jo?

Shqiponja: Kujtimi është problemi!

Eni Çobani: Po pra dhe Kujtimin duhet ta të sillja!

Shqiponja: Problemi është Kujtimi, sepse kur unë i thosha para vitit 2000: Kujtim më jep dokumentet që unë të shkoj në Hipotekë dhe të bëj hipotekën e shtëpisë time që kam ndërtuar, ky më thoshte: Nuk ke punë ti me dokumentet e mia, shtëpinë e kam ndërtuar unë, ti nuk ke punë, ik në fshat merr shtëpinë tek babai se atje të takon pjesa e shtëpisë, këtu tek unë nuk ke pjesë. Dhe shkonte hante dhe pinte me vëllezërit e tij, që unë sot…

Kujtim: Zonja Eni unë atje dua të shkoj, se ata i kam motra dhe vëllezër.

Shqiponja: Pusho! Pusho! Të lutem shumë pusho. Mos fol, atë të bësh, pusho!

Kujtim: Unë atje do shkoj.

Shqiponja: Unë sot zonja Eni jam jashtë dhe nuk kam ku të shkoj, ky shkonte dhe hante dhe pinte me vëllezërit e tij. Motra e këtij, kisha vajzën 1 vjeç dhe donte të ma hidhte motra e këtij nga dritarja e 3-katëshit. E di e gjithë lagja.

Eni Çobani: Si ka dashur të hedhë vajzën nga dritarja? Kush?

Shqiponja: Motra e tij Xhefoja. Ka dashur të hedhë vajzën time nga dritarja, se nuk më donin mua, thoshin që isha fshatare, isha balliste, isha e tillë, isha e këtillë. Kjo është çështja që Kujtimi të ikë dhe të shkojë tek motrat dhe vëllezërit dhe me mua nuk ka më punë.

Kujtimi: Do shkoj se unë ata i kam motra dhe vëllezër

Eni Çobani: Se është dhe pa qejf nga ana shëndetësore Kujtimi!

Shqiponja: Zonja Eni se më thoshte dhe që pjesën takuese nga babai im, ia kam falur vëllait.

Kujtimi: Nuk ia kam falur. Gënjen ai, nuk ia kam falur unë pjesën.

Shqiponja: A thoje që ia kam falur Fatosit?

Kujtimi: Nuk ia kam falur unë atij pjesën!

Shqiponja: Ziheshe me mua të lutem shumë dhe më thoshe pjesën takuese të babait tek shtëpia e babait, ia kam falur vëllait tim.

Kujtimi: Për të falur nuk ia kam falur unë, sepse atë shtëpi e kam bërë me këto duart e mia të vogla, kam punuar një jetë.

Shqiponja: Faktikisht ajo është shtëpi shtetërore, nuk është e babait tënd, as e Fatosit, as e Krenarit dhe as e gjyshit tënd. Ti më ke gënjyer.

Kujtimi: Ajo ka qenë tokë e shtetit.

Shqiponja: Me shtetin le ta gjejë dikush tjetër, ti e ke me motrën dhe me vëllezërit atë punë.

Kujtimi: Ne e kemi të ndërtuar nga shteti, nga këshilli popullor, nga komiteti.

Shqiponja: Ti të lutem shumë, mua më ke nxjerrë jashtë, ti je bashkëpronar tek shtëpia time që kam ndërtuar. Kam qenë shtatzënë tek vajza dhe tek djali që kam ndërtuar shtëpinë, kam ngritur Zonja Eni tezgat me llaç dhe me gurë dhe sot Zoti Ardit jam pa shtëpi, jam në qiell të hapur.

Kujtimi: Edhe unë kam punuar aty!

Shqiponja: Kam 11 vjet, nuk na pranojnë tek shtëpia, vëllai i thotë ik se të vrava, largohuni se ju vrava thotë, ty, fëmijët e tu dhe gruan tënde. Ne jemi në qiell të hapur s’kemi se ku të shkojmë.

Eni Çobani: Zoti Kujtim janë akuza shumë të forta këto!

Kujtimi: Unë shtëpinë të thashë nuk ia kam falur vëllait.

Shqiponja: Si nuk ia ke falur? Po unë ku jam sot, jam me shtëpi apo jam pa shtëpi?

Kujtimi: Jashtë je ti, fle rrugëve!

Shqiponja: Shtëpinë e kam ndërtuar nga themeli. Me kë e ke ndërtuar shtëpinë ti me motrën dhe vëllezërit, apo me mua dhe me fëmijët e tu? Me kë e ke ndërtuar të lutem shumë?

Kujtimi: Me juve, me bashkëshorten time e kam ndërtuar.

Marrë nga TvKlan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale shihemi ne gjyq shqiponja dhe kujtimi shihemi ne gjyq shqiponja dhe kujtimi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës