All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit nëse vendet europiane vendosin një ‘autonomi strategjike’ pas krizës

10 Gusht 2021, 08:05 Nga DOSJA
Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit nëse vendet europiane
All - Paragraf - 1

GJERMANI– Në fillim ishte kriza me mungesën e maskave mbrojtëse. Më pas mungonin makineritë, për të rritur prodhimin e vaksinës. Tani mungojnë çipa të ndryshëm që bllokojnë prodhimin e automjeteve në Europë. Pandemia e me të edhe kriza në shumë sektorë të ekonomisë e nxorrën në dritë: Europa është e varur në atë masë nga furnizimet nga Kina, apo vende të tjera të botës, saqë kjo varësi mund të bëhet shumë e rrezikshme. Atëherë kur furnizimet bllokohen, apo thjesht se ka mungesa apo probleme politike.

Nuk është çudi që qeveria gjermane kërkon prej kohësh veprime konkrete, ndër të tjera zgjerimin e prodhimit të çipave. Komisioni Europian këto kërkesa nga vende të ndryshme i ka hedhur tani në një plan, në thelb të të cilit qëndron pikërisht “autonomia strategjike” europiane. “Doktrina e re e një autonomie të hapur strategjike”, kështu e quajti Neue Zürcher Zeitung strategjinë e re: “të hapur aq sa mundemi, dhe autonom aq sa është e nevojshme.”

“Frenë proteksioniste”

Tingëllon bukur dhe e ekulibruar. Megjithatë gazeta konservatore nga Zyrihu e vazhdon më tej analizën. “Tregtia globale dhe ndarja e punës në botë në dekadat e kaluara i dhanë hov të madh mirëqenies.” Nëse këtu ka kufizime, atëherë kjo mirëqenie do të frenohet në formë proteksioniste.” Ekspertë ekonomikë të Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) kanë paraqitur tani një studim, me të cilin ata duan të llogarisin se sa i kushton Europës kjo autonomi. Rezultati: Një shkëputje e BE nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit apo edhe sikur vetëm nga Kina do t’u kushtonte shteteve të BE disa qindra miliardë euro në vit. Këtë e tregojnë inskenime të ndryshme studimore.

Autorët e studimit kanë llogaritur, se çfarë pasojash do të kishte, në rast se vendet e BE do të dyfishonin barrierat tregtare, për të nxitur prodhimin vendas. Nuk bëhet fjalë për dogana të tja, por për dhënien me preferenca të tenderave publikë, avantazhe tatimore apo subvencionime të tjera për ofruesit e BE. Nga ana tjetër janë zhvilluar modele për kuota importi apo ndalime të caktuara mallrash. Nëse BE do të ndërmerrte hapa të tillë të njëanshëm për veçimin nga bota, atëherë “prodhimi i brendshëm bruto çdo vit karahasuar me vitin e marrë si bazë 2019 do të binte rreth me 580 miliardë euro ose një ulje 3,5% më pak se sa pa ndërhyrjet”, përmbledhin ekonomistët. Në rast të marrjes së kundërmasave nga partnerët e Europës, kjo humbje “do të shtohej në rreth 870 miliardë euro apo rënie 5,3% të prodhimit të brendshëm bruto.”

“Transporti i mallrave të bëhet më rezistent”

Megjithëse studiuesit e Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel i hedhin poshtë barrierat tregtare, ata shohin nevojë të ngutshme për veprim “që ekonomia e BE të bëhet më rezistente ndaj krizave në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.” Sipas IfW nevojitet “zgjerimi i rrjetit të furnizuesve, nxitja e riciklimit dhe përmirësimi i magazinimit.” Shqetësimin për pasojat e përpjekjeve për një riorientim të zinxhirëve të furnizimit, studiuesit e Kielit e ndajnë me sipërmarrjet europiane, anëtare të shoqatës së sektorit ekonomik, ERT. “Theksimi i strategjisë ekonomike mund të çojë në proteksionizëm“, paralajmëroi një përfaqësues i shoqatës në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung. “Ne jemi të alarmuar.

Me këtë nuk mënjanohet problemi i furnizimeve të mallrave kryesorë në BE. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për Daimler, Siemens, Volkswagen apo Fiat. Kudo mungojnë chipa, porositë nuk përfundohen dot, me pasojë anësore shtrenjtimin, kosto që dalin nga xhiroja e vogël dhe fitimi i ulët./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota komisioni europian neue zurcher zeitung komisioni europian neue zurcher zeitung

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen