LIVE UPDATES
Politike

“Se kuptoj pse është i përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit”/ Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës: Mos fol

16 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
“Se kuptoj pse është i përfshirë në zgjedhjet e

TIRANW- Nëse përmend Britaninë e Madhe mendja të shkon menjëherë te Mbretëresha, familja Mbretërore, BBC, universitetet e famshme Kembrixh, Oksford,  Beatles, futbollli dhe pse jo te humori anglez. Britania e Madhe është një nga pesë fuqitë e mëdha ekonomike të botës, një nga pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtën e vetos dhe nga fuqitë e mëdha, është vendi që investon më shumë  për ndihmën dhe zhvillimin ndërkombëtar.

Në nëntor të vitit ardhshëm do të kremtohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë Madhe. Në harkun e një shekulli është folur dhe shkruar, ndoshta jo aq sa duhet, për kontributin dhe mbështetjen që Britania e Madhe i dha Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore dhe në mbyllje të shekullit 20 për kontributin e Britanisë, si anëtare e NATO-s në luftën e Kosovës.

Po cilat janë sot interesat britanike në Shqipëri?

Pse ka rëndësi Shqipëria për Britaninë e Madhe?

Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur qeverinë e re, me shpresën për të nxitur reformat dhe për t’u afruar më shumë me Bashkimin Europian. 5 vjet më parë në qershor të 2016 britanikët votuan për një ndryshim shumë më të madh- për daljen nga Bashkimi Europian? Cili është roli i Britanisë së Madhe në Shqipëri dhe Ballkan pas Brexit?

Sonte në #Përballë me Duncan Norman, ambasadori britanik në Tiranë.

Zoti ambasador, mirëseerdhe në “Përballë”.

Ju faleminderit, është kënaqësi të jesh këtu.

Një nga ngjarjet më të mëdha në Shqipëri janë zgjedhjet. Dua ta nis me një pyetje të vështirë:  Si i përgjigjeni deklaratës së kryeministrit të bërë dy java më parë,  po e citoj të plotë: “Unë nuk e kuptoj aspak ambasadorin britanik, pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri? Unë kam respekt për të, dhe ai me të vërtetë është një person që meriton respekt, por nuk e kuptoj pse ai është kaq i përfshirë në çështjet e brendshme të Shqipërisë kur bëhet fjalë për zgjedhjet? Këtë e them publikisht sepse i kam thënë dhe privatisht!”

Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e sukseshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të sukseshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbeështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar. Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të sukseshme.

Nëse kryeministri thotë se po e them këtë publikisht sepse ja kam thënë edhe privatisht, cila është përgjigja juaj? është kjo përgjigje që sapo dhatë apo diçka tjetër?

Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë…
është një zakon që këto biseda private bëhen publike në Shqipëri.
Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private. Nëse sjellim në vëmendje çfarë keni thënë për ndryshimet pas “marrëveshjes së 5 qershorit”, ndryshe nga disa diiplomatë të tjerë perëndimore në Tiranë ju keni qenë më i drejtpërdrejtë dhe saktësisht keni thënë: “Shprehim keqardhjen që ndryshimet e sotme të kodit zgjedhor janë bërë pa marrëveshje në Këshillin Politik dhe pa ezauruar përpjekjet për të arritur konsensus” kjo nuk është shumë diplomatike apo jo?

Mendoj që është diplomatike. Mendoj që diplomacia është që miqtë t’u thonë miqve të vërtetën dhe siç e thashë ne kemi qenë shumë mbështetës për procesin elektoral në Shqipëri dhe e kemi mbështetur prej vitesh. Marrëveshja e 5 qershorit është një shembull i mirë që provon këtë. Ne punuam ngushtësisht me kolegët amerikanë dhe të BE-së. Ne ndihmuan në gjetjen e një rruge për të sjellë në proces opozitën jashtëparlamentare dhe mendoj se kjo ishte e rëndësishme. Reforma elektrorale, për mendimin tim ishte diçka që duhej bërë me pjesëmarrjen e të gjithë “lojtarëve”. Mendoj se kjo ishte e rëndësishme dhe ne bashkë me SHBA dhe BE shpenzuam shumë kohë për të mbërritur te marrëveshja e 5 qershorit dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara që plotësoi shumë kërkesa, do të thoja kërkesat kryesore të ODHIR-it dhe kjo ishte ajo që çfarë synonim. Sigurisht nuk ishte reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë, por sigurisht ishte një reformë që përmbushi kërkesat e ODHIR-it. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fakti se pas kësaj u vijua me reformë të mëtejshme pa këtë konsensus, mendoj se kjo nuk u bë në frymën e bashkëpunimit që kishim deri në këtë kohë. Por kjo tashmë është histori. Ne jemi këtu ku jemi. Të gjithë partitë do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ne të gjithë duhet të fokusohemi dhe të jemi të sigurtë se 25 prilli do të jetë sa më i sukseshëm që të jetë e mundur dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi.

