Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-S’bien dakort me kompetencat! Tabaku debaton me Agaçin: I kam të shkruara këtu
22 Shkurt 2022, 14:36Nga DOSJA
TIRANË– Marrja në pyetje e Ëngjëll Agaçit ka nisur me debate. E gjitha për shkak se kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk binin dakort për kompetencat që kishte ky i fundit. Të dy kishin në duar dokumente të ndryshme të cilave u referoheshin.
Pjesë nga biseda;
Jorida Tabaku: Ka shpallur procedurën për dhënie me negociim…
Ëngjëll Agaçi: Ju kërkoj ndjesë por ndoshta kemi dy akte të ndryshme….unë kam një tjetër në dorë, të kësaj date. Ka vetëm dy pika dhe po e lexoj
Jorida Tabaku: Ndjesë, unë po i referohem draftkontratës bashkëngjitur vendimit të Këshillit të Ministrave.
Ëngjëll Agaçi: Mund ta vazhdoj…
Jorida Tabaku: Po, shikoni këtu kam një tjetër që e aksesova online…..me cilin akt ka filluar kjo procedurë koncensioni?
Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare, dua thjesht të saktësoj kompetencat e sekretarit të Këshillit të Ministrave. Është e thjeshtë për ta verifikuar, nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncensionet apo prokurimet publike.
Jorida Tabaku: Ju falenderoj dhe i kam këtu kompetencat, ja pika thotë: ndjek procesin e vendimmarrjes që nga propozimi deri në miratim. Keni informacion për relacion dhe përgatitjen e këtij vendimi të KM që sipas pikës B ju e ndiqni deri në momentin që bëhet ligj….
Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare, kompetencat janë aty dhe vlerësimi që i bëhet një akti është pikërisht që akti të ketë atë që ne quajmë autorizim ligjor, mund ta përsëris se cili është autorizimi ligjor, është neni 45 nëse nuk gaboj që sapo e citova. Një akt që paraqitet për shqyrtim në Këshillin e Ministrave duhet të përmbajë relacionin, autorizimin ligjor dhe në relacion janë të shpjeguar, ne kemi një template, ndoshta s’ka interes…..është një template për realcionet e akteve për të rritur cilësinë e akteve, ndoshta është momenti për të caktuar …
Jorida Tabaku: Ju lutem
Ëngjëll Agaçi: Ju sapo lexuat por unë do ta përsëris më vonë edhe komeptencat sërish
TIRANË– Debate të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Demokrati Helidon Bushati ka kërkuar që të kishte qetësi në Komision dhe që të mos n...
TIRANE- Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka vazhduar me diskutime pasditen e të martës, ku deputeti demokrat Helidon Bushati ka replikuar me Sekretarin e Për...
TIRANË– Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj ka reaguar pasi iu bënë publike bisedat e saj private me kolegët gazetarë, gjatë ...
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u kap duke mashtruar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve. Ai pretendoi se kishte ...
Ermonela Felaj: Ju folët për një vendim të ministrave, nën dijeninë time ministrat japin vetëm urdhra dhe udhëzimë, jo vendime, ju e keni, ne nuk e kemi, ju lut...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk po njeh limite. Gjatë debatit për inceneratorët në Komisionin Hetimor, i kërkoi kryetares Jo...