Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Struktura e rritjes ekonomike të Shqipërisë me 2019 është pasqyrë e produktivitetit të ulët të ekonomisë, teksa shihet se pesha e bujqësisë dhe e ndërtimit në Vlerën e Shtuar Bruto është shumë më e lartë se në Bashkimin Europian dhe Rajonin e Ballkanit.
Sipas të dhënave të Eurostat, bujqësia kontribuoi me 21.1 për qind të Vlerës së Shtuar në ekonominë e Shqipërisë në vitin 2019. Pesha e këtij sektori kontribuoi vetëm 1.8 % të Vlerës e Shtuar Bruto ne 27 vendet e BE-së. Edhe rajon bujqësia pati kontribut shumë më të ulët në Vlerën e Shtuar. Në Serbi, bujqësia zuri vetëm 7.2 % të Vlerës së Shtuar, në Bosnjë 6.6%, në Maqedoni 9.3%, në Kosovë 9.5% dhe në Malin e Zi 7.9%.
Sektori i ndërtimit gjithashtu ka një peshë të lartë në ekonominë shqiptare në krahasim me mesataren e Rajonit dhe BE. Ndërtimi zuri 9,9 % të Vlerës së Shtuar së ekonomisë së Shqipërisë më 2019. Në BE ky sektor zuri vetëm 5.5%, ndërsa në Rajon niveli më i lartë i raportua në Kosovë 10.6% të Vlerës së Shtuar dhe niveli më i ulët Bosnjë, ku ndërtimi kontribuoi me 5%.
Edhe pse bujqësia në këto vende zë një pjesë të vogël të ekonomisë ajo është më produktive, si në drejtim të prodhimit dhe të ardhurave që gjeneron për të punësuarit.
Sipas të dhënave zyrtare që i takojnë vitit 2019, paga mesatare në sektorin bujqësor në Shqipëri ishte 295 euro, ndërsa në Maqedoni ishte 497 euro, në Malin e Zi 854 euro, në Serbi 586 euro, në Bosnjë 632 euro dhe në Kosovë 346 euro.
Pagat që ofron sektori bujqësor në Shqipëri janë 50 për qind më të ulëta se mesatarja rajonale. Vendet e Rajonit, përveç pagave të më larta kanë deficit tregtar më të ulët në tregtinë e artikujve ushqimore me jashtë vendit.
E njëjta ecuri është edhe për pagat në sektorin e ndërtimit, ku paga mesatare në vitin 2019 ishte 338 euro në Shqipëri ndërsa në Rajon mesatarja ishte rreth 600 euro.
Si në Shqipëri në Rajon dhe BE, Vlera e Shtuar e ekonomisë dominohet nga sektori i shërbimeve, por në Shqipëri ky sektor ka një kontribut me të ulët.
Shërbimet zunë 55.7 të Vlerës së Shtuar të ekonomisë më 2019, ndërsa në Serbi 62%, në Bosnjë 65.3%, në Maqedoninë e Veriut 63.6%, në Kosovë 57.9%, në Malin e Zi 72.3%, ndërsa në BE, 73%. Shqipëria duke qenë vend me vijë të gjatë bregdetare dhe klimë mesdhetare, ka potenciale për të zhvilluar më tej sektorin e shërbimeve dhe për rrjedhojë peshën e tij në ekonomi.
Përgjatë dy dekadave të fundit struktura ekonomisë shqiptare ka mbetur pothuajse e pandryshuar, duke pasqyruar mungesën e një vizioni të qartë të qeverisë për të nxitur zhvillimet drejt sektorëve me produktivitet të lartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (...
Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç.Në të kundërt...
FIER– Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka munguar në nismën “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” e cila u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë...
Zbatimi i procesit të fiskalizimit, që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset faturojnë dhe raportojnë online tek Tatimet, është shumë afër.Në korrik ...
Nga korriku do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e re prej 10 mijë lekëshe, që është dhe prerja më e madhe që është emetuar ndonjëherë. Deri tani, kartëmonedh...
Përmirësimi i ecurisë ekonomike të vendit në muajt e parë të këtij, siç rezulton nga të ardhurat buxhetore apo rritja e eksporteve viti, nuk rezulton të ...
TIRANË– Besmir Balla, i njohur në rrjetet sociale edhe si fenomeni “Shëtito”, i kërkoi falje gruas së tij nga studio e së Dielës Shqiptare në Tv Klan...
TIRANË– Në hapjen e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u bë pjesë Besmir Balla, i njohur në rrjetet sociale si “Shëtito” pë...
Kishte dhe dikur Instagram, Tik-Tok, Tinder apo dhe emisione që bënin “mblesëri”. Ndryshe nga tani, pak për shkak të pamundësisë, kulturës dhe kohës e pak sepse...