Para marrëveshjes së 5 qershorit, ne patëm funksionimin e Këshillit Politik, një mekanizëm i ngritur për të patur një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për të plotësuar kërkesat e ODHIR-it. A ishte ky mekanizëm (Këshilli Politik) një ide e juaja?

Nuk ishte ideja ime. Ishte diçka që ne dhe të tjerët u përpoqëm të krijonim një hapësirë….

E kujt ishte kjo ide?
Të jem i ndershëm nuk e di se e kujt ishte kjo ide. Nuk e mbaj mend…
Idetë nuk kanë copyright (të drejtë autori)

Duhet të kenë të drejtë autori. E rëndësishme është që një mekanizëm u krijua, i cili funksionoi, përfshiu opozitën dhe eci mirë. Kush saktësisht e krijoi nuk ka shumë rëndësi.
Këtë ne do ta mësojmë pas disa vitesh kur dikush si ju të shkruajë një libër për ngjarjet që ka përjetuar në Shqipëri.

Ndoshta do të duhen shumë vite.
Duke folur për zgjedhjet, ju përmendët rëndësinë e tyre dhe historia ka treguar se kur zgjedhjet shkojnë mirë, shumë gjëra shkojnë mirë dhe kur zgjedhjet shkojnë keq vendi vuan nga destabiliteti politik, stabiliteti institucional dhe kjo reflektohet edhe në ekonomi. çfarë rreziqesh shihni tani që po flasim për zgjedhjet që po afrohen?
Rreziqet në Shqipëri janë të paparashikueshme, gjithmonë ekziston rreziku, ka gjithmonë njerëz që do të përpiqen të jenë të avantazhuar, ka njerëz që do të përpiqen të futen në politikë për arsye të gabuara, është rreziku i korrupsionit dhe i krimit të organizuar që mund të përfshihen në një mënyrë a tjetër, nuk mendoj se ka ndonjë që mendon se ata që janë të lidhur me krimin e organizuar apo korrupsion duhet të përfshihen në zgjedhje apo në politikë. Ka një rrezik këtu. Ka edhe rreziqe të tjera. çështja është si t’i “largosh” këto rreziqe? Ajo që ne po bëjmë është se po punojmë ngushtësisht me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kemi vite që punojmë me KQZ-në në çështje të tilla si financimi i partive me qëllim që të sigurohemi që ka rregulla dhe udhëzime të qarta që partitë i respektojnë, psh sa mund të shpenzojë partia në fushatë,- kjo është një pjesë e punës tonë, gjithashtu kemi punuar me KQZ-në në çështje të tjera, për shembul; ne kemi ndihmuar me çështje të logjistikës dhe gjithashtu e rëndësishme për këto zgjedhje është dhe monitorimi. Mbretëria e Bashkuar ka vënë theksin te çështja e monitorimit. Ne do të jemi të përfshirë në mekanizmat e ODHIR-it për monitorimin ndërkombëtar. Këtu do të jemi plotësisht të përfshirë dhe po sigurojmë që vëzhguesit vendorë të jenë të mbështetur dhe të jenë në gjendje të monitorojnë zgjedhjet në mënyrën më të mirë.

Një nga çështjet e nxehta këtu është dekriminilazimi. Njerëz me të shkuar problematike që përpiqen të futen në Kuvend. Së fundmi ka patur shumë debate rreth kësaj çështje. Ajo që dëgjojmë nga prokurorët është se pavarësisht se ligji është nga më të ashprit në kontinent kjo nuk ka penguar këtë kategori njerëzish për të guxuar për të qenë në listat e partive. Cila është përgjegjësia e kryetarëve të partive politike, sepse nuk po flasim këtu për kandidatë të pavarur që duan të bëhen deputetë, por për kryetarët që janë përgjegjës për cilësinë e listës që paraqesin para votuesve shqiptarë.

