Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
KOSOVË- Kancelari Scholz theksoi në takimet Kurtin dhe Vuçiç se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.
Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi të mërkurën (04.05.) në Berlin takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti dhanë një konferencë për mediat. Scholz tha se ai do të vizitojë së shpejti Prishtinën në kuadrin e një vizite në vendet e Ballkanit.
Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë
Scholz theksoi edhe një herë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.
Në takimin mes kancelarit Scholz dhe kryeministrit të Kosovës u diskutua edhe për luftën në Ukrainë.
Kancelari gjerman shprehu mirënjohjen që Kosova u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.
Procesi i dialogut
Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën.
Scholz tha se i kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor, sepse parakushti më i rëndësishëm për investime, për vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe siguria.
Gjermania dhe Kosova të lidhura ngushtë
Scholz tha se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përforcoi në fjalën e tij marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se Kosova e dënon ashpër lufton në Ukrainë. Kurti tha se Kosova është e gatshme të strehojë 5.000 refugjatë nga Ukraina dhe se ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.
Kryeministri i Kosovës e akuzoi Rusinë për nxitjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor. “Ka faktorë që kontrollohen nga Kremlini dhe që përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë,” tha ai gjatë takimit me kancelarin Olaf Scholz, por pa dhënë detaje për faktorët në fjalë.
Vuçiqi premton afrim me Kosovën
Pas takimit me Kurtin kancelari gjerman Olaf Scholz u takua në Berlin edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi premtoi një afrim me Kosovën fqinje dhe siguroi se do të bëjë gjithçka për të arritur një kompromis.
Kancelari Scholz e siguroi presidentin serb se procesi i pranimit të Serbisë në BE do të mbështetet intensivisht nga Gjermania. Por për këtë Serbia duhet të vazhdojë rrugën e reformave – mbi të gjitha në çështjet e shtetit të së drejtës, lirisë së medias dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Pas takimeve me kancelarin Scholz Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Jajcak.
Para takimeve ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kishte sqaruar se takimet “do t’i shërbejnë ndër të tjera mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi, që drejtohet nga BE-ja”.
Marrë nga DW.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TURQI- Turqia po përpiqet të tërheqë më shumë turistë rusë duke zgjeruar përdorimin e “Mir”, sistemi vendas rus i pagesave, pasi ajo kërkon të anashkalojë penge...
RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i burgosur, ka frikë se do të dërgohet në një burg ‘torturues’ të njohur për dhunën seksuale kur d...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e inteligjencës amerikane për njësitë ruse. Sipas inteligjencës amerikane informacionet e tyre i kanë ndihmuar for...
Deutsche Welle: Zoti Kryeministër, erdhët në Berlin me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, sepse Gjermania ka vendosur t’i japë një impuls procesit të integr...
SHBA– Kolumbia ka ekstraduar në SHBA trafikantin e drogës, të bandës më të madhe të krimit në vend, Dairo Antonio Úsuga. I njohur si Otoniel, Usuga është ...
Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...
Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...
UKRAINË– Një tjetër gazetar ka vdekur në luftë. Skynews raporton se bëhet fjalë për reporterin Oleksandr Makhov, 36 vjeç, i cili vdiq në grana...
SHBA– Pas më shumë se dy vitesh pune në distancë shumica e punonjësve të Google po kthehen në zyrë të paktën me kohë të pjesshme – dhe ish-CEO dhe k...
BERLIN– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilluan sot takime të ndara në Berlin me kancelarin...