Mendoj se në pyetje është dhe përgjigja. Kryetarët e partive janë përgjegjës për cilësinë e listës që u paraqesin votuesve. është e rëndësishme që gjithë liderët e partive të sigurojnë që në listat e tyre nuk ka njerëz që janë përfshirë në të shkuarën me krimin e organizuar apo korrupsionin. Kjo është një përgjegjësi…

Por përgjigja që ne dëgjojmë është se ne nuk jemi hetues, hapësirat tona partiake nuk janë dhoma torturash…

Mendoj se kjo është e drejtë, por gjithashtu ky është një vend i vogël dhe ju e dini mirë këtë, dhe mendoj se njerëzit i njohin shumë mirë ata që do të jenë në lista dhe përgjegjësia është te liderët e partive, por përgjegjësia është gjithashtu edhe tek votuesit. Votuesit gjithashtu e dinë se për kë po votojnë, e dinë se kush është në listë. është në dorën e tyre për t’i larguar ata që kanë qenë përfshirë në të shkuarën me krimin e organizuar apo në korrupsion. Zgjedhjet janë çështje zgjedhjesh, zgjedhjet janë një mundësi për të zgjedhur njerëzit që ju dëshironi t’iu përfaqësojnë në Parlament.

Duke folur për zgjedhjet një nga ngjarjet shokuese ndodhi muajin e shkuar më 6 janar. Ne e pamë se çfarë ndodhi në SHBA rreth kontestimit të zgjedhjeve presidenciale. Por sidoqoftë, çdo mosmarrëveshje atje përfundoi në gjykatë. Dhe fjalën e fundit e tha gjykata. Në rast se do të kemi mosmarrëveshje në zgjedhje këtu dhe duke patur parasysh se gjykatat janë ato që ne i njohim si mendoni se do të zgjidhen mosmarrëveshjet në kontekstin shqiptar?

Së pari, duhet të kemi parasysh se do të kemi vëzhgues nga ODHIR dhe ODHIR do të ketë raportin e tij dhe ky raport do të shihet nga ndërkombëtarët si pjesa kryesore e evidencës se si shkuan zgjedhjet. Së dyti është e shkruar në çdo vend se mosmarrëveshjet rreth zgjedhjeve apo çdo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykatë dhe jo në rrugë dhe kjo është një e vërtetë si për Shqipërinë si për Amerikën, si për Mbretërinë e Bashkuar apo kudo gjetkë.

Le të flasim për rolin e medias në zgjedhje. Ne e kemi parë gjatë zgjedhjevë të fundit që partitë politike dhe liderët e tyre po bëhen vetë media. Ata raportojnë për veten dhe shmangin madje disa herë nuk lejonë gazetarët të jenë të pranishëm në aktivitetet e tyre….

Liria e medias është e rëndësishme gjithë kohën, veçanërisht gjatë zgjedhjeve dhe është e rëndësishme që media duhet mbështetur. Ambasada jonë prej vitesh tashmë po punon me gazetarët. Dua të nënvizojë dy gjëra. Së pari, po përpiqemi të përmirësojmë mjedisin në të cilën ata punojnë dhe së dyti ka të bëjë me ngritjen e standarteve të vetë medias. Mendoj se në Shqipëri nevojiten të dyja- një mjedis më i mirë në të cilën operon media, por gjithashtu nevojiten standarte më të larta në këtë profesion.

Kam vënë re se personalisht keni qenë më i fokusuar, më në kontakt me gazetarë të rinj, gazetarët në rrethe dhe aktivistë të internetit. Nga bisedat që keni patur me të rinjtë, ku e shihni rrezikun kryesor për pavarësinë e medias në Shqipëri?

-Kam folur me të gjithë gazetarët, jo vetëm me gazetarët e rinj, me pothuaj të gjithë,  për të krijuar një tablo më të qartë dhe për të kuptuar çfarë do të thotë të jesh gazetar në Shqipëri. Ka një fokusim tek të rinjtë, sepse këta do të jenë ata që do të jenë përgjegjës për gazetarinë e së ardhmes dhe është e rëndësishme të shohim standartet që do të kenë. Gazetarët janë nën presion dhe ky presion vjen nga burime të ndryshme dhe besoj se të gjithë e dimë këtë dhe është vetë detyra e  gazetarëve që duhet të punojnë më shumë për të parandaluar mënyrën se si portretizohet lajmi sot, duhet të jenë të sigurtë që lajmi është i saktë dhe i pavarur dhe kjo është ajo që meritojnë njerëzit apo jo? Njerëzit meritojnë të kenë lajme që janë të sakta dhe jo të ndikuara nga një anë apo tjetra si rezultat i presioneve.

Gjatë disa dekadave, duke nisur nga viti 90, në rajon, por edhe në Shqipëri është folur shumë për modelin BBC. është ky një model që nuk duhet ndjekur se koha ka dëshmuar se është shumë e vështirë për të patur këtu “BBC”?

Eshtë e vështirë. Ne jemi me fat në Britaninë e Madhe që kemi kohë që e kemi BBC-në dhe ata kanë patur kohën e nevojshme për të mbërritur këtu ku janë sot. Ne sot jemi me fat që BBC me të drejtë, ka reputacionin me të vërtetë të pavarur dhe kjo është një gjë për të cilën ne jemi shumë krenarë. Ndonjëherë është e vështirë për të “transportuar” diçka që ndodh në një vend dhe për ta vendosur diku tjetër sepse mjedisi ku operohet është i ndryshëm. Por principi që mund të keni një transmetues publik që të jetë me të vërtetë i pavarur është një gjë e mirë. Nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë në çdo vend, por kjo ka të bëje me vullentin politik dhe me vullnetin e gjithë palëve që një gjë e tillë të ndodhë, por ndonjëherë kjo është e vështirë. Mendoj se BBC mbetet një model shumë i mirë, por qartësisht nuk është e lehtë që thjesht ta marrësh dhe ta vendosësh diku tjetër.

Në këto ditë që po jetojmë kohën e dezinformimit, propagandës, fake neës, është e rëndësishme të kesh zëra të pavarur dhe raportim të bazuar mbi fakte. Sa të vështirë e shihni tranzicionin nga modeli i PR -t, që gazetaria shqiptare aplikon sot në më të shumtën e kohës, te roli mbikqyrës që duhet të ketë?

Realiteti është se mënyra se si popullata në përgjithësi është duke marrë informacionin po vjen duke ndryshuar. Ende ka rëndësi që programe si ky ofrojnë informacion. Interneti është më i rëndësishëm sot se çka qenë dikur dhe mendoj se ndonjëherë për transmetuesit publik, madje edhe për transmetuesit ndërkombëtar ka ardhur koha për të kuptuar se ndryshimi ka ndodhur. Nëse sheh BBC tani, BBC ka një prani gjithnjë e më të madhe në median sociale dhe ende konsiderohet se është një burim shumë i mirë për të marrë lajme të sakta dhe të pavarura dhe mendoj se kjo është një sfidë e vërtetë, është sfidë për median që të jetë në gjendje t’u përgjigjet vetë siteve që shpërndajnë fake neëss. Mendoj se gjithashtu është e nevojshme të mbështet shoqëria civile dhe media që të jenë në gjendje të kontrollojnë vërtetësinë e lajmeve dhe të bëjnë publike rastet kur raportohen lajme të rreme. Ne kemi mbështetur shoqërinë civle që ata të jenë në gjendje të verifikojnë faktet dhe kjo po ndodh edhe në vende të tjera ku ju mund gjeni adresa ku të shihni lajmet fallco dhe të kuptoni se si është e vërteta. Mendoj se këto gjëra janë të rëndësishme.

Zoti ambasador, nëse dikush ju pyet: cilat janë interesat britanike në Shqipëri. Cila është përgjigja juaj?

Do të thoja që janë shumë.Kemi shumë interesa në Shqipëri dhe aktualisht interesat tonë në Shqipëri janë rritur që prej kohës që kam nisur detyrën këtu dhe ka shumë arsye për këtë: pjesërisht kjo është si përgjigje ndaj sfidave që krimi organizuar ka sjellë për UK dhe Shqipërinë, kemi sfida të përbashkëta dhe po punojmë sëbashku, pjesërisht kjo ka ndodhur për shkak të BREXIT dhe jemi në momentin që pas BREXIT ne po i kushtojmë vëmendjen e duhur fqinjëve tanë dhe Europës, por Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një zonë me rëndësi për ne dhe kjo sigurisht përfshin edhe Shqipërinë. Gjatë këtyre pesë viteve, më saktë 4 vite e gjysëm që unë jam këtu, ambasada është trefishuar. Ne jemi më shumë tani se ç’ishim pak vite më parë. Kemi më shumë programe. Jemi më aktivë, i përmenda më parë disa gjëra që ne po bëjmë për të mbështetur reformën elektorale, po punojmë me median, kemi programe ndihme në shumë fusha të ndryshme dhe kjo është e rëndësishme. Prania britanike në Shqipëri po rritet dhe shembull i kësaj është ngjarja e pak ditëve më parë me nënshkrimin që bëmë me ministren e Jashtme Xhaçka, për marrëveshtjen e Tregëtisë dhe Bashkëpunimit që do të shënjojë një stad të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Po, por deri më tani në fushën e bashkëpunimit ekonomik UK mbetet një partner shumë shumë…modest!

Ka disa kompani shumë të mëdha britanike këtu. Ne kemi Vodafone, që ka një pjesë të mirë të tregut të telefonisë mobile këtu, kemi Shell-in që po bën kërkime për naftë, kështu që ka disa shembuj të mëdhenj të investimeve britanike në Shqipëri. Gjithashtu edhe projekti i TAP-it është folur shumë për këtë dhe 20% e saj zotërohet nga BP (British Petrolium) ka shumë investime, ndoshta nuk janë gjithmonë kaq të dukshme, por ka një përfshirje të gjerë në ekonomi në Shqipëri dhe sigurisht që ka më shumë mundësi si për investime ashtu edhe për tregti. Dhe ne mezi presim t’i rrisim ato në vitet në vijim.

Katër vite e gjysëm më parë, në shtator të vitit 2016, ju keni thënë, po ju citoj: “Ndoshta sfida më e madhe mbi të cilën të dy vendet tona duhet të punojnë së bashku është lufta kundër krimit të organizuar. Për fat të keq Mbretëria e Bashkuar është e prekur nga grupet shqiptare të krimit të organizuar në një varg fushash duke përfshirë tregtinë e drogës, migracionin e paligjshëm, trafikimin njerëzor dhe kontrabandën e duhanit…. Ky do të jetë fokusi i diskutimeve të mia të hershme me qeverinë këtu dhe fokusi i pjesës më të madhe të punës time gjatë tre-katër viteve të ardhshme”. çfarë do të thonit ju sot…?

Çuditërisht, kam qenë jashtëzakonisht shumë i saktë, dhe ka qenë përpikmërisht kështu…

Progresi? Rezultatet?

Ky ka qenë fokusi ynë. Kemi shpenzuar shumë kohë duke punuar me qeverinë këtu në luftën ndaj krimit të organizuar, kemi patur shumë programe të përbashkëta përfshirë gjëra si “hetimi shkencor”  është një program i madh që po vijon, kemi mbështetur shumë Ministrinë e Drejtësisë për çështje si “reforma në burgje”, kemi patur edhe programe të tjera dhe kemi patur sukses të vërtetë. Ende ka sfida të tjera; beteja me krimin organizuar nuk është aq e lehtë, por kemi bërë progres, kemi punuar së bashku për këto çështje. Kjo do të mbetet sfidë edhe për kohën që më ka mbetur këtu dhe gjithashtu edhe për pasuesin tim në detyrë, por nëse hedhim së bashku një vështrim pas gjatë këtyre katër viteve e gjysëm, që nga koha e citimit që përmendët në shtator të 2016-tës, e ndej se kemi bërë progres të vërtetë.

Pyetja e fundit: Pasuesi juaj do të vijë në shtator dhe në këtë kohë do të keni plot 5 vjet në Shqipëri, por interesi juaj për vendin daton që nga viti 1993, çfarë do të thoni për Shqipërinë kur në shtator të jeni në një detyrë tjetër?

Mund të them ndershmërisht që ky ka qenë posti më i mirë që kam patur. Këtu kam shërbyer për herë të parë si ambasador dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Më ka pëlqyer shumë që të jem këtu. E ndjej veten me fat që kam patur mundësinë për të punuar me kaq shumë njerëz të mirë e të talentuar, si në ambasadë, por edhe jashtë saj. Kam punuar me politikanë si me ata në qeveri ashtu edhe ata në opozitë dhe jam ndjerë shumë mirë që kam punuar me median, shoqërinë civile dhe me këdo që kam takuar këtu. Dhe të kesh mundësi t’i bësh gjithë këto gjëra në këtë vend kaq të bukur- çfarë mbetet për të mos pëlqyer. Ka qenë fantastike! Mendoj se kemi bërë  progres të vërtetë, kemi bërë shumë gjëra, marrëdhëniet janë më të ngushta, jemi përballur së bashku në disa sfida si ajo e krimit të organizuar, kemi bërë progres në ndihmën për Shqipërinë që të ecë përpara. Do të largohem prej këtu në muajin gusht dhe do të jem i trishtuar sepse më ka pëlqyer kaq shumë këtu, por gjithashtu do të ndihem i lumtur se kemi arritur shumë në një kohë relativisht të shkurtër.

Marrë nga: RTSH

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman duncan norman

